Sony ka plotësuar paletën e vet të fotoaparateve kompakte me dy modele e reja - CyberShot DSC-TX1 dhe DSC-WX1. Të dy fotoaparatet e paraqitur kanë të integruara teknologjitë më të reja të kompanisë Sony, derisa janë të pajisur edhe me thjerrëzën prej 10.2 megapikselash.
Modeli CyberShot DSC-TX1 posedon thjerrëzën G të Sonyt, ekranin 2.7-inç LCD, zoom optik 5x, mundësinë e incizimit të video materialeve në formatin 720p (MPEG4) si dhe sensor të ri CMOS për incizim të përmirësuar në kushte të ndriçimit të dobët.
Modeli tjetër, CyberShot DSC-WX1, përmban sensorin e njëjtë CMOS dhe mundësinë e incizimit të video materialeve në rezulocion 720p, mirëpo ekrani i tij është tre inç, derisa thjerrëza optike është e dëshmuara Carl Zeiss Vario-Tesar me 4x zoom.
Të dyja modelet përmbajnë procesorët BIONZ, teknologjitë e njohjes së fytyrës dhe buzëqeshjes, mundësinë e incizimit të fotografive panoramike, mirëpo edhe opsionin interesant të incizimit të fotografive të kafshëve shtëpiake në lëvizje, të ashtuquajturën ‘pet mode’.
Modeli WX1 në treg do të del në muajin tetor me çmim prej 350 dollarë, derisa TX1 do të paraqitet në shtator me çmim prej 380 dollarësh.
*telegrafi*