Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Shkruan: Mr.sc.Flamur Hyseni

Gjilan – (2LONLINE) - Referuar rregullimit kushtetues – shtetëror të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 8 të Kushtetutës dhe ligjit për liritë fetare, del se edhe edukimi fetar është çështje e lirë, e drejtë individuale e cila varet nga vullneti individual i secilit individ, ndërsa nëse tentojmë ta rregullojmë me ligj, atëherë më nuk do të jetë e drejtë individuale por detyrim ligjor dhe nga kjo do të kemi një ndërhyrje të shtetit në fe dhe drejtpërdrejtë një veprim kundërkushtetues, sepse Kushtetuta në çështje fetare e përkufizon Kosovën shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.

Të drejtat individuale të njeriut dhe detyrimet ligjore

Edhe në rastin e edukimit fetarë në shkollat publike të Republikës së Kosovës e cila kohëve të fundit ka dalë si kërkesë e disa grupeve të komunitetit fetar islam duhet shqyrtuar dhe vepruar në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin për liritë fetare në Kosovë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës në kapitullin e dytë të saj përcakton liritë dhe të drejtat e njeriut si vlera të njohura ndërkombëtarisht, në mesin e tyre edhe lirinë fetare, ndërsa po ashtu me Kushtetutë përcaktohet saktë se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare, po ashtu rregullon edhe raportet me konfesionet fetare, ku u njihet e drejta që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bamirëse (shih nenin 8 dhe kapitullin e dytë, nenin 38 dhe 39 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008). Në këtë aspekt, pra në harmoni me këtë rregullim kushtetues, a është e drejtë që të kërkohet ndërhyrje për tej rregullimit kushtetues aktual...?

Veprimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mos miratimin e dy amendamenteve të ligjit për shkollim parauniversitarë ishte shumë i drejtë dhe kushtetues, sepse një kërkesë e tillë aspak nuk është e drejtë dhe e ligjshme për deri sa të kemi në fuqi nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe si e tillë kjo dispozitë duhet të respektohet nga të gjithë. Të drejtat individuale të njeriut (liria fetare, edukimi fetarë...) janë të drejta individuale të lira të cilat garantohet nga shteti, por ushtrimi i tyre nuk duhet të cenojë interesat e të tjerëve, po ashtu vlen edhe në rast të mos ushtrimit të tyre, kjo varet krejt nga vullneti i individëve, a dëshirojnë t’i ushtrojnë këto të drejta apo nuk dëshirojnë t’i ushtrojnë.

Kërkesa për amandamentimin e dispozitave të ligjit për shkollim parauniversitarë ku do të rregullohej bartja e shamisë dhe mësimi i lëndës së edukatës fetare në shkollat publike do të na sjellë në një gjendje e cila pa shmangshëm do të hapë një debat për dallime ndër fetare, sepse kjo kërkesë është a pa vend dhe jo e analizuar mirë dhe do të na dërgojë në mosmarrëveshje ndër fetare të cilat do të sjellin pasoja të pa parashikueshme në shoqërinë tonë e cila po ballafaqohet me një mori problemesh në disa fusha që janë në tranzicion dhe në proces të reformimit.

Tendenca për ta zhvendosur çështjen fetare nga e drejta individuale (liria individuale) e garantuar me Kushtetutë dhe ligjin për liritë fetare në obligim ligjor për interesa minore të një grupi të caktuar në këtë rast të komunitetit të besimit islam do të krijoj një praktikë e cila nuk do t’i shërbejë në asnjë formë të ardhmes demokratike të shoqërisë dhe vendit, e aq më pak raporteve ndër fetare në shoqërinë tonë, e cila deri më tani është e njohur si shoqëri me një tolerancë të shkëlqyeshme ndërfetare.

Përvoja e shteteve evropiane me edukimin fetar në shkollat publike

Shteti i Republikës së Kosovës duhet të ndjekë përvojat më të mira të shteteve evropiane sa i përket edukimit fetar në shkollat publike, por edhe modelet më të mira se si janë të rregulluara raportet e institucioneve fetare me shtetin.

Referuar praktikave dhe përvojës së shteteve evropiane dhe shteteve tjera del se praktika e edukatës fetare në planprogramet shkollore të shkollave publike fare nuk është e knaqshme, e cila ka sjellur shumë përqarje dhe debate nga më të ndryshmet dhe tani më disa nga shtetet evropiane janë të mendimit të aplikojnë ndonjë model tjetër për tiu shmangur mësim - edukimit fetare në shkollat publike dhe këtë lloj edukimi ta lënë si çështje të lirë e cila duhet të varet nga vet vullneti individual dhe ta që dëshirojnë të edukohen në këtë frymë edukimi këtë mund ta bëjnë në shkollat fetare të themeluara nga bashkësitë fetare (shihe rregullimin e mësimit - edukimit fetar në Gjermani, Francë, Angli, Holandë, Greqi, Itali, Shqipëri, SHBA...).

Shoqëria jonë para se të fillojë debatin për fenë dhe edukatën fetare, duhet të shikojë se si kanë vepruar në situatë të tillë shtetet për rreth nesh, si shembull mund ta marrim praktikën e shtetit Slloven, por edhe të atij Francez (ligji i vitit 1905 për ndarjen e Kishës nga Shteti), ku këto shtete e kanë rregulluar me ligj ndarjen rigoroze të shtetit nga feja, këtë model e aplikon edhe SHBA-ja.

Këto ndarje shtetet i mbështesin sipas asaj se me sa konfesione fetare kanë të bëjnë brenda tyre. Shteti i Republikës së Kosovës ka një strukturë e cila përbëhet prej tri feve: islam, roman – katolik dhe ortodoks, prandaj në këtë drejtim duhet pasur kujdes se kërkesa duhet drejtuar për edukim fetarë për të tri besimet, apo vetëm për besimin islam? Edhe studimi i modelit holandez ja vlen, sepse edhe në këtë shtet në shkolla publike nuk ka mësim - edukate fetare, ky mësim zhvillohet në suaza të dijes shkencore mbi bibël, apo në kuadër të lëndëve si: histori e kishës, etikë, etj., ndërsa rasti i kërkesës së grupit të besimit islam në Kosovë është që të dallohet edukata fetare vetëm për ata të cilët i përkasin besimit islam, në këtë drejtim shtrohet pyetje për diskutim, se a është e drejtë kjo kërkesë...?

Edhe në nivel të BE-së, sipas Kartës së të Drejtave të Njeriut të Bashkimit Evropian thuhet se BE do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar arsim fetar për fëmijët e tyre në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike (në përgjithësi për të gjitha fetë, pa dallime). Konsensusi i bërë në Bashkimin Evropian (2005) thotë që edukimi fetar kontribuon për qytetarinë demokratike dhe të përgjegjshme në një shoqëri multikulturore, por kjo nuk duhet kuptuar si obligim, apo standard që tani Kosova duhet përmbushur, sepse ky vlen vetëm si parim në nivel BE-je, por kurrsesi obligim për shtetet.

Debati i panevojshëm

Prandaj, referuar rrethanave të shoqërisë kosovare dhe përvojës institucionale, demokratike dhe në sundim të ligjit, hapja e debatit lidhur me çështjet fetare dhe shfaqja e kërkesës për mësim – edukimi fetar në shkollat publike tani është e pa nevojshme dhe jo dobiprurëse, sepse kjo kërkesë përpos që bie ndesh me legjislacionin aktual në fuqi (fusha e arsimit) dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës është edhe në pa pajtueshmëri me traditën arsimore në shoqërinë kosovare.

Si përmbushje e kërkesës për mësim – edukimi fetar do të ishte pasurimi i planprogramit të lëndës edukata qytetare, e cila do ta ketë një fond të caktuar të orëve lidhur me religjionet, ose të futet si lëndë obligative historia e religjioneve ku nxënësit do të kenë mundësi të marrin njohuri të përgjithshme për religjionet e ndryshme në aspekt kulturor, e cila do të ishte në pajtueshmëri me fitimin e njohurive shkencore. Kjo do të ishte më e pranueshme për shoqërinë kosovare.

اdo kërkesë përtej rregullimit kushtetues aktual sa i përket rregullimit të lirive fetare (mësim – edukimit fetar) do të ishte e pa pranueshme për shoqërinë kosovare dhe të ardhmen demokratike dhe integruese të saj, sepse nxitja për hapje të debateve fetare nuk na duhet në këtë kohë, e aq më pak implikimi i këtyre debateve në sistemin arsimor, i cili edhe ashtu është në fazën e tranzicionit dhe reformimit të tij./2lonline/

(Autori është asistent në Katedrën e shkencave Kushtetuese – Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)
 
Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

të një grupi të caktuar në këtë rast të komunitetit të besimit islam do të krijoj një praktikë e cila nuk do t’i shërbejë në asnjë formë të ardhmes demokratike të shoqërisë dhe vendit

Nqfs Kosova synon te futet ne BE, atehere ketu s'kemi t'bejme me interesa "te grupeve te caktuara", por me respektimin e te drejtave te njeriut dhe lirise fetare poashtu.

Shteti i Republikës së Kosovës ka një strukturë e cila përbëhet prej tri feve: islam, roman – katolik dhe ortodoks, prandaj në këtë drejtim duhet pasur kujdes se kërkesa duhet drejtuar për edukim fetarë për të tri besimet, apo vetëm për besimin islam?

Patjeter !!! Si duket autori i artikullit s'qenka ne rrjedha fare. Ka perfunduar regjimi enverist & titist.

Problemi eshte se Kuvendi i Kosovës ashtu sic eshte i perbere, ka akoma nostalgji per sistemet e dikurshme, per sistemin monist, coftë ai titist apo enverist, e bile ka te atille qe vuajne akoma madje edhe per teorine e Darvinit, ndersa tani kamuflohen nen petkun e laicitetit, pasi sot me nuk mund te quajnë veten komunist, as titist e as enverist, pa marre parasysh i cfaredo modeli coftë, edhe pse jetojne ne nje shoqeri demokratike, ata veprojne akoma me mendimet e te kaluares moniste.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Nqfs Kosova synon te futet ne BE, atehere ketu s'kemi t'bejme me interesa "te grupeve te caktuara", por me respektimin e te drejtave te njeriut dhe lirise fetare poashtu.

Patjeter !!! Si duket autori i artikullit s'qenka ne rrjedha fare. Ka perfunduar regjimi enverist & titist.

Problemi eshte se Kuvendi i Kosovës ashtu sic eshte i perbere, ka akoma nostalgji per sistemet e dikurshme, per sistemin monist, coftë ai titist apo enverist, e bile ka te atille qe vuajne akoma madje edhe per teorine e Darvinit, ndersa tani kamuflohen nen petkun e laicitetit, pasi sot me nuk mund te quajnë veten komunist, as titist e as enverist, pa marre parasysh i cfaredo modeli coftë, edhe pse jetojne ne nje shoqeri demokratike, ata veprojne akoma me mendimet e te kaluares moniste.
Lover unë e lexova të gjithë artikullin dhe nuk pashë ndonjë shënjë Titizmi apo Enverizmi në të . Gjithsesi edhe në qoftë , ka njerëz të cilët fenë dhe llojet e saj e konsiderojnë thjesht një ideologji , ashtu si komunizmi. Mos do të thuash që në mënyrë obligative duhet të hapet edhe duhet të futet me detyrim një lëndë si prsh dikur ''Marksizëm-Leninizëm''? Feja është një e drejtë individuale dhe si e tillë kush ka dëshirë të mësojë për të mund të shkojë në xhami ,kishë apo gjetkë. Nuk e di pse bëhet fjalë faktikisht pasi nuk jam shumë në brëndësi dhe nuk kam lexuar shumë për këtë ''problem'' të ngritur por supzoj që flitet si futje ore mësimi obligative mësimi fetar . Nëse është kështu mendoj se është totalisht shumë e gabuar . Meqënse religjoni nuk ka ''atdhe'' atëherë nuk ka si të futet lëndë shkollore . Pasi i bje që nxënësit duhet të mësojnë me dhjetra lëndë fetare pasi jo të gjithë janë muslimanë, ka edhe Budistë ,Induistë,Paganë , Krishterë etj etj Si i bje që të bëjmë nga një lëndë për ç'do dogmë fetare nëpër shkollat pubike të cilat financohen nga taksa-paguesit ?
 
Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

supzoj që flitet si futje ore mësimi obligative mësimi feta

Jo Iron, do t'jete zgjedhore dhe me pelqimin e prinderve. Cilido prind qe deshiron qe femiu i tyre te mesoje mesim-besim pas mesimit te rregullt (pra, eshte lende zgjedhore), e lejon nje gje te tille, ata qe nuk deshirojne, nuk ka asgje me dhune.
 
Jo Iron, kjo do të ishte një katastrofë. Ata një si të munden
ta mbajnë një fe mirë i kanë punët!

Unë për vete s'kisha pasur asgjë kundër të futej në shkolla por
me dëshirë. Gjithashtu edhe tatimin do ta bëja me dëshirë!
Psh. këtu në Zvicër kur nxënësit mbajnë orë për Bible, të
tjerët lirohen dhe nuk janë të detyrueshëm të qëndrojnë në klasë!
Bile ka edhe vetë krishterë që janë tërhequr nga anëtarësia
e kishës
dhe nuk paguajnë tatim. Gjithëçka është me dëshirë!

Natyrisht, kur gjen njeriu budallë pse nuk e shfrytëzon.
Psh. shumë punëtore tanë me vite kanë paguar tatim për kishë
duke mos e dijtur se nuk kanë qenë të obliguar. Poashtu ka raste
kur fëmiu i ndonjë muslimani ka qëndruar në orë për Bibël
duke mos e dijtur se nuk ishte i obliguar. Mirëpo, me kohë
njerëzit mësonin prej njëri tjetrit dhe sot të ralla janë rastet
e tilla.

Gjithashtu, për mua më mirë njerëzit të edukohen me një religjion
të mirëfilltë, se të i lihej kjo armë gjithëkujt në dorë!
Besoj se kur njeriu ka njohuri të mjaftueshme për fe, do të kete
me siguri edhe më pak probleme ndërnjerëzore!
 
Pe: Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Jo Iron, do t'jete zgjedhore dhe me pelqimin e prinderve. Cilido prind qe deshiron qe femiu i tyre te mesoje mesim-besim pas mesimit te rregullt (pra, eshte lende zgjedhore), e lejon nje gje te tille, ata qe nuk deshirojne, nuk ka asgje me dhune.
Nëse është një lëndë zgjedhore apo lëndë jashtë orari ku qëndron problemi ? Thjesht duhet që të interesuarit ashtu si e preku ricky do të duhet të vet-financohen . Prsh, kush ka dëshirë që në ambjentet e shkollësh fëmija i tij të mësojë mbi fenë duhet të paguajë një taksë për të bërë të mundur të paktën pagesën e mësuesit apo edhe kostot e tjera. Përderisa edhe në Kosovë jetojnë minoritete fetare edhe ata duhet ta kenë këtë të drejtë ashtu si shumica, nuk e di por unë kështu e shoh .Nuk shoh asnjë gjë të keqe nga kjo personalisht, nëse gjenden mjetet më së shumti financiare mua më duket ok .
 
Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

ama duhet mos harru se kosova eshte me shumic muslimane
 
Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Iron, mesimdhenesit do paguhen nga Qeveria e Kosoves, njashtu sic paguhen prifterinjet ortodoks serb ne Mitrovice e Graqanice, poashtu nga buxheti i Kosoves.
 
Pe: Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

ama duhet mos harru se kosova eshte me shumic muslimane
Sigurisht ,por duke qënë shumicë nuk mund të mohosh të drejtat e pakicës . Pasi nëse e bën këtë, nuk konsiderohesh më shtet laik dhe këtu ka një problem të madh më pas i cili nis nga kushtetuta e votuar dhe që është shtylla e një shteti .Kjo e drejtë mbi arsimin fetar duhet ti jepet kujtdo që ka mjetet financiare dhe dëshirën për të mësuar fëmijën e tij me një religjon të caktuar , të trashëguar apo të zgjedhur e pastë atë .

---------- Post added at 20:45 ---------- Previous post was at 20:40 ----------

Iron, mesimdhenesit do paguhen nga Qeveria e Kosoves, njashtu sic paguhen prifterinjet ortodoks serb ne Mitrovice e Graqanice, poashtu nga buxheti i Kosoves.
Nuk di si paguhen priftërinjtë në veri dhe do të flisja kot më kot . Por nuk besoj se mund të ndodhë kështu kur ti në kushtetutë garanton laicitet. Nuk mund të bëhet kjo për arsyen e thjeshtë se më pas një qeveri do të duhet të paguajë edhe shumë mësim -dhënës të tjerë për lloj lloj lëndësh që ne as mund ti imagjinojmë pasi kështu më pëlqen mua apo ty të mësojë fëmija im. Shtetet në Botë kanë nga një program mësim-dhënie dhe lëndë të caktuara për të cilat shkollat financohen . Nuk ma ha mëndja që të financohen nga qeveritë në asnjë vend këto lloj mësimesh kur shteti konsiderohet me kushtetutë laik . Unë e cilësoj të padrejtë që të më duhet të paguaj për të mësuar fëmija yt mbi fenë , ndërkohë që fëmija im nuk e ka të drejtën të mësojë ta zemë mbi Marsizmin . Më vjen keq por nuk besoj se ka për të ndodhur kjo
 
Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Mjafton te fute lende fetar e asaj musliman dhe krishter, keto jan numer te madh dhe financimi bete nga shteti, shtetin e mbajn tatimet e popullit pse te paguj ekstra nuk eshte ne rregull kjo .
 
Pe: Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Mjafton te fute lende fetar e asaj musliman dhe krishter, keto jan numer te madh dhe financimi bete nga shteti, shtetin e mbajn tatimet e popullit pse te paguj ekstra nuk eshte ne rregull kjo .
Ta shpjegova më sipër shumë qartë që nëse shteti financon lëndën e edukimit fetar pasi kështu kërkon dikush ,është po shteti që do të duhet të financojë një lëndë të caktuar më vonë kur ta bëjnë këtë kërkesë disa njerëz të tjerë .Shteti përderisa është laik dhe nuk '''ngatërohet'' me të drejtën e gjithsecilit për të zgjedhur besimin e tij fetar do të thotë që edhe nuk mund të financojë një besim të caktuar më tepër se sa ajo kuota e ç'do shteti që paguhet për institucionet fetare . Mund të mos na pëlqejë kjo por faktikisht kështu funksionon .
 
Titulli: Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

vetem shtet nuk mund ti thuash kosoves shtet nen mbykqyrje ska te drejten e vetvendosje!e ai dikush se thua ti eshte shumice, nese tjert te cuaj shtet duhet te vendose shumica,edhe ne pakon e atisarit eshte e lejuar edukim fetar
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top