Efekti që Coca-Cola shkakton në organizëm

Aver

.
V.I.P
Coca-cola21.jpg


Pijet me sheqer konsiderohen si kontrobuesit më të mëdhenj të obezitetit, diabetit të tipit 2 dhe prishjes së dhëmbëve.
Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë i shkakton trurit tuaj konsumimi i këtyre pijeve?

Një studiues e ka krijuar një infofotografi që shpjegon se çfarë saktësisht i ndodhë trupit pas një ore pasi të keni pirë coca-cola.

Në 10 minutat e para, 10 lugë sheqer e godasin sistemin tuaj. Ju nuk villni menjëherë pas kësaj sasie të madhe të ëmbëltuesve për shkak se acidi fosforik i trupit e balancon sheqerin dhe ju ndihmon ta mbani të ulët.

Pas 20 minutash, mëlçia juaj e shndërron sheqerin në yndyrë që t’i bëjë vend në trup.

Pas 40 minutash, pasi që kafeina që përmban coca-cola të absorbohet tërësisht, të zgjerohen bebëzat e syrit, ju rritet presioni i gjakut dhe si reaksion, mëlçia juaj përçon edhe më shumë sheqet në gjak.

Pas 45 minutash trupi e rrit prodhimin e dopaminës, duke dhënë kënaqësi për qendrën e trurit tuaj. Kjo është mënyra tipike se si vepron heroina/gazetablic.com
 
Back
Top