E SHKRUAR NGA NJث BURRث
Sa më shumë plakem, aq më shumë vlerësoj dyzet vjeçaret kundrejt femrave më të reja. Ja disa nga arsyet:
Një dyzet vjeçare nuk do të zgjojë kurrë në mes të natës për të pyetur se çfarë mendon. Nuk i intereson aspak ta dijë.
Nëse një dyzet vjeçare nuk dëshiron të shohë ndeshjen, nuk do të vijë rreth e rrotull duke qarë, do bëjë diçka që i pëlqen dhe zakonisht bëhet fjalë për diçka shumë më interesante.
Një dyzet vjeçare njihet mjaftueshëm për të ditur kush është, çfarë është, dhe çfarë do dhe nga cili e do.
Vetëm pak prej tyre ju intereson se çfarë ti mendon për to.
Dyzet vjeçaret kanë dinjitet. Nuk do të bëjnë të turpërohesh në opera apo në një restorant luksoz. Natyrisht nëse e meriton nuk do hezitojnë të të qëllojnë, nëse mendon se ja hodhe.
Gratë më të pjekura janë bujare në komplimente, shpesh të pamerituara. E dinë çdo të thotë të jesh i pavlerësuar.
Një dyzet vjeçare është mjaft e sigurtë kur të prezanton miket e saj.
Një grua më e re, në prezencë të një burri, do të injoronte shoqet e saj më të ngushta, sepse nuk ka besim.
Dyzet vjeçareve nuk ju intereson se ty të tërheqin miket e saj, sepse e di që ato nuk do ta tradhëtonin kurrë.
Gratë bëhen telepatike kur arrijnë një farë moshe. Nuk është e nevojshme t'ju rrëfesh mëkatet e tua. Ato i marrin me mend saktësisht.
Dyzet vjeçaret, kur sapo kalojnë dy tre rrudhat e para, janë shumë më seksi se sa të rejat.
Dyzet vjeçaret janë të drejt për drejta dhe të ndershme. Do të të thonë menjëherë se je një idiot apo se po sillesh si i tillë. Nuk ke nevojë të pyesësh në ç'raporte jeni.
Po, vlerësojmë dyzet vjeçaret për shumë arsye.
Fatkeqësisht, kjo gjë nuk është reciproke. Për çdo fantastike, inteligjente, seksi dhe të krehur mirë dyzet vjeçare ( e tutje ), është një burrec qeros, barkalec, që bëhet qesharak me një kamarjere njëzet e dy vjeçare.
| Web |