Efektet terapeutike të tingujve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tingujt e muzikës mund të bëjnë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden​
Ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç‘mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye është mbajtur edhe një konferencë me temën, "Muzika, shkenca dhe mendimi".

Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se "muzika na bën më inteligjentë". Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse-intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që nga aparenca duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë komplet të kundërt.

Lidhja racionale mendim-muzikë nuk ekziston vetëm te fëmijët. ثshtë provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Veç të tjerash, nëse eksplorojmë në natyrë dhe etnologji raportin muzikë-mendim, do të zbulojmë lidhje të vjetra dhe shumë të thella. Në botën e kafshëve muzika mund të ketë funksion preciz komunikimi: të bërtitura alarmi, ndjenjë rreziku, gëzim fitoreje ose tërheqje seksuale. Në popullsinë e lashtë, këngët shpesh herë shoqëroheshin me vallëzimeve, ishin "vegla" pothuajse hipnotizuese kolektive, që krijonin një sugjerim të tillë, të nxitur nga dhuna e gjuetisë ose e përleshjeve. Por nuk është shumë e nevojshme të kthehemi pas në kohë dhe qytetërim për të gjetur se si marshimet ushtarake i ndihmonin ushtarët të luftonin me më shumë kurajë.

Duke parë me kujdes historinë, nuk ka dyshim se lidhja më e fortë mes muzikës dhe mendimit vjen nga feja, ku shtysa mistike i ka dhënë një impuls të mrekullueshëm kompozimit muzikor. Në fakt, për njeriun besimtar (edhe pse jo për të gjitha besimet), muzika lehtëson raportin me Zotin dhe është gjuha e privilegjuar e lutjes kolektive. Për shembull, muzika e Johan Sebastian Bahut është pazgjidhshmërisht e lidhur me tensionin e shpirtit njerëzor drejt transcendencës. Kalimi i muzikës nga shpirti te mendja është i shkurtër dhe na përfshin në një raport që ka lindur shumë më vonë mes muzikës e psikiatrisë dhe muzikës e mjekësisë.

Sot, muziko-terapia është në vetvete një kapitull tjetër në shkencën biomjekësore dhe karakterizohet për linjat e kërkimit, publikimit, pritjet dhe rezultatet. Nuk e shoh muziko-terapinë si një opsion alternativ për mjekësinë e ashtuquajtur "tradicionale". Megjithatë, ajo mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Për shembull, duket disi dyshuese që muzika mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre.

Muzika i ofron të sëmurit një mundësi ndryshe për të ndjerë veten dhe për të transmetuar ndjenjat e tij, duke përdorur një gjuhë ndryshe nga ajo e folur prej botës së të shëndetshmëve. Për këtë arsye, muziko-terapia i gjen aplikimet e para të saj te sëmundjet psikologjike, si sëmundjet mendore dhe depresioni. Edhe revista "Medical Journal" ka publikuar një artikull për muziko-terapinë, si një opsion për zvogëlimin e përdorimit (dhe mbi të gjitha të abuzimit) të qetësuesve, veçanërisht te të rinjtë. Pra, muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi.

Duke arritur në këtë pikë, gjithçka na bën të mendojmë se jemi pranë asaj që mund të përcaktohet si "neurobiologjia e muzikës", pohon një psikoterapeutë. Ajo citon emrin e profesorit që në vitet ‘20 shkroi: "Gjithçka në natyrën e muzikës, që muzikanti i transmeton spektatorit, mund të matet, regjistrohet, përsëritet dhe riregjistrohet për qëllime eksperimentimi. Megjithatë, ekzistojnë afrime shumë shpresëdhënëse për studimin shkencor të pasqyrimit muzikor". Ai e kishte fjalën për gramafonat, të cilët regjistrojnë frekuenca dhe nota të muzikës, për t‘i vënë më pas në marrëdhënie me aktivitetin e neuroneve.

Falë revolucionit teknologjik të këtyre 50 viteve të fundit, sot studimi i muzikës i ka më të sofistikuara metodat e tij: analiza e sinjaleve bioelektrike, neuropsikologjia, psiko-akustika.

Sot kemi instrumente shumë të fuqishme për të eksploruar një fushë të caktuar. Kërkimet shkencore kërkojnë të studiojnë mekanizmat neuroshkencorë që krijojnë në mendjen e njeriut reagime të ndryshme në raport me stimuj të ndryshëm muzikorë.
 
Evoluimi i shkencës

Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën




ثshtë provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë


Muzika mund të bëjë mrekulli te një person i sëmurë, duke hyrë aty ku ilaçet apo teknologjia nuk munden. Duket disi dyshuese që mund të ketë një efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike që shoqëron pa diskutim atë fizike, gjithashtu edhe mbi sensin e vetmisë dhe paaftësinë për të komunikuar, që shpesh herë zë personat e sëmurë rëndë, duke e bërë edhe më të vështirë situatën që vjen nga sëmundja e tyre


Muzika po tregon se ka një rol shumë të rëndësishëm ndaj terapive të ndryshme. Disa studime kanë vërtetuar se dëgjimi i një pjese muzikore përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale mund të ndihmojë në qetësimin e plotë të një personi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top