Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Ado

FISEBILIL-LAH
Një grup besimtarësh dhe një grup ateistësh iu nënshtruan një eksperimenti, gjë që zbuloi se emocionet ishin njësoj të larta kur bëhet fjalë për të sfiduar fuqinë mbinatyrore

Studimi

Mendjet dhe zemrat e ateistëve duket se nuk reagojnë njësoj. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar së fundi, i kryer në Finlandë. Zbulohet se ateistët bëhen shumë emocionalë, po aq emocional kur bëhet fjalë për të sharë Zotin sa edhe besimtarët.

“Rezultati nënkupton se sjelljet e ateistëve kundrejt Zotit janë ambivalente dhe se besimi i tyre i hapur është në konflikt me reagimin e tyre emocional”. Ky është konkluzioni i skuadrës kërkuese të Universitetit të Helsinkit, drejtuar nga psikologia Marjaana Lindeman. Studimi është publikuar në Gazetën Ndërkombëtare për Psikologjinë e Religjionit.

Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël. I pari analizoi 17 finlandezë të rekrutuar përmes internetit, të cilët shprehën nivel të lartë besimi ose mosbesimi te Zoti.

Ata lexuan me zë të lartë një seri deklaratash, ndërsa reagimi i trupit të tyre mbahej nën kontroll përmes elektrodave që iu ishin vendosur në dy prej gishtave të tyre.

Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit e mi të mbyten”. Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përfshinin referencë për Zotin. “ثshtë mirë të shkelmosh një kone në surrat”. Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit “shpresoj që sot të mos bjerë shi”.

Reagimi trupor i të dyja grupeve ndoqi të njëjtën rrugë. Si besimtarët, ashtu edhe jobesimtarët, reagonin shumë kur vinte puna për të sfiduar besimin te Zoti apo ndaj deklaratave të tjera të pakëndshme si dhe reagonin më pak për deklaratat joagresive.

Në krahasim me ateistët, besimtarët thanë se ndiheshin më shumë të sikletosur kur recitonin sharjet ndaj Zotit. Por reagimi emocional i mbledhur përmes vibrimit të lëkurës zbuloi se në fakt ata qenë njësoj, në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se ateistët kishin më shumë emocione kur talleshin me Zotin se sa raportonin me fjalë.

Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocional të ateistëve.

Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan “nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t’i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje”, si dhe “uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje”.

Rezultati ishte që ateistët treguan nivel më të lartë të reagimit emocional kur lexonin deklarata në lidhje me Zotin se sa kur lexonin fjali pothuajse identike, por pa sfidë ndaj Zotit.

Për kërkuesit, kjo tregon se “edhe ateistët kanë vështirësi kur vjen puna për t’u tallur me Zotin dhe fuqinë për t’i bërë keq të dashurve të tyre”.

“Ka së paku katër shpjegime potenciale për këto gjetje”, shkruan Linderman dhe kolegët e saj. Më i thjeshti dhe më provokativi është se besimet eksplicite të ateistëve mund të ndryshojnë nga reagimet implicite që ekzistojnë jashtë së vetëdijshmes.

Por edhe shpjegime të tjera janë po kaq të mundshme. Për shembull, ateistët mund të kenë reaguar për shkak se e ndiejnë se për të tjerët, miqtë apo familjarët e tyre, me Zotin nuk mund të tallesh. Në mënyrë alternative, ata mund ta kenë gjetur idenë e Zotit absurde, gjë që i ka shkaktuar një nivel emocional më të lartë.

Në fund, kërkuesit vërejnë se “megjithëse ateistët nuk besojnë te Zoti, ata mund të jenë ndikuar nga besimet e tyre të mëparshme”. Ata e mbështesin këtë me një studim të vitit 2006, që zbuloi se tre të katërtat e ateistëve në SHBA kanë qenë më parë besimtarë.

Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit përbën një problem./Shqip/
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Një grup besimtarësh dhe një grup ateistësh iu nënshtruan një eksperimenti, gjë që zbuloi se emocionet ishin njësoj të larta kur bëhet fjalë për të sfiduar fuqinë mbinatyrore


Pse nuk i paskan vene edhe katoliket, myslimanet ne k'te test ? Do kishte dale 3-she e bukur :D

Gjithsesi Asnje nuk e shan Zotin dhe Natyren,te gjithe dridhen para k'tyre te dyve :D
budallek me brire..... dhe ky artikulli jot perralla me mbret....
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Se di po te jesh ateist sdo te thot qe te shash zotin...Une besoj ne nje zot por jo ne fe .....Zoti esht nje ndersa fe jan 101 ..
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Se di po te jesh ateist sdo te thot qe te shash zotin...Une besoj ne nje zot por jo ne fe .....Zoti esht nje ndersa fe jan 101 ..

Ateistet e bejne krimin me te madhin qe ekziston ! Zoti i ka krijuar njerezit per ta adhuruar Ate . E ateistet aq te mencur tegohen e mohojne ate ! A mohohet Zoti ore njerez ?!!! A jeni duke e ditur cfare jeni duke bere ? Zoti na udhezoft ne njohjen dhe adhurimin e Tij ashtu si e meriton . amin .

Se kjo i bjene se Atesitet po e sfidojne Zotin , po i thone Pejgambert qe i ka dergur per neve , librat e shpallur , faktet qe ekzistojne qe tregojn FUQIN DHE MAHDERIN E TIJ , po i hudhin poshte me diturin e tyre ! Sepse keta jane aq te mencur kane arritur ti sfidojne librat e shapllur , kane arritur ti sfidojne Pejgamberet qe nuk kane ekzistuar dhe kane sjellur fakte qe njeriu eshte i krijuar veteveti , ashtu koti , ka ardhur prej qiellit ''rrap tap'' !!! Ndoshta po e lendoj ndokend , vetem atesitet jane njerez me koketrash qe kam pare ndonjehere . Pse po e theme kete ? Sepse asnje argument me te vogelin nuk e sjellin per ta vertetuar se ISLAMI nuk eshte Feja e Zotit . Muhamedi nuk eshte Pejgamberi i Tij . Vetem ashtu koti e mohojne Pejgamberin , ISLAMIN nga arroganca e tyre !

Ateist nga ana ime shihet cdo jomuslimane , sepse te gjithe po e mohojne ALLAHUN !
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Pse nuk i paskan vene edhe katoliket, myslimanet ne k'te test ? Do kishte dale 3-she e bukur :D

Gjithsesi Asnje nuk e shan Zotin dhe Natyren,te gjithe dridhen para k'tyre te dyve :D
budallek me brire..... dhe ky artikulli jot perralla me mbret....

Një grup besimtarësh dhe një grup ateistësh


hahahahahahahahahahahhahaha ketu ja ke ven vulen !!!!!!!!!! hahahahahha pse BESIMTARET ca jan kinez a ? BESIMTARET JAN , MUSLIMANT , KATOLIKT ETJ ATA QE BESOJNE !!!!!!!
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Ti Ado, ma ke mbush mendjen qe s'ke aftesi komunikimi, :D

Perderisa k'tu percakton vetem besimtaret ateiste eshte e qarte, pra kshu sic thua ti duhet te ishte percaktuar, 1 grup besimtaresh Katolike, myslimane ateiste etj etj u vune ne prove etj etj :D
kemi besimtare te feve te ndryshme, pra i percaktojme :)
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

Ti Ado, ma ke mbush mendjen qe s'ke aftesi komunikimi, :D

Perderisa k'tu percakton vetem besimtaret ateiste eshte e qarte, pra kshu sic thua ti duhet te ishte percaktuar, 1 grup besimtaresh Katolike, myslimane ateiste etj etj u vune ne prove etj etj :D
kemi besimtare te feve te ndryshme, pra i percaktojme :)

une kam aftesi shum me i tregu budallakinat e tua dhe te disave ketu qe sdini as qa flisni :D

BESIMTARE dmth qe beson ne ZOT , muslimant katolikt , ortodokst , hebrejt , hindut etj besime te ndryshme besojn ne ZOT ! kurse ateistet nuk besojn ne ZOT !! pra nuk ka nevoj te thuhet muslimant apo katolikt apo X besimtare tjere u testuan sepse eshte quajtur me nje fjale BESIMTARE. po ku din gje ti :D
 
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

po edhe kto besojne diku :D Nuk ke si mos ti quash Besimtare :D

Ti po thua qe te gjithe Besimtaret besojne ne 1 Zot, atehere jam Dakort :D
S'kemi pse ti percaktojme :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Edhe ateistët “dridhen” kur shajnë Zotin

jeni tu e gjet ju ate qe se ka gjet as nastradini :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top