E thonë statistikat, zikaltërit e Kontes janë me 2 fytyra

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Interi është skuadra që ka rikuperuar më shumë pikë nga situata disavantazhi në këtë Seri A (7 pikë), ndërsa Torinoja është ajo që ka humbur më shumë pikë (14) nga situata kur ka qenë në avantazh.Konte.jpg
– Ishte që nga sezoni 2011-2012 (14 në atë rast) që Interi nuk pësonte kaq shumë gola (12 sivjet) në 8 ndeshjet e para të Serisë A.

– Torino ka humbur dy nga katër ndeshjet e fundit në kampionat, pasi ka kaluar e para në avantazh, me të paktën dy gola (kundër Lacios dhe Interit).

– Ishte që nga sezoni 1997-1998 që Interi nuk shënonte të paktën 20 gola në 8 ndeshjet e para të Serisë A.

– Torino i ka pësuar 7 nga 11 golat e fundit në kampionat, pas minutës së 84-t.

– Vetëm Levandovski (38), Ronaldo (33) e Haland (31) kanë shënuar më shumë se Lukaku (29 gola) në të gjitha kompeticionet, mes 5 ligave të parë të Europës, nga 1 janari 2020 e deri më sot.

– Interi ka shënuar me dy goditjet e saj të para në kuadrat, të cilat erdhën në minutat 64 dhe 67. Madje, dje kundër Torinos, në të katërta goditjet e para në portë realizoi.

– Aleksis Sançez ka qenë protagonist në 4 gola të realizuar nga Interi në dy ndeshjet e fundit në Serinë A kundër Torinos (1 gol dhe 3 asiste).

– Interi ka pësuar gol në shtatë prej tetë ndeshjeve të luajtura në këtë kampionat. Sezonin e kaluar, pas 8 ndeshjesh kishte pësuar vetëm në 4 prej tyre.

– Interi është skuadra e vetme e Serisë A kundër së cilës Meite i Torinos ka shënuar gol dhe ka ofruar njëkohësisht një asist.

PANORAMASPORT.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top