Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ecje për një shëndet më të mirë.

Përqindja e të rriturve të cilët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës ulur në një karrige është rritur nga 36.8 % deri në 39.9 % në harkun kohor prej pesë viteve.

Pasivitetit është bërë tashmë një pjesë përbërëse e jetës sonë, që nga ashensorët e deri tek telekomandat, që nga makina deri tek pajisjet shtëpiake moderne, duke arritur deri tek furcat e dhëmbëve elektrike.

Jeta sedentare, ose inaktiviteti fizik, është shkaku numër dy i vdekjeve të parandalueshme në Europë, i paraprirë nga pirja e duhanit.

Më mirë do të ishte një stërvitje e mirë, me intensitet të fortë, një orë në ditë, por ecja padyshim që është një fillim i mirë për humbjen e peshës, për t'u kthyer në formë dhe për të përmirësuar shëndetin.

Ekzistojnë të paktën 10 arsye të mira për të ecur, le t'i shohim cilat janë.

0a920bff750a43f6b1c9c3a939b4258e.jpg


1-Ecja parandalon diabetin e tipit 2. Të ecësh 150 minuta në jave dhe të humbasësh 7 për qind të peshës trupore, mund të reduktojë rrezikun e diabetit me 58 për qind.

2-Tek meshkujt ecja forcon zemrën. Shkalla e vdekshmërisë tek burrat në pension që ecin më pak se 1,5 km në ditë është dyfish më e lartë në krahasim me ata që ecin më shumë se 3 km në ditë.

3-Tek femrat ecja forcon zemrën, gratë që ecin tre ose më shumë orë gjatë javës, zvogelojne rrezikun e sëmundjeve të zemrës ose problemet koronare, me 35 për qind në krahasim me femrat që nuk e bëjnë këtë.

4-Ecja i bën mirë trurit. Femrat që ecin me hap normal për të paktën 1.5 orë në javë, kanë një funksion më të mirë njohës në krahasim me gratë që ecin me pak se 40 minuta në 3 javë, dhe kanë një rënie të vogël të njohjes me kalimin e moshës.

5-Ecja i bën mirë kockave. Gratë në postmenopauzë, që ecin rreth 1,5 km në ditë kanë një dëndësi më të madhe kockore në krahasim me gratë që përshkojnë distanca më të shkurtra.

6-Ecja ndihmon lehtësimin e simptomave të depresionit. Të ecësh për 30 minuta, 3 -5 herë në javë për 12 javë, redukton simptomat e depresionit me 47 për qind.
5f1e2b613af24ec59af3460d446a094e.jpg



7-Ecja ul rrezikun e kancerit te gjirit dhe të zorrës së trashë. Grate që ecin me hap të shpejtë për një periudhë kohore duke variuar nga një orë e 15 minuta deri në dy orë në javë, kanë një rrezik të ulet ndaj kancerit të gjirit 18 për qind në krahasim me gratë që nuk janë aktive.

8-Ecja përmirëson formën trupore. Ecja vetëm tre herë në javë për 30 minuta përmireson ndjeshëm shëndetin karidovaskular.

9-Edhe shëtitjet e vogla, përmirësojnë formën. Shëtitjet e shkurtra me hap të shpejtë (tre seri ecje nga 10 minuta në dite) sjellin përmirësime në formën fizike, dhe është efektive në reduktimin e yndyrës tupore.

10-Ecja përmirëson shëndetin fizik. Hulumtimet tregojnë se ecja përmirëson të gjitha funksionet fizike, gjendjen e formës fizike, dhe parandalon aftësitë e kufizuara në personat e moshuar.
/crlonline/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back