Efektet kuruese te HUDHRES

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hudhër për pleqtë

Një studimi shkencëtarëve turq me 13 shtatëdhjetëvjeçarë ka treguar dobinë e konsumimit të rregullt të hudhrës.Pjesëmarrësit vullnetarë në studim për një periudhë njëmujore kanë konsumuar disa gramë hudhër.

Rezultatet kanë treguar rënien e nivelit të LDL-kolestreolit (kolesteroli i keq), dhe rritjen e aktivitetit antioksidues të enzimave të nevojshme.telegrafi
 
Last edited by a moderator:
Kam lexuar diku qe kishin modifikuar hudhren qe te mos kishte ere..Se di sa e vertete eshte dhe ne do kete te njejtat efekte..:S
 
se dija kete...:)

gjithsesi arroma e udhres ne gjell eshte okey

e kisha lexuar qe udhra eshte e mir kundra kolestrolit dhe ftohmes
 
se dija kete...:)

gjithsesi arroma e udhres ne gjell eshte okey

e kisha lexuar qe udhra eshte e mir kundra kolestrolit dhe ftohmes

Ne gjelle po,po efekt me te madh ka kur e ha kshu..
Gjths ka dhe shume efekte te tjera, nese e gjej se ku e kam lene, do i shkruaj efektet e saj. :)
 
po cdo zarzavat eshte me i mir i pagatuar

Hudhra

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Shko te: navigacion, kërko
Shiko fotografinë 1793302
Bima hudhër.


Shiko fotografinë 1793303




Allium sativum L. e njohur si hudhra është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore

Përbërësit
Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur në kripëra të kalciumit, jodit e squfurit
 
Vlerat

Gjithashtu përdorimi i hudhrës ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra në USA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë hollandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet patur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë.

Këshilla mjekësore

Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelbinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelbinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët, që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qehtëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë lufimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.

Sëmundjet

Mjekësia moderne ka njohur aftësinë, që me anë të hudhrës dhe kurave, që e kanë në përbërje, të shërojnë sëmundje të ndryshme, siç janë artero-skleroza, tensioni i lartë i gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut, problemet e zemrës

Limoni dhe hudhra kurojnë kallot e këmbëve

I zbusni këmbët në një legen me ujë të ngrohtë, aq sa të durojë këmba. Pastaj i fshini dhe e pastroni dhe vendin ku ka kallo vendosni 1 fetë

Përdorimi

Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe kur ajo përdoret e thatë. Nëse përdoret në gatim këshillohet që mos të skuqet shumë, pasi i humbet vlerat e saj. Gjatë skuqjes humbet me shijen e vajit.

Paketë këshillash


  • Të sëmurët, që vuajnë nga tensioni i ulët, nuk duhet të hanë hudhër.
  • Këshillohet përdorimi i 3 deri në 10 thelbinj hudhre në ditë kundër sëmundjeve.
  • Gjatë pirjes së lëngut të hudhrës ose ngrënies së saj, lani mirë gojën.
  • Këshillohet ngrënia e hudhrës për të fituar imunitetin e organizmit.
  • Gjatë gatimit hudhra të jetë e butë për të mos humbur vitaminat, që ajo përmban.
  • Hudhra shërben edhe për të ulur tensionin, për personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
  • Kjo bimë përdoret bashkë me erëzat e tjera për gatim, pasi shumë njerëz e pëlqejnë shijen e saj.
  • Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur mikroorganizmat, që kalbin lëndën organike.
 
beh un ma par vdes se afroj persones time ksi far hudher ose qep, larg meje qofshin 4ever, veq eren me ja ni nga larg shkoj n'coma, m'vdek truni kejt lol..
 
beh un ma par vdes se afroj persones time ksi far hudher ose qep, larg meje qofshin 4ever, veq eren me ja ni nga larg shkoj n'coma, m'vdek truni kejt lol..

:gallate: :gallate: Po sikur ti beje mire trurit me?
 
nqs prodhojn hudhra ose qep pa er ateher nuk kom problem, osht era qe m'bon me mra t'fikt + nqs shumon ata dy neurona qe mkan mbet beh kuku sa mir:D..

:p Rruges jane duke i bere,ska ngel gje pa u modifikuar me..:puc
 
Nuk do behej gjella aq e shijshme dhe nuk do kish arome te mire :)

:) Dakort jam ,dhe e perdor, po me mire do kish qene qe era e saj e "mire" te mos zgjaste aq gjate (24 ore zgjat).
 
:) Dakort jam ,dhe e perdor, po me mire do kish qene qe era e saj e "mire" te mos zgjaste aq gjate (24 ore zgjat).

:haha: kur punoja ke nje fast food vinin njerez qe nuk donin salcen me shije hudhre(qe ne fakt ishte me e shijshmja ) he mo merre me shije hudhre se ju jap cimcakiza me vehte:Pose doni arome goje ????
hahaha ca gallate kam bere .....
 
loooooooollll udhren e urren ne max....une urrej qepen qe se fus ne goje e jo me hudhren bahhhhhhhhhhhh
 
Hudhra, një "mikeshë" e mirë për shëndetin, që na mbron nga shpirtrat e këcij

Shekspiri tek "ثndrrat e një nate vere" u kërkon aktorëve që nga skena u duhet të thoshin fjalë të ëmbla për publikun, të mos t‘i përdorin fare, ndërsa ende sot, njerëzit i atribuojnë asaj veti magjike për t‘i mbrojtur nga shpirtrat e këcij. Në Egjiptin e vjetër, hudhra konsiderohej si bimë e shenjtë, ndaj skllevërve që ndërtonin piramidat u jepej një thelpinj në ditë për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë rezistentë ndaj sforcimeve.

E njohur prej kohësh për vetitë e saj "magjike", një kërkim i kohëve të fundit përforcon edhe më shumë idenë se përse hudhra është aq shumë e shëndetshme dhe e domosdoshme për organizmin. Kërkimi i publikuar në "Proceedings of the National Academy of Science", nga një grup shkencëtarësh britanikë ka treguar se të konsumosh disa thelpinj hudhre në ditë mbron zemrën dhe parandalon një sërë tumoresh që lidhen me sasinë e sulfurit të hidrogjenit që lëshohet në rruazat e gjakut.

Mbrojtësja më e mirë e zemrës

Ja përse një dietë ushqimore e pasur me hudhra na mbron nga lloje të ndryshme të kancerit, përfshi edhe atë të gjirit, prostatës apo edhe zorrës së trashë. Kërkuesit e Universitetit të Alabamës në Birmingam kanë nxjerrë ekstrakte nga hudhrat e blera në supermarket, duke e shtuar në rruazat e kuqe të gjakut. Pas këtij veprimi, qelizat nisën menjëherë të emetojnë sulfur hidrogjeni. Por jo vetëm kaq. Sulfuri i hidrogjenit dukej se kishte efekt mbrojtës për zemrën. Edhe pse nuk është vërtetuar asnjëherë se hudhra ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, kërkuesit e "Albert Einstein College of Medicine" në fillim të vitit kanë treguar se të injektoje te minjtë e laboratorit doza të larta sulfur hidrogjeni luante një rol të madh në mbrojtjen e dëmeve të shkaktuara te muskuli kardiak si pasojë e infarktit. Po ashtu është vërtetuar plotësisht se ndikon në uljen dhe mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Dy thelpinj në ditë na mbajnë larg mjekut

"Efektet pozitive të hudhrës te shëndeti janë të njohura prej shekujsh. Grekët e vjetër u jepnin hudhër atletëve para se të merrnin pjesë në olimpiadë", kujton David W. Kraus, profesor i asociuar në shkencat biologjike në Universitetin e Alabamës. Nga studimet u arrit në përfundimin se të hash dy thelpinj në ditë, e mban mjekun larg. Por në vende si Italia, Koreja dhe Kina ku kuzhina e tyre e ka si përbërës kryesor, konsumi për person shkon nga 8 deri në 12 thelpinj në ditë.

Viagra natyrore

Në Britaninë e Madhe, shitjet e hudhrave janë rritur ndjeshëm me rreth 30 për qind pas shfaqjes së dokumentarit "The truth about food", ku specialistët e ushqimit shpjegonin se kishin gjetur te hudhra veti afrodiziake, një lloj me ato të viagrës.

Dokumentari që shfaqet çdo javë në BBC tregon mbi të vërtetat e fshehura të ushqimeve dhe dobinë e tyre për shëndetin. Në dokumentarin ku u fol për hudhrën, u tha se hudhra e zakonshme ka veti afrodiziake aq sa mund të zëvendësojë edhe viagrën e famshme. Në supermarketet britanike u arrit të sigurohej prova se meshkujt (ndoshta edhe zonjat) përtej oqeanit, kur bëhet fjalë për të zgjedhur mes erës së rëndë dhe kënaqësisë seksuale nuk kanë asnjë dyshim: mundësia e dytë fiton pa asnjë diskutim. Por a është e vërtetë kjo që thuhet? Ndoshta po.

Tregu

Që pas dokumentarit, shitjet e këtij produkti janë rritur me 32 për qind. Megjithatë, studimet sugjerojnë edhe qepët, specat midhjet, çokollatat dhe luleshtrydhet si afrodiziakë natyrorë.

Sipas budistëve

Shumë mjekë debatojnë se hudhrat rrisin aciditetin e stomakut, dhe madje mund të shkaktojnë ose të keqësojnë ulcerën. Përderisa mbi aciditeti është një prej shkaqeve kryesore të sëmundjes, ngrënia e qepëve ose e hudhrave mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin. Gjithashtu, këto lloj ushqimesh krijojnë shumë nxehtësi në trup dhe turbullojnë mendjen. Ashtu sikurse era që vjen nga qepët dhe hudhrat ngacmon indet e buta të syrit që prodhojnë lotët, po ashtu ato ngacmojnë shumë dhe mendjen, dhe si rrjedhim njerëzit që duan paqe mendore, ose kërkojnë të arrijnë vetëdijësi më të lartë, i shmangin ato.

Afrodiziake

Sipas disa studimeve hudhra ka edhe veti afrodiziake. Në një pjesë të emisionit "The Truth about Food" të transmetuar në BBC u tha se ajo mund të quhet "alternativa natyrore e viagrës"

Bima e shenjtë

Në Egjiptin e vjetër, hudhra konsideroj si bimë e shenjtë, ndaj skllevërve që ndërtonin piramidat u jepej një thelpinj në ditë për të rritur rendimentin e punës dhe për të qenë rezistentë ndaj sforcimeve

Shprehja

Thënia e vjetër latine "Allium olere" do të thotë të mbash erë hudhër. Por në Romën e vjetër ajo shërbente për të treguar të gjithë ata që i përkisnin shtresave të ulëta të popullsisë

Besëtytnia

Njeriu prej kohësh i ka atribuuar kësaj bime virtyte namatisjeje (yshtjeje). Që në antikitet, gërshetat e bërë me hudhra vendoseshin në çdo shtëpi si mbrojtje ndaj shpirtrave të kFestivali

Në Santa Marina del Rey, në Veri të Spanjës, mijëra persona mblidhen çdo vit në muajin korrik për të marrë pjesë në Festivalin Tradicional të Hudhrës

Restoranti

Në Talin, kryeqyteti i Estonisë, restoranti "Balthasar", të paktën ashtu siç lexohet në hyrjen e tij, është "Garlic Restaurant", domethënë i specializuar në përgatitjen e pjatave me hudhër

Për një kohë të gjatë, i lidhur me kuzhinën e fshatit, u bë shumë shpejt përbërëse e denjë për gatimet e fisnikëve

Ushqimi i të varfërve, i domosdoshëm për të gjithë

Një ushqim i varfër ose më mirë një shenjë e varfërisë, prej të cilit zotërinjtë e shtresave të larta largoheshin menjëherë. Kjo gjë mendohej dikur për këtë lloj ushqimi, por duke nisur që nga mesjeta, situata nisi të ndryshojë për mirë. Në librat e kuzhinës në këtë kohë, që sigurisht i përkisnin shtresave të larta, filloi të lexohej gjithnjë e më shpesh emri i saj, si një përbërës i domosdoshëm dhe me veti magjike që i jepte jo vetëm shije ushqimit, por ndikonte edhe në ruajtjen e shëndetit të padronit. Me "origjinë" nga Azia Qendrore hudhra është një nga bimët për të cilat dihet me saktësi se është kultivuar shumë herët. Era e fortë e bën të padurueshme për shumë njerëz, ndërkohë që vetitë pozitive prej shekujsh kanë qenë në qendër të vëmendjes. Që nga antikiteti hudhra është vlerësuar ushqim i mirë, si për shijen karakteristike që u jep gatimeve, ashtu edhe si bimë mjekësore. Në kuptimin e plotë të fjalës, referencat më të vjetra i gjejmë në disa dokumente në sanskritisht, edhe pse citimi i parë i sigurt gjendet në "Codex Ebers" (1550 para Krishtit), një papirus egjiptian i gjatë 20 metra që përmbante disa qindra formula terapeutike. Aty shkruhej se hudhra mund të përdorej kundër dhimbjes së kokës, sulmeve të insekteve apo për qetësimin e dhimbjeve të ndryshme. Njohuritë dhe rezultatet e arritura

nga mjekësia egjiptiane u zhvilluan më shumë nga grekët. Hipokrati, mjeku më i madh i antikitetit që i bazoi teoritë e tij në vëzhgimin e fakteve, në shumë raste rekomandonte përdorimin e hudhrave për cilësitë e tyre. Në shekullin XV, një dorëshkrim tjetër fliste për një përmbledhje recetash që përfshijnë mjekësinë popullore me njohjet empirike për virtytet terapeutike të bimëve. Megjithatë, për të pasur njohuri të bazuara në shkencë duhej të pritej shekulli i kaluar. Në vitin 1858, Lui Paster përcaktoi me saktësi cilësitë antibiotike të hudhrës. Në fillimet e shekullit tonë, Albert Schweitzer e përdori në Afrikë si ilaçin e vetëm kundër dizenterisë. Kohë më vonë, vendosi të përdorej edhe për të luftuar epidemitë e tifos, tuberkulozin madje edhe kolerën. Studimet epidemiologjike të bëra kohët e fundit në Kinë (ku përdorimi i hudhrës nisi të paktën 3000 vjet më parë) tregojnë për një ulje të rrezikut të kancerit në stomak në banorët e provincës Shandong, konsumatorë të përditshëm të hudhrave dhe bimëve të tjera të kësaj familjeje. Me pak fjalë, kjo bimë është konsideruar si mike e njeriut, falë përbërësve të saj që nga kohët e hershme, kur njeriu i bazuar vetëm te praktika, arriti ta klasifikonte te bimët e shenjta.

Recetat

Salca

Njëqind receta për një nga salcat më të famshme me hudhra. Të zbutura më parë në ujë apo qumësht, thelpinjtë e grirë hollë gatuhen në zjarr të ngadaltë në tigan me vaj, sardele dhe pak gjalpë, deri sa të bëhet një masë kremoze

Të shtypura

Disa thelpinj hudhre, kripë kokërrmadhe, borzilok, stika pishe, djathë të grirë dhie dhe vaj ulliri. Kjo përzierje mund të shtohet kudo për t‘i dhënë më shumë shije ushqimit

Me vezë

Një përgatitje me origjinë spanjolle me thelpinj të "gjallë‘ hudhrash të shtypur dhe të përzier më pak kripë. Pasi zbuten i shtohet e verdha e vezës, vaj, pak uthull dhe limon, njëlloj si majonezës.

Përzierje magjike

Hudhrat e freskëta jeshile, të prera hollë, përzihen me vaj, majdanoz, sardele, tul buke të regjur në uthull. Mund t‘i shtohet piper, sallator, qepë të njoma dhe e verdhë vezë. ثshtë mirë që të lihet disa orë në frigorifer para se të serviret

Gazeta Shqip
 
Last edited by a moderator:
Ok patjeter :)

Perdorimi i hudhres :

- kunder paraziteve te zorreve.
- kunder sklerozes
- per uljen e tensionit te gjakut.
- kundra shtrengimeve te zemres.
- shton prodhimin e temthit.
- per aparatin e frymemarrjes.
- si antiseptik.
- ndihmon ne nxjerrejn e kelbazes (sorry per fjalen ) :p
- per mjekimin e plageve te infektuara.
- grip
- tifo
- difteri
- dizanteri
- kunder kolles se "mire"
- kolles se bardhe
- gjithashtu perdoret dhe si kundra-helm per helmimet nga nikotina.

Merren 200 g hudhra, pastrohen, copetohen dhe lihen te zhytura ne 1 l alkool 60° per 10 dite , ne nje ene qelqi(duke i tundur here pas here).Pas 10 ditesh lengu kullohet dhe perdoret 2-4 here ne dite 20-40 pika, per semundjet e ndryshme te brendeshme. [ Recete e marre nga nje liber mjekesie popullore].
 
Kunder paraziteve.

Perdoret ne forme klizme : 10g hudhra shtypen dhe zhyten ne 1/4 l uje ose qumesht. Lihen aty per 12 ore, me pas lengu kullohet dhe perdoret ne 2 klizma.


Per mjekimin e plageve.

Pergatitet qull hudhre duke shtypur disa thelpinj hudhre te cilet perzihen le gjalp dhe vaj.
Vendosen siper plages. :)

[ Edhe keto te marra nga i njejti liber].
 
te them une ca eshte klizma...shplarje te bera zorreve nga anusi....


po kolla e "mire" di gje?
 
hurdhra eshte e mire dhe healthy per floket . I ushqen shume. (gje qe se dija )

Para ca ditesh me rekomanduan nje conditioner aka balsam si i thoni ju nga europa .. me perberje hurdhrash. E ushqen shume flokun dhe i jep shkelqim shume. Po dhe nga cmimi ishte .. hmmm goxha .
 
te them une ca eshte klizma...shplarje te bera zorreve nga anusi....


po kolla e "mire" di gje?

Une e kam degjuar ne Shqiperi, po te ta shpjegoj nga ndryshon kolla e bardhe nga kolla e mire , sdi gje..gjths mund te informohem.. :D
 
Titulli: Efektet kuruese te HUDHRES

Hudhra, antibiotiku më i mirë natyral

Për shumë vite, hudhra, përdoret si mjet terapeutik për shumë sëmundje, dhe së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës, tumoreve si dhe efekte antibakteriale të fuqishme. Lidhjet e sulfurit dhe, konkretisht, substance alisinë, duket se janë përgjegjëse për vetitë e saj.Pak histori
Të dhënat që disponohen, zbulojnë se, hudhra, përdoret për rreth 5000 vjet, ndërsa në Kinë, përdoret prej 3000 vjetësh në fushën e mjekësisë. Historikisht, hudhra është
përdorur në gjithë botën për të shëruar një sere sëmundjesh duke përfshirë hipertensionin, infeksione si dhe helmimet nga kafshimi i gjarpërinjve.
Të mirat
Thelbi i hudhrës përdoret për qëllime farmaceutike. Mund të përdoret i freskët, i tharë ose i distiluar. Lidhjet e sulfurit dhe alisina janë substancat karakteristike të hudhrës me këtë të fundit përgjegjëse edhe për aromën që ajo ka. Sipas studimeve, alisina është toksike për qelizat tumoriale. Por, temperaturat e gatimit, e ulin efektin e saj. Kësaj substance i jepet merita edhe për vetitë antibakteriale, antioksiduese, si dhe për efektet që ka kundër formimit të trompozave, dhe në uljen e yndyrave në gjak. Efektet antitumoriale mund të jenë në sajë të lidhjeve të sulfurit, por ndoshta edhe të ndonjë substance tjetër që nuk është zbuluar deri tashmë për sa i përket strukturës kimike.
Shiko fotografinë 1798878
Hudhra ul nivelin e yndyrave në gjak – Shumë studime janë fokusuar në këtë veti të hudhrës. Në 1993 - '94, studimet treguan qartë se, konsumi i hudhrës, mund të ulë kolesterolin në gjak, deri në 12%. Megjithatë, studime të mëtejshme, patën përplasje opinionesh për këtë fakt. Në një studim në vitin 2000, i cili u mor me të njëjtën temë, u tregua se vërtet hudhra mund të ulë nivelin e kolesterolit në gjak, por jo me shumë se 4-6%.
Hudhra ul tensionin - Kjo veti e hudhrës është studiuar, por akoma ngelet me mëdyshje. Disa studime kanë treguar se, konsumi i hudhrës, ka pasur rezultat ulje të konsiderueshme të tensionit (rreth 7,7mmHg të tensionit sistolik dhe rreth 5mmHg atë diastolik). Por, në disa të tjera, ky efekt është parë në pakicë.
Vetitë antitumoriale - Nga kontrolle individuale dhe disa në grup, është vënë re se, konsum i lartë i hudhrës, por dhe i zarzavateve të tjera të ngjashme si qepa, preshi etj., lidhet me raste me të rralla të shfaqjes së kancerit në stomak dhe zorrë të trashë. Gjithsesi ky fakt mbetet për t'u studiuar më tej.
Të këqijat
Konsumi i një deri në dy thelpinj hudhre në ditë, konsiderohet i sigurt. Efekti më i njohur i padëshirueshëm i hudhrës, është aroma e saj e papëlqyer dhe era që ajo lë në frymëmarrje. Konsumi i tepruar i hudhrës, sidomos në stomak bosh, mund të shkaktojë probleme intestinale (të zorrëve). Janë raportuar edhe dermatitis alergjik dhe ekzema nga përdorimi lokal i hudhrës së papërpunuar. Personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e hudhrës, pasi kjo ndikon në parandalimin e trombozave.
Shiko fotografinë 1798879
Doza e rekomandueshme: Dozat që rekomandohen zakonisht në literature janë 4 gr (1-2 thelpinj hudhre të freskët) në ditë për adultet, ose një tabletë 300 mg (2ose 3 herë në ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top