Ka nga ata që ëndërrojnë një darkë romantike me qirinj, apo të ulen në gjunjë poshtë shtëpisë së të dashurës, ose si Fedez që bllokoi koncertin për t’i kërkuar të dashurës, Chira Ferragni të martohen.
Por nëse ajo për reperin është bërë një nga propozimet e martesës më romantike dhe në të njëjtën kohë më ekstravagante të gjitha kohëve, del sigurisht në plan të dytë në përballjen e ideve të pasur nga piloti amatorial, Anthony Bordignon.
Pasi ka ftuar të dashurën e tij në një avion të vogël, i riu, në qiejt e SHBA-së, ka bërë sikur i ka ndodhur një problem në motor dhe i ka kërkuar vajzës plotësisht e terrorizuar të lexojë instruksionet. Por manuali i përdorur, përmbante me surprizën e madhe të vajzës, që ka reaguar e çuditur, propozimin për martesë.
Jo vetëm kaq, i riu i ka dhënë edhe unazën e martesës që vajza e tregon me krenari në gisht pasi kishin zbritur nga avioni. shqip