Bedri Islami
Në mënyrën më naive të mundshme kisha menduar se ish komandanti i Gardës së Republikës në ditën fatkobe të 21 janarit, Ndrea Prendi, do të ishte prej asaj kohe i mbyllur në vete, duke ndjerë se nga 11 plumbat e gjetur të pistoletës së tij, e vetmja që përdorte atë lloj plumbash, kishin humbur jetën të paktën dy demonstrues; kisha menduar se, i mbyllur në vilën e tij të plazhit në Lalëz e kishte ndjerë se nga pushka e tij vrastare kishin mbetur jetimë katër fëmijë dhe se, nga urdhëri i tij për të qëlluar – nëse vërtet do të ishte i tij – kishin mbetur edhe katër fëmijë të tjerë dhe ishin plagosur disa dhjetra protestues.
Kisha qenë i gabuar dhe naiv. Nuk e kisha menduar se njeriu që bëri ndërrimin e tytës së pistoletës së tij me tytën e pistoletës së shoferit të tij, i cili edhe ai kishte qëlluar – , që kishte pranuar shpërblimin e Berishës me disa rroga, pasi kishte vrarë; që kishte lënë efektivët e tij në spitalin- burg kryeministror që nga nata e 21 janarit dhe deri sa ishte shtruar puna dhe ishte shtruar përmes dhunës; nuk kisha se si ta dija se si një njeri, që mbushte sallën e gjyqit me banditët e tij gardistë dhe i bënin presion e ushtronin dhunë ndaj drejtësisë ende nuk ishte mbushur në mend e po ashtu, nuk doja ta besoja se, edhe pas dhjetë viteve, do të shfaqej në një TV kombëtar, tek i njëjti stacion, i njëjti emision e përballë të njëjtit njeri që, në natën e 21 janarit, brutalisht, kërcënueshëm dhe mizorisht manipuluan me sajesat televizive dhe montimet e bëra nga një gazetar në RTSH, se, vetë protestuesit kishin vrarë njëri-tjetrin, se ishin qëlluar me çadra pistoletë dhe se, Ndrea Prendi, i heshturi i dhjetë viteve, pa e vrarë mendjen se, as ndërgjegjen nuk do e kishte, do të shfaqej përsëri, po aty.
Në 21 janar ishte krijuar një treshe vrasëse: zyra kryeministrore – nga dilte urdhëri i parë për të vrarë, garda e Republikës, ku komandant ishte pikërisht Ndrea Prendi, të cilët qëlluan në turmë kur ajo po largohej, dhe, pas tyre, por po aq mizore edhe ajo, shërbëtorët e mediave, të cilët, edhe tani, pas dhjetë viteve, duan të gjejnë një alibi për vrasjet dhe të bëjnë aministimin e krimit, duke na sjellë foto , përmes të cilave sjellin një mesazh, që sa është shërbëtorllëk pis, aq është edhe mizor; protestuesit dhe Edi Rama paskan dashur të vrasin Sali Berishën dhe disa plumba na paskan kërcitur në murin e zyrës së tij apo në dritare.
Sali Berishën nuk e gjeti gjë as kur ndërmori hapur sulmin ndaj jugut të Shqipërisë, përkundrazi e lanë president deri sa deshi vetë – pikërisht ata që kishin thirrur demonstratën e 21 janarit, që kishte fillesë bllokun e zi të presidentit të sotëm, të cilin, po ashtu, e kanë deleguar në atë post ata që nuk ndërmorën asgjë ndaj ish presidentit – pikërisht bythëpambukët socialistë, që kërcëllasin dhëmbët kur janë pa pushtet , por që jargaviten kur janë në qeverisje.
Sali Berishën nuk e gjati gjë as kur bëri grusht- shtetin e vitit 1998, kur njerëzit e tij, që sot i rrinë rreth e qark si skifterët, disa nga të cilët, të armatosur u mblodhën në 21 janar pas godinës kryeministrore dhe qëlluan si mundën, të gatshëm për të bërë kasaphanë, asaj dite, jo vetëm që u futën në oborrin kryeministror, jo vetëm që shkallmuan dyert, pushtuan zyrat, grabitën, shkatërruan, por zaptuan edhe godina të tjera qeveritare, Radiotelevizonin shqiptar, që ishte i vetmi medial viziv, bënë thirrje se e rrëzuan qeverinë. Berishën nuk e gjeti asgjë kur mbushi bodrumet e selisë së tij me banditë të armatosur, me tanket që rrëmbeu, me luftën që shpalli.
Nuk kishte se si ta gjente gjë në 21 janar, kur gjithçka, gjithë forca ishte në duart e tij, kur protestuesit nuk kishin armë dhe nuk kishin se si të gjuanin, ku verbëria politike e shefit të qeverisë ishte e pashoqe , pasi kishte kaluar traumën e Gërdecit dhe kur njerëzit rreth e rreth tij ishin nën presionin e dhunës, që nga specialistët e Ministrisë së Brendshme, ku drejtonte – dihet se cili dhe deri tek hetuesit që kishin frikë të nënshkruanin një proces normal pas një krimi të katër fishtë.
As sot nuk e gjen gjë, sepse në Shqipëri, kur duam pushtetin , u themi njerëzve se krimin do e ndëshkojmë, ndërsa kur marrim pushtetin, e delegojmë drejtësinë diku tjetër, se qeveria nuk ësht as gjykatë, as hetuesi e as prokurori? E çka dreqin është, kur nuk bën drejtësi dhe nuk e ndëshkon të keqen?
Berisha , dy vite pas 21 janarit mori dënimin e tij politik- u largua nga posti dhe askush nuk e di nëse e majta do të kishte riardhur në pushtet, nëse nuk do kishin ndodhur Gërdeci dhe 21 janari – ditët e zeza të qeverisë së tij.
Revansh tjetër për të nuk ka pasur, nuk ka e as nuk do të ketë. Loja mbaroi. Perdet kanë rënë.
Atëherë pse doli Ndrea Prendi, pse e thirrën atë nga heshtja dhjetë vjeçare dhe e dërguan pikërisht tek Fevziu – benianim i njohur i Berishës, i jargavitur pas tij, si pak të tjerë në atë strofull manipulimi me të vërtetat e njohura?
Ndrea Prendi, edhe në 21 janar, ishte shërbyes. Ndoshta fillimisht ka kundërshtuar për të qëlluar në turmën protestuese që po ikte drejt shtëpive dhe gracka që u ngrit, duke hapur portën e oborrit kryeminstror, për të vrarë “me ligj”, nuk funksionoi. Ndoshta fillimisht as ai nuk e ka dashur vrasjen, por grushti në njërin sy dhe bindja se në këtë shtet mund të lulëzosh dhe mund të fshehësh krimin vetëm nëse bën shërbëtorllëk memec, e ka shtyrë drejt tyre. Ka të dhëna se me pistoletën e tij nuk ka qëlluar ai vetë, por njëri nga njerëzit e afërt të Berishës, se vetë ky i fundit ulërinte nëpër mjediset e zyrës së tij dhe korridore, ndaj serveri i fshi në mesnatë – si hajdutë kuajsh dhe shefi i shërbimit u bë deputet, njëjtë si do të ndodhte me Ristanin, më pas. Shërbëtorllëku shpërblehet, megjithëse është i neveritshëm.
Ndrea Prendin nuk e trembi kërkesa e policisë së shtetit për të rihapur hetimet e 21 janarit. Ai e di krejt mirë se policia e shtetit, pavarësisht se cili do të jetë ministër, qoftë i serti Lleshaj, qoftë toleranti Çuçi, nuk do të ketë këllqe për një çështje të tillë, aq më shumë në pragun e zgjedhjeve politike.
Por ai e di gjithashtu se institucione serioze që monitorojnë Shqipërinë nuk do të jenë të qeta nëse kjo ngjarje nuk do të ketë ndriçim deri në fund. Këtë ia kanë kërkuar edhe strkturave të posaçme kundër krimit, SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndrea Prendit, e jo vetëm atij, i duhen urgjentisht alibi të reja, jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët që janë sipër tij. I duhet krijuar rrethi magjik, ku të gjithë janë në lojë, por asnjëri nuk është fajtor; ku ligji, pavarësisht se nuk është zbatuar, përligj krimin dhe ku nuk është ai vetë apo shoferi i tij ata që u bënë pjesë e krimit, por dhuna e prokurorisë që i detyroi të nënshkruajë. Dhe cilët? Skifterët e Gardës që të vrisnin dhe merrnin rroga të tëra si shpërblim për vrasjet.
Në Shqipëri shërbëtorllëku është kthyer në neveri. I mbani mend gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që nxorën të pafajshëm Ilir Metën se tiktaku i përgjuesit nuk përputhej me tiktakun e orës, apo se kishte mospërputhje në videon e regjistruar, kur të njëjtën video e kishin ekzaminuar specialistët më të mirë të FBI-së dhe kishin rezultuar se gjithçka ishte origjinale? Disa prej tyre, të vendosur në atë gjykatë nga vetë Meta e Berisha, bënë shërbimin e tyre të radhës, tani nuk janë më aty, disa, përmes lojës së “kungulleshkave”, po tërhiqem sot e do të vij nesër, kërkojnë rikthim, si zonja Fullani; të tjerë, që pasi bënë deklarata “ famoze” në përkrahje të dalldisë presidenciale u dërguan në Gjykatë Kushtetuese, pa plotësuar kushtet dhe me lidhje politike e mediale; i mbani mend dalldisjet , po ashtu halucionante të zonjës Spiropali për shefin e saj , Edi Ramën, si prija legjendar, që të kujtonte një emision Tv të para shumë viteve që Berishën në Dukagjin e krahasonte me Skënderbeun; keni parë ndonjë drejtues të lartë socialist të ketë një mendim të tij vetjak, me përjashtim të Braçes, dhe që nuk tingëllon edhe në ton njëjtë si e shefit?
Dhjetë vite më parë, në TV Klan desh na mbushën “mendjen” për vrasjet brenda radhëve të protestuesve.
Dhjetë vite më pas duan të na mbushin mendjen se protesta ka pasur qëllim të vrasë Sali Berishën.
Njëjtë si asaj kohe duke bërë të fajshëm të vrarët e pafajësuar vrasësit.
Kjo frymë shërbëtori ndoshta të bën të pasur, të bën me vilë luksoze në Lalëz apo në resort tjetër, të siguron jetë të rehatshme dhe të shkëlqejnë sytë se je mik i shefave, por të bjerrin dinjitetin.
Më është dhimbsur asaj nate Ndrea Prendi, ashtu i mbledhur karavaç, i strukur në fajin e tij dhe që “këndonte” me zë të lartë për pafajsinë e tij, kur të vrarët kishin në trup plumbat e pistoletës së tij.
O njeri, mund ta luash deri në fund rolin që të është dhënë, por, nëse vërtet një ditë hapen petët, do të braktisesh pikërisht nga këto që të rrahi krahët.
Kështu ka ndodhur shpesh herë: pas mbarimit të aktit, të parët janë flakur shërbëtorët!
_______
Gazeta DITA