Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Edhe pse s’e njohin Kosovën, Greqia e Moldavia detyrohen të luajnë kundër saj



  • #1





Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka insistuar se Moldavia dhe Greqia do të jenë të detyruara të luajnë në Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve, edhe pse s’e njohin pavarësinë e shtetit kosovar.
Shorti i së martës në Amsterdam, për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, e përballi Kosovën me dy shtete të cilat s’ia njohin pavarësinë. Bëhet fjalë për Greqinë dhe Moldavinë, të cilat bashkë me Slloveninë e kompletojnë Grupin 3 të Ligës C
E përkundër që Liga e Kombeve i përball ekipet sportive mes vete, tema e politikës u vu në qendër të vëmendjes në Amsterdam menjëherë pas shortit. Kjo pasi që trajneri i Moldavisë, Engin Firat, tha se ekipi i tij nuk mund të luajë në Kosovë e as ekipi i Kosovë të shkojë në Moldavi.
“Kemi probleme politike me Kosovën. Ne nuk mund të luajmë në Kosovë e Kosova nuk mund të luajë në Moldavi. Së pari duhet të zgjedhim këtë problem e më pas të mendojmë për ndeshjet. Por besoj që do të gjendet një zgjidhje”, deklaroi Firat.
Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka insistuar të kundërtën. Ai ka thënë se Moldavia e Greqia do të jenë të detyruara të vijnë në Kosovë dhe se i presin sanksione nëse nuk e respektojnë këtë gjë.
“Moldavia dhe Greqia e kanë obligim të vijnë për të luajtur në Kosovë. Nëse ato ekipe nuk duan ta bëjnë këtë, atëherë do të ketë sanksione nga UEFA. Ato s’kanë bërë kërkesë që të luajnë në territor neutral”, tha Salihu
I pyetur se a mund të zhvillohen ndeshjet e Kosovës si vendas në stadiumin “Air Albania” në Tiranë të Shqipërisë, nëse ndodh që ndeshjet të vendosen për t’u luajtur në territor neutral, Salihu shtoi: “Po, do të ishte e mundur. Por, nuk ka gjasa pasi që ato janë të detyruara të vijnë në Kosovë”.
Në maj të vitit të kaluar, pasi që ky problem ishte bërë temë debati, UEFA vendosi t’i shtrëngojë rregullat për vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ky rregull i obligon të gjitha ekipet të pranojnë të luajnë kundër ekipit kombëtar dhe klubeve të Kosovës si pasojë e shortit, qoftë në territorin e tyre apo në territorin e Kosovës”, kishte thënë Ceferin.
Megjithatë, UEFA më vonë sqaroi se do t’i lejojë vendet që nuk duan të jenë nikoqire të Kosovës, ndeshjen si vendase ta zhvendosshin në një vend neutral
https://iliria.tv
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back