Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Aver

.
V.I.P
Gjate fushates zgjedhore jane hapur tema te ndryshme lidhur me fushaten dhe aktivitetet elektorale te partive dhe koalicioneve per zgjedhjet vendore. Pasi qe fushata zgjedhore zyrtarisht ka perfunduar dje, ne kete teme do te postojme lajme qe kane te bejne me ecurine e zgjedhjeve gjate dites se neserme, numerimin e votave si dhe rezultatin perfundimtar.

Do te jete gare interesante, besoj. Jane 61 bashki per te cilat neser pritet te kuptohen emrat e fituesve.

Uroj qe procesi te kaloj pa incidente.
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ja dhe keshilla e fundit e Ambasades Amerikane e dhene para disa oresh
11148758_10153022176937198_1896543786757249845_n.jpg
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ja sa votues do të ketë çdo bashki me 21 qershor

largea_largea_1607131_1466838380276171_7381050913303240517_n14348374461434837499.jpg

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, numri i përgjithshëm i votuesve në 21 qershor 2015 është 3.370.206 votues, ku 1.667.778 janë votuese femra dhe 1,702,428 janë votuesë meshkuj. Por, duke u mbështetur edhe në zgjedhjet e kaluara, pritet që numri i votuesve në 21 qershor të jetë afërsisht 48 %, pra, nesër pritet që të votojnë 1,617,000 votuesë.

Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit QV në gjithë Shqipërinë do të jetë 5.299.

Nr Bashkia Nr. i votuesve Përballja e subjekteve

1 Belsh 24.037 PS-PD

2 Berat 77.631 LSI-PR

3 Bulqizë 29.065 LSI- PD

4 Cërrik 35.01 LSI- PD

5 Delvinë 14.789 LSI- PD

6 Devoll 33.169 PS-PD

7 Dibër 56.322 PS-PD

8 Divjakë 40.751 PS-PD

9 Dropull 19.969 PD-PBDNJ-MEGA

10 Durrës 233.227 PS-PD

11 Elbasan 158.751 PS-PD

12 Fier 154.652 PS-PD

13 Finiq 29.668 PBDNJ-PD

14 Fushë–Arrëz 9.165 PS-PD

15 Gjirokastër 42.373 LSI- PD

16 Gramsh 27.003 PS-PD

17 Has 15.183 PS-PD

18 Himarë 22.392 PS-PD

19 Kamëz 89.679 PS-PD

20 Kavajë 60.466 PS-PD

21 Këlcyrë 9.784 PS-PD

22 Klos 15.326 PS-PD

23 Kolonjë 15.326 LSI- PD

24 Konispol 10.95 PDIU-PD-PBDNJ

25 Korçë 106.478 PS-PD

26 Krujë 58.603 PS-PD

27 Kuçovë 43.366 LSI- PD

28 Kukës 43.021 LSI- PD

29 Kurbin 54.589 PS-PD

30 Lezhë 80.773 LSI- PD

31 Libohovë 5.797 PS-PD

32 Librazhd 32.304 PS-PD

33 Lushnjë 99.894 PS-PD

34 Malësi e Madhe 42.426 PS-PD

35 Maliq 48.323 PS-PD

36 Mallakastër 31.861 LSI- PD

37 Mat 29.291 PS-PD

38 Memaliaj 16.631 PS-PD

39 Mirditë 28.158 PS-PD

40 Patos 33.833 PS-PD

41 Peqin 28.331 PDIU-PD

42 Përmet 16.348 PS-PD

43 Pogradec 69.488 LSI- PD

44 Poliçan 13.925 PS-PD

45 Prrenjas 24.174 LSI-PD

46 Pukë 12.504 PS-PD

47 Pustec 4.296 Partia Maqedon – PD

48 Rroskovec 24.097 PS-PD

49 Rrogozhinë 29.928 PDIU-PD

50 Sarandë 43.214 PS-PD

51 Selenicë 27.099 LSI- PD

52 Shijak 33.667 PS-PR

53 Shkodër 157.331 PS-PD

54 Skrapar 14.602 LSI- PD

55 Tepelenë 12.838 PS-PD

56 Tiranë 608.829 PS-PD

57 Tropojë 21.376 PS-PD

58 Ura Vajgurore 29.469 PS-PD

59 Vau i Dejës 37.223 PS-PD

60 Vlorë 153.488 PS-PD

61 Vorë 27.496 LSI- PD

Burimi: botasot.info
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Si veprim i pazakonte me duket. Nejse.

Edhe ushtarët në gatishmëri për zgjedhjet e nesërme në Shqipëri

forcat-e-armatosura-te-shqiperise.jpg

Ushtria e Shqipërisë ka marrë nën ruajtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 21 qershorit.

Mësohet se e gjithë ushtria ka kaluar në gatishmëri dhe nën kujdesin e saj do të jenë edhe të gjitha përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë.

Gjithashtu mjetet e ushtrisë kanë bërë shpërndarjen e bazës materiale të nevojshme për nisjen e procesit të votimit, transmeton Televizioni Klan.

Ushtria, ditën e zgjedhjeve dhe pas saj do të jetë në gatishmëri dhe do të ndërhyjë vetëm nëse do të ketë situata të vështira për t’u menaxhuar nga forcat e rendit. Policia ka angazhuar në këtë proces 6700 efektivë.

5900 prej tyre do të kenë për detyrë ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të 90 Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve dhe 5299 Qendrave të Votimit.

Vëmendja do të jetë e fokusuar dhe në parandalimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e rendit publik.

Veç qendrave të votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, në mbyllje të procesit të votimit policia do të marrë në ruajtje, të dielën edhe Vendnumërimet.

Gjatë kësaj kohe, punonjësit të policisë në mënyrë kategorike nuk i lejohet që në asnjë moment të hyjë brenda qendrës së votimit apo po vendit të numërimit.

Gazetaexpress.com
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Deri në ora 13 votuan mbi 27 për qind - shënohen incidente

v3(11).jpg

Kryetarja e KQZ-së, Lefterija Luzi në konferencën e fundit për media të mbajtur pak çaste më parë tha se pjesëmarrja e votuesve në shkallë vendi deri në orën 13 ka qenë 27.09 për qind, raporton Indeksonline.
Sipas saj Dibra qëndron më së miri aktualisht me përqindjen e daljes në zgjedhje me 30.89 për qind.
Ajo po ashtu ka thënë se janë shënuar edhe disa incidente por të cilat nuk e lëndojnë procesin e gjithmbarshëm zgjedhor. Indeksonline do të vazhdoi t'ju mbajë të informuar nga vendi I ngjarjes për gjithcka që ka të bëjë ne zgjedhjet lokale në Shqipëri. /Indeksonline/
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Rama voton në Surrel: Moment historik, kush nuk voton s’ka të drejtë të ankohet

rama-votoi.jpg

Kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama ka votuar rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm në qendrën e votimit të ngritur në shkollën ‘Ymer Lala’ në Surrel, ku Rama voton për herë të parë. Duke folur për mediat pas votimit, Rama i ka cilësuar këto zgjedhje të një rëndësie të veçantë pasi me to vuloset reforma administrative historike për Shqipërinë. Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë, ndërsa kush nuk voton sipas kryeministrit nuk ka të drejtë të ankohet.

“Unë i bëj thirrej të gjithëve të votojnë për të marrë pjesë në një proces historik ku do të vuloset reforma administrative për Shqipërinë. Pavarësisht për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të mirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton nuk të drejtë të ankohet”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët se si ndihet që voton për herë të parë në Surrel, Rama u përgjigj: “Si katunar me fat, pasi me ndarjen re administrative, të gjithë janë qytetarë të Tiranës, edhe banorë të fshatit më të largët”.

gazeta-Shqip.
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Policia e Shtetit: Ja problemet me procesin zgjedhor deri në orën 14.00

1434891827votimmmm.jpg

Policia e Shtetit ka njoftuar problemet dhe incidentet me procesin zgjedhor, të ndodhura deri në orën 14.00 të ditës së sotme.

Sipas Policisë së Shtetit, situata në të gjithë vendin paraqitet e qetë. “Deri në orën 14:00 nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor”, bënë të ditur burime zyrtare, sipas të cilave, vetëm në një rast është kërkuar ndërhyrja e policisë, me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit për rivendosjen e gjendjes.

Më konkretisht, në KZAZ-në nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9-vjeçare Koman, u kërkua ndihma e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.

“Gjatë procesit zgjedhor, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente të vogla, për të cilat policia është thirrur nga komisionet përkatëse të qendrave të votimit, por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/ Top Channel
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Votuesit tallen me fletët e votimit, i bëjnë të pavlefshme

1434897117flete-votimi.jpg

Jo të gjithë shqiptarët që kanë ushtruar të drejtën e votës kanë hedhur në kutitë e votimit zgjedhjen e tyre për një prej kandidatëve.

Shumë prej tyre janë tallur me fletën e votimit të kandidatëve, duke bërë zhgarravina, apo duke vënë shenjën e votimit tek të gjithë kandidatët.

Të tjerë kanë shkruar shprehje të ndryshme, duke e bërë të pavlefshme fletën e votimit. Në këtë mënyrë ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikës, por pa harruar të ushtrojnë të drejtën e votimit që ua jep si mundësi Kushtetuta e Shqipërisë.

/ Top Channel
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Sipas Exit Poll te IP Marketing dhe OraNews rezultatet per Tiranen, Durresin dhe Shkodren duken si me poshte.
Ne anen tjeter, koalicioni i djathte i ka kontestuar keto rezultate dhe i ka cilesuar si tendecioze.

Tirana: Erion Veliaj (PS) me 50-54.5% kundër Halim Kosovës me 38-42% dhe Gjergj Bojaxhi (I pavarur) me 4-7% nga 5500 të intervistuar.

Shkodër: Voltana Ademi (PD) me 52-56% kundër Keti Bazhdari (PS) 40-44% nga 4000-4200 të intervistuar.

Durrës: Vangjush Dako (PS) me 50.5-54.5% kundër Grida Dumës (PD) 45.5-49.5% nga 4000-4200 të intervistuar.

Megjithate per rezultatet perfundimtare dhe reale mund te kuptojme vetem pas numerimit te te gjitha votave nga ana e KQZ-se.
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Pamjet e para per mua jane zhgenjyese dhe ate per shume aryse:

1. Pjesmarrja shume e ulet qe per mua paraqet humbje te besimit qytetar ne organet shtetrore dhe kjo eshte e dhimbshme
2. Ngadalesia ne te numeruar qe eshte nje shenje e turpit
3. Teksa po shihja lajmet pashe nje police me kallashnikov pran kutive te votimit qe ishin gati per numrim. Ky eshte turpi me i madhe dhe nje shenje se vota nder shqiptar eshte e pasigurt. Policia munde te jene prane qendrave votimit ose ne nje vend te posaqem brenda qendrave te votimit por qe polici me kallashnikov ne krah te jete mu ke kutia e votimit kjo eshte turpi i botes.

Nuk akne faj qytetaret qe nuk dalin ne votime.
 
Ndersa une do thoja se kesaj radhe shqiptaret sikur mezi e kane pritur kete dite per te treguar se " ne e dim qe ju po talleni me popullin" po bejne te pavlefshme shumicen e fletave te votimit duke ironizuar tallur ata te medhenjt e e shtetit.Duket qesharake cdo citat i shkruar ne fleta por eshte per te ardhur keq pasi ne e dim se cfare kemi ne krye dhe vazhdojme akoma ti votojme. Sinqerisht une jam larg por nese do isha ne shqiperi nuk kisha ndermend te shkoja te votoja, vertet vota eshte nje e drejte e detyrim qytetar por ja qe asnje nga ata nuk e meritojne, populli po ha akoma me lista e ata tallin b...n gjithe mandatin e tyre , kjo eshte padrejtesi!
Ps.me behet qefi qe shumica e fletave do dalin te pavlefshme, ky eshte realiteti :)
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

SIkur te ishte e mundur mire do ishte qe pjesmarrja te ishte 0%. NE fakt une skam votuar asnjeher, pasi perhe rne kohe zgjedhjes kam qene larg. Ama kur flisja me shoqerine apo familjen (kishte prej tyre qe thonin s'do shkojme, ata jane te gjithe njesoj) Dhe une kam qene kundra kesaj zgjedhje. Thoja nga 2 te keqia zgjidhni me pak te keqen. Eshte detyre qytetare votimi bla bla bla. Ama kete vit kam qene duke e menduar te njejten situate kur me tha nje mike qe s'do shkoj. Heshta. Sepse deri kur mund te ecet me te keqen. Ne fund te fundit nga e keqja, sado e vogel qe eshte a mund te vij e mire?
Mospjesmarrja ne zgjedhje dhe tallja me fletat eshte nje forme proteste ndaj zhgenjimit 25 vjecar me kete popull nga te gjitha partite politike. Jemi vertet te lodhur nga fjalet dhe premtimet boshe.
Nqs kete mandat(kushdo qe e fiton) vertet nuk ben asgje, e mira do ishte qe askush te mos shkonte me ne votime...

Dua te ngrej dhe nje pyetje per anetaret. SIdomos ata qe e ndjekin ecurine politike te vendit. Sipas jush, si mund te ndryshoje situata e Shqiperise, me keto kushte te tanishmet. Pra cilat mund te jene disa hapa te cilat mund te ndikojne dukshem ne permiresimin politik.

Do vleresoja cdo pergjigje....
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Rezultatet e fundit dihet gje kush ka fitu ?
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Përfundon procesi i numërimit në 9 bashki, fitues kandidatët e koalicionit të majtë
22/06/2015

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë arritur të fitojnë në 9 bashkitë e para ku ka përfunduar procesi i numërimit.

Në 4 vitet e ardhshme bashkia e Hasit, Skraparit, Pustecit, Delvinës, Kolonjës, Libohovës, Peqinit, Fushë Arrzit dhe Pukës do të drejtohen nga kryetarë të koalicionit të majtë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm u mbyll procesi i votimit në Bashkinë e Hasit, ku Adem Lala i koalicionit të majtë arriti të fitojë me 4884 vota ose 52.98%, ndërsa kandidati i APPD, Elez Maçi arriti të merrte 4245 vota ose 46.05%. Në garë për këtë bashki ishte edhe kandidati i PSD, Gëzim Ukperaj, i cili mori vetëm 0.97% të votave.

Procesi i numërimi është mbyllur edhe në Skrapar, ku fitues ka rezultuar Nesim Spahiu, i cili mori 84.43%, ndërsa rivali i tij Hajredin Bakjasi 15.57% të votave.

Ndërkohë edhe në Delvinë përfundoi procesi i numërimit dhe Rigels Balili, kandidat i ASHE, tashmë është kryetari i ri i kësaj bashkie, pasi ka marrë 72.8% të votave, ndërsa kandidati i APPD, Dhurim Alinani ka marrë 27.2% të votave. Edhe Bashkia e Peqinit është fituar nga një kandidati i majtë, Saimir Hasalla, i cili arriti të merrte 9020 vota, ndërsa Albert Kreçi kandidati i APPD mori 4284 vota.

Në Kolonjë, Arben Malo i ASHE-së ka marrë 4997 vota, ndërsa Viktor Duro, kandidat i APPD-së, 4076 vota. Luiza Arifi e ASHE-së ka arritur të marrë 53.65% të votave në Libohovë, duke mundur Altin اomon e APPD-së me 46.35%.

Po ashtu edhe bashkia e Fushë Arrzit dhe e Pukës është fituar nga kandidatët e ASHE, por me një diferencë të vogël. Në Pukë Gjon Gjonaj arriti të fitonte me një diferencë vetëm me 97 vota, ndërsa në Fushë Arrëz diferenca ishte vetëm me 66.

/ Top Channel
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Bashkia TIRANث
QV: 243/864
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:16
ERION VELIAJ (ASE)
44689 vota - 53.44 %
HALIM KOSOVA (APPD)
32468 vota - 38.83 %
GJERGJ BOJAXHI (I pavarur)
4517 vota - 5.4 %
ARBEN TAFAJ (LDVMP)
767 vota - 0.92 %
DHIMITثR MUSLIA (PKD)
232 vota - 0.28 %
SAZAN GURI (AEE)
946 vota - 1.13 %
=================
Bashkia DURRثS
QV: 51/310
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:12
VANGJUSH DAKO (ASE)
9329 vota - 55.41 %
GRIDA SHQINA (DUMA) (APPD)
7506 vota - 44.59 %
===================
Bashkia VLORث
QV: 95/213
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:13
DRITAN LELI (ASE)
14824 vota - 62.46 %
GENC DEROMEMAJ (APPD)
7869 vota - 33.15 %
VASIL BEDINAJ (I pavarur)
1041 vota - 4.39 %
====================
Bashkia BERAT
QV: 27/124
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:18
PETRIT SINAJ (ASE)
3780 vota - 50.98 %
KASثM MAHMUTAJ (APPD)
3634 vota - 49.02 %
=====================
Bashkia FIER
QV: 80/219
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:14
ARMANDO SUBASHI (ASE)
14392 vota - 57.38 %
ENKELEJD ALIBEAJ (APPD)
9529 vota - 37.99 %
ALBERT اAاI (PSD)
1162 vota - 4.63 %
======================
Bashkia ELBASAN
QV: 81/232
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 07:09
QAZIM SEJDINI (ASE)
14917 vota - 58.06 %
ARDJAN TURKU (APPD)
10775 vota - 41.94 %
======================
Bashkia DIBثR
QV: 33/123
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 08:35
SHUKRI XHELILI (ASE)
3121 vota - 45.74 %
ILIR KROSI (APPD)
3384 vota - 49.59 %
ILIR BULKU (I pavarur)
117 vota - 1.71 %
ZAIM KORSI (AP)
178 vota - 2.61 %
DIK SPATA (PBDNJ)
24 vota - 0.35 %
=====================
Bashkia GJIROKASTثR
QV: 11/69
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 04:26
ZAMIRA RAMI (ASE)
1852 vota - 61.43 %
IGLI KOKALARI (APPD)
1163 vota - 38.57 %
=====================
Bashkia LEZHث
QV: 44/121
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:19
VIKTOR TUSHAJ (ASE)
6478 vota - 50.46 %
FRAN FRROKAJ (APPD)
6360 vota - 49.54 %
=====================
Bashkia KORاث
QV: 84/164
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:19
SOTIRAQ FILO (ASE)
13453 vota - 60.81 %
GJERGJI MERO (APPD)
8669 vota - 39.19 %
======================
Bashkia KUKثS
QV: 39/88
Përditësimi i fundit: 22/06/2015 09:06
HASAN HALILAJ (ASE)
4032 vota - 43.22 %
BASHKIM SHEHU (APPD)
5297 vota - 56.78 %
======================
ne vazhdim....
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Pjesmarrja ne votime 47% e popullise (te moshes per te votuar) dhe keta akoma skane mbaru numerimin e votave!

Welcome in Albanistan :D
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

pershendetje te nderuar . desha te di a ka ndonje link ku mund ta kuptojme si po ecen procedura e votimit pra rezultatet e zgjedhejve neper komuna direkt.
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

ska me komuna ne shqiperi , jane kthyer te gjitha ne nje bashki te madhe .
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Sigurisht qe te majtet, akoma e diskuton ti

Dmth te majtet prep ne qeveri :( po ne shkoder ?
 
Po si ti fitonin si mos ti fitonin , te majtet do ishin ne qeveri se paku deri ne 2017 sepse duket se do jet rruge e gjate ne pushtet
 
do ulet enver hoxha me nga stoli sebesoj me tashi u mor vesh se me PD po i vjen fundi
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

do ulet enver hoxha me nga stoli sebesoj me tashi u mor vesh se me PD po i vjen fundi

PD nuk ekziston më , eshte bere parti me nje grup njerezish qe vec per PD nuk punojne . PS ka te pakten 8-vjecarin e vet qe do e mbaj , pastaj kemi Ilirin qe pret te kapi stafeten . Te shohim ne 2021 cfare do ndodhi :D
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Dmth te majtet prep ne qeveri :( po ne shkoder ?

Ne shkoder e ka fitoren e sigurt PD-ja me VOLTANA ADEMI 61%
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Dmth te majtet prep ne qeveri :( po ne shkoder ?

Do nje facolete?!! :p ..
 
Titulli: Ecuria e votimeve dhe rezultatet e zgjedhjeve lokale 2015 ne Shqiperi

Ne shkoder e ka fitoren e sigurt PD-ja me VOLTANA ADEMI 61%

ma n'fund u kthy shkodrant me PD :) THNX cento dmth nuk fitoj keiti
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top