Edhe djemte kane turp nga doktori !

Titulli: Edhe djemte kane turp nga doktori !

Nuk e kam menduar asnejher se edhe djemt kan turp kjo me duket e quditshme :D:D
 
Titulli: Dhe djemt kan turp nga doktori!

Ke te drejte gjirokastrit,se po te jet femer e bukur eksitohesh mo burri i dheut,dhe kushedi cdo ti shikojne syte asaj pastaj.



ec more se mos do jete hera e pare qe do shikoje dhe doktorresha tani qe ne moshen 5 vjece luajme doktorri me pacjenten haha perse te na vije turp ne kete moshe
 
Titulli: Edhe djemte kane turp nga doktori !

sidomos une qe kam perkthyer ne spital per lloj lloj njerezish sa turp eshte kur.... te thote gjinekologu sa here ne dite ben seks ahahha dhe gruja 50 vjece hajde perktheja shqiptares ahahaha per kete po qe eshte cik si rend bobo lol, 50 vjec lol kan dal pension nga te gjitha anet :p ahahah
 
Titulli: Edhe djemte kane turp nga doktori !

kur isha duke bere dokumentat per ne usa, duhet te beja nje kontroll fizik tek doktori, u zhvesha i teri e bera se ndosheshin 2 doktoresha aty, por te them te drejten kisha shume turp.

Me vjen çudi qe te paskan kerkuar te zhvishesh komplet. Me perpara se kane bere kete.
 
Meshkujt, frikë nga “gjinekologu”
Meshkujt e njohin mjekun androlog, vetëm kur kanë probleme me organet gjenitale. Numri i meshkujve që kontrollojnë shëndetin e tyre seksual është në rritje. Sëmundjet që lindin në organet gjenitale të mashkullit i studion andrologjia.

Jetojmë në shekullin e 21-të, por shumë njerëz ende nuk e kanë idenë se, ashtu siç ekziston mjeku gjinekologu për femrat, ekziston edhe një mjek, që quhet androlog, e që shërben për mjekimin e anomalive të organeve gjenitale mashkullore. Edhe vetë gjinia mashkullore, e cila duhet ta njihte me siguri se çfarë përfaqëson kjo fjalë, duket se nuk ka shumë njohuri për të. Nga shumë meshkuj, ky profesion nuk njihet fare. ”Të them të drejtën, sot është hera e parë që po e dëgjoj,” thotë 26-vjeçari Ilir Doçi. Mjeku androlog Evi Dani pohon se është mëse e vërtetë që, për shumë meshkuj mjeku androlog është një fjalë e padëgjuar. Madje, edhe kur disa prej meshkujve mësojnë se ekziston një mjek që merret me problemet gjenitale të tyre, e keqinterpretojnë këtë profesion, duke e ngatërruar me atë të gjinekologut. ”Shumë meshkuj, madje edhe kur kanë një nivel arsimor të mirë, nuk e njohin këtë specialitet. Kur disa prej tyre vijnë në ambulancën tonë, më pyesin nëse jam unë gjinekologu i meshkujve,” thotë mjeku androlog Evi Dani. Duket se vetëm halli i çon meshkujt në derën e mjekut androlog. Kultura e të vizituarit, qoftë edhe për të ditur se sa të shëndetshëm janë organet gjenitale të tyre, nuk ekziston. ”Pas një infeksioni, i cili m’u shfaq një vit më parë, më thanë se duhet të takohesha me mjekun androlog. Përpara sëmundjes nuk e njihja ekzistencën e këtij mjeku,” thotë Petrit Lleshi, 45 vjeç. Ka edhe nga ata meshkuj që, edhe pse kanë probleme shëndetësore, nuk shkojnë për këshillim te mjeku androlog. Kjo, sipas Evi Dnit, ndodh pasi në momentin kur pacienti konstaton një shqetësim gjenital, ai përjeton ankth dhe frikësohet. “Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. اdo pacient ka një farë ngurrimi, për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog,” sqaron mjeku androlog Dani. Këshillimi te mjeku androlog, sipas specialistit Dani, është i domosdoshëm te të gjithë meshkujt, sapo ata hynë në moshën e pubertetit. ”Dihet që marrëdhëniet seksuale në një çift janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Të gjithë meshkujt, që kanë probleme të caktuara, nuk duhet të mbajnë siklet në vetvete, pasi kjo gjë do të sillte ndarjen në çift,” sqaron Evi Dani.

Meshkujt frikësohen nga problemet seksuale

Sipas mjekut androlog, Evi Dani, numri i meshkujve që vijnë për të kontrolluar shëndetin e tyre seksual ndër vite është rritur. Por sërish ky numër mbetet i vogël, në krahasim me atë pjesë meshkujsh që nuk preferojnë të flasin për problemet seksuale që hasin. Një ndër arsyet kryesore të hezitimit, sipas këtij mjeku, është vështirësia që hasin këta pacientë për të treguar e shprehur hapur problemin seksual që ata kanë. ”Mashkulli, përpara një problemi seksual frikësohet, trembet, ai ndjen ankth e pasiguri. Por unë i rekomandoj të gjithë meshkujt që ta kontrollojnë veten e tyre, pasi kështu ata do të kenë një jetë të qetë e të sigurt shëndetësore,” sqaron andrologu Dani. Këshillimi me andrologun, jo vetëm që do të eliminonte një kancer të mundshëm, që është një fenomen që i prek të gjithë meshkujt, por do të ndihmonte edhe shumë çifte që hasin probleme në krijimin e embrionit.

Vladimir Luci, andrologu i parë shqiptar

Andrologjia është shkenca që studion dhe kuron sëmundjet që lindin në organet gjenitale të mashkullit. Kjo shkencë në vendin tonë e ka zanafillën në fund të viteve shtatëdhjetë. I pari mjek që është marrë me andrologjinë, në bazë shkencore, ka qenë doktor Vladimir Lucci. ”Doktor Vladimir Lucci i ka trajtuar meshkujt shqiptarë me një profesionalizëm të spikatur, sidomos në drejtim të infertilitetit, që do të thotë pamundësi për të bërë fëmijë dhe disfunksionit seksual, i cili njihet ndryshe me emrin impotencë seksuale,” tregon një ndër studentët e doktor Luccit, doktor Evi Dani. Shumë meshkuj nuk e njohin këtë specialitet, i cili është shumë i rëndësishëm, për të zgjidhur mjaft probleme të jetës së tyre seksuale. Por këshillimi me mjekun androlog nuk duhet bërë vetëm në rastet kur shfaqet një shqetësim konkret; ai është i domosdoshëm për të gjithë ata, që kur hyjnë në moshën e pubertetit.

Eriselda Martini
 
Kemi kemi frike :D
 
dhe une mendoje qe nei djemt kemi turp me shku te Zvshe pare Doktorrit.
Ashtu dhe mendoje per Femerat qe ka po vjen turp qe zvshe pare Dotirritë keshtu medoje une nga Qendrimi Bossi.klm.
 
Turp dhe cfare turpi. Deri para pak kohesh kam pasur daktorin e familjes Mashkull, ka rreth 4-5 muajsh qe kam marrur nje tjeter afer shtepie , qe eshte femer rreth 30 vjece, dhe ne fillim kur mora kete si doktoreshe me beri te gjitha analizat , dhe nder te tjera , me tha ul pantollonat . :eek:hh: me iku fytyra fare , Ca thua mo, i thashe, je ne vete ? Pse me tha cfare te keqe ka . per ty mbase ska asgje te keqe , por une as qe e kam nder mend nje gje te tille , edhe sikur te jem duke vdekur . atehre me tha me duket te dergoj tek specialisti, atje shkoj i thashe, por ketu edhe sikur te behet nami jo.
Nuk e di cfare pune kisha dhe shkova per 2-3 ditesh dhe me tha perseri je i sigurt qe nuk do qe te kontrolloj une . Shume i sigurt i thashe 100000%.
Tek specialisti eshte gje tjeter , sepse ate mund ta shofin mbase 1 here ne jete kurse doktoreshen e familjes e shof shpesh dhe nuk mundesha . plus qe eshte edhe vajze e re dhe alamet femre..
Kurse tek specialisti per fat te mire me takoi nje Indiane e lodhur ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top