Ec e mbushma mendjen!

A2, pershendetje njehere. Sinqerisht nuk me vje keq hic qe nuk ka pershtatshmeri mes nesh, dhe nese do kishte,do ishte realitet i frikshem per mua. Jo me kot te citova Kuranin se thash ketij do i besoje, por shoh qe ju jo vec qe nuk e besoni, por e kundershtoni vec per faktin qe jua lexo nje "i pa fe". Ne Kuranin tend shkruhet "Zoti e rrafshoi token" tani ti nese me gjen dhe nje shpjegim sesi rrafshohet nje top, une te betohem qe sdo te citoj me ne kete forum.
Përshëndetje zotëri @Tartarian
Të uroj që s'je në realitet të frikshëm, por në një realitet komod.
Përkundrazi, kur Kurani citohet nga ata që s'e besojnë, citimet bashkë me komentet që ia bashkëngjisin i lexoj me më shumë vëmendje sesa nga besimtarët e thjeshtë, jo të thelluar në dituritë islame.
Së pari kur citon, cito me referencë, ngase unë e di cilit varg po i referohesh, por të tjerët mund të mos e dinë. Edhe pse nuk i plotësoi kushtet të cilat i kërkova në fillim, po të përgëzoj që arrite ta gjesh, kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që ke të drejtë.
Po e sjell ajetin, e pastaj ta jap edhe shpjegimin unanim mes të gjithë komentuesve të Kuranit, pa asnjë përjashtim.
"Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë. Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!" [51:46 - 47].
Së pari Kurani nuk është libër shkencor, por brenda tij ka edhe shkencë. Pjesët shkencore të Kuranit, ne besimtarët i perceptojmë si mrekulli kuranore, të cilat dëshmojnë shenjtërinë e tij, pra se ai është Fjalë e Zotit dhe jo libër i shkruar nga dora e njeriut.
Sidoqoftë, le t'i kthehemi shpjegimit unanim të dijetarëve, atyre që e kuptojnë më së miri Kuranin.
Vargu 46 i kaptinës edh-Dharijat, pra të 56-ës me radhë, i referohet ndërtimit të qiellit dhe infinitetit të tij, zgjerimit të pakufishëm në vazhdimësi. Këtë besoj që e ke mësuar në lëndën e gjeografisë si fakt shkencor, pa më thuaj nga e dinte Muhamedi këtë fakt në shekullin e shtatë?!
Vargu vijues, 47 i kësaj kaptine flet për shtrimin e Tokës, me foljen fer-rashn-na, që i bie shtrimi i një gjëje. Nga kjo rrënjë shtratit i thuhet firash.
Tani s'po të them asgjë, më thoni ju, me sy të lirë kur ec të duket toka e shtrirë, e rrafshët, e përshtatshme për të ecur apo si të duket?
Po pse themi shtrati i detit? Është gabim edhe kjo shprehje?
Ja po ta jap edhe unë tekstin e Kuranit për të cilin aludova më sipër:
"Ai i ka krijuar qiejt dhe Tokën për të shpallur të Vërtetën. Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën në natë, Ai e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën. Të gjitha lëvizin për një kohë të caktuar. Vërtet, Ai është i Plotfuqishëm dhe Falës i Madh! " [39:5]
Folja që përdoret për të treguar kalimin e natës në ditë dhe ditës në natë, është ju-kev-vir që ka kuptim të rrotullimit. Ka kuptimin e një gjëje sferike a të rrumbullakët. Nga kjo rrënjë topit në gjuhë arabe i thuhet ku-ra.

Kaq nga unë,
Shëndet!
 
A2, shkruajte kaq gjate te shpjegosh "Rrafshimin e Topit" ??
Une sdo guxoja kurre te bej nje pyetje me serioze sesa ajo e "topit" nga frika e replikes.
Dhe pse sma "rrafshove topin", te falenderoj per pergjigjen dhe do mbaj premtimin te mos citoj me. Shnet e t'mira.
 
  • Më pëlqen
Reactions: A2.
Po normal qe toka eshte "shtruar", ne kuptimin qe e beme te pershtatshme per te jetuar, si do jetonim ne, ne pjerresi? :D
Dhe ne kur marim 1 projekt, nga koder, 1 parcele e bejme rrafsh dhe ndertojme :D

Nuk e kam lexuar komentimin e mesiperm por thjesht llogjike e paster dmth.

Hi guys! 😁
 
S'ta mbush hic! ?

Ne te tilla raste eshte sikur te mbushesh nje kove plot me vrima poshte. Ti hedh uje ajo e nxjerr. Se s'ka c'te bej, ka vrimat. Ne rasten e njeriut ka injorancen + arrogancen per te mos e pranuar ate te paren.
Ja keshtu! Nuk dua te lodhem duke mbajt uje kot qe ajo ta derdhe.
@A2. Hi 😁
ouch..
 
  • Haha
Reactions: A2.
Ndjehem sikur me këtë temë po më bëni shantazh :p
Kuptonte që ka dallim të madh mes A2. dhe Adyy gati sa dallimi mes meje (in real life) me A2. (këtu në forum) :p

p.s. uroj të kem mbushur ndonjë mendje me këtë të vërtetë që sapo e potencova meqë jemi tek kjo temë :p:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top