Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

Njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo.

Por jo vetëm kaq, vet shkenca mjekësore ka arritur në disa përfundime sipas të cilave mendja ndikon në shërimin e trupit.

Këtë fakt e shpjegon më së miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja "dua të pëlqej" dhe është një tabletë ose preparat mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese.

Placebo është thjesht një efekt dhe për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.

Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt. Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos:

Placebo të vërtetë ose të pastër: kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra.

Placebo false ose pseudoplacebo: ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh antibiotikët kundër një infeksioni me virus.

Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo-efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin.

Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi.

Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike. Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis.

Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë (Placebo psikoaktive), aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.

Placebo psikoaktive nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij. Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve.

Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe "studime të verbëta dyfishe" pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon.

Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor. Efekti i placebos është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike.

Blerina Toslluku
 
Titulli: Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

mandja e njeriut nuk ka vetem keto aftesi...kam lexuar diku qe me ane te mendjes arrime te zvilupojme dhe mase muskolare pa pasur nevoje te shkojme ne palester...mendja organi kryesor i jone fele tij nisin te gjitha reaksionet...
 
kjo me masen muskulare, eshte disi e pabesueshme...mund te jet e vertet, se di skam digjuar/lexuar per te

por tema ime reth efektit placebo, ka te bej me njerez te cilet "semuren" vetem flm trurit, dmthn i shkaktojne semundjen....e si nuk eshte semundje normale, "kurohet" me ilace placebo aq kohe sa i semuri se di ca mer, dhe ka pershtypjen qe mer ilace reale...
jan bere shume studime reth efektit placebo dhe me te vertet funksionon!
shikojeni këtë dokumentar flet pikërisht për këtë.

The Secret - أطأـ-²¥؟حتسئµ
ky me del me germa kince mua...
 
Titulli: Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

kam pare edhe une nje eksperiment i cili eshte bere per te vertetuar fuqine e mendjes...jane marre dy grupe personazh, te cileve iu eshte shkaktuar dhimje (dhimbje te vogla kuptohet)...gupit te pare i eshte dhene nje hap i cili kinse zbut dhimbjet dhe grupit tjeter i njejti hap por i cili kinse i zmadhon dhimbjet ... hapi ishte vetem njer perzierie e miellit dhe te sheqerit :p

por rrezultati ishte i mahnitshem...grupi i pare kishte me pak dhimbje kurse i dyte me shum dhimbje ... kjo vetem se i eshte thene atyre personave qe ky hap ndikon per ta zmadhuar apo per ta zvogeluar dhimbjen ...por ky hap nuk ka pasur kurfar ndikimi tek ta :D
 
Titulli: Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

Interesante!
 
Titulli: Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

ky me del me germa kince mua...

Po por zëri është në gjuhën angleze se harrova ta cek.

Në videon më lartë ceket edhe ky eksperiment!
 
Titulli: Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

Truri i njeriut ka aftesi si te na semure ( halucinacione, fiksime ), po ashtu edhe si te na sheroje.

Mendoj qe nese ne do arrinim ta njihnim dhe ta perdornim cdo skute te trurit tone, do kishim mundesi te benim shume "mrekulli" me te.

Ndodh qe edhe pikerisht ne castet kur truri vuan, na paraqet kryevepra.
 
Titulli: Efekti PLACEBO - Mendja e njeriut ka aftësi shëruese

Po por zëri është në gjuhën angleze se harrova ta cek.

Në videon më lartë ceket edhe ky eksperiment!

ndoshta po mu nuk osht ka me bon :D
 
Disa video për placebo efektin:

[youtube]bHBwHVbUwig[/youtube]

[youtube]Ve3xtIKiyRs[/youtube]

[youtube]udJ31KKXBKk[/youtube]
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top