E rrallë, shpëton pacienti, i hiqen 15 kg tumor në këmbë

My Self

Born To Be Happy
pacienti-me-tumor-224x300.jpgJo pak por 15 kg masë tumorale i janë hequr dje nga trupi.I cilësuar si i paoperueshëm, 62-vjeçari Adrian Bamkollari nga Tirana duhet të shtynte me qetësues ditët që i kishin mbetur. Të paktën kështu i kishin thënë. Shpresë për të kishte vetëm jashtë vendit, ku për fat të keq mundësitë ekonomike nuk ia lejonin të shkonte. Falë ndërhyrjes së rrallë të kryer dje, ai do të mund të jetojë. Për herë të parë në vendin tonë bëhet një operacion i të tilla përmasave në Spitalin Onkologjik. Sipas shefit të Pavijonit Onkologjik, Agim Karaj,i cili kreu ndërhyrjen, pacienti mbërriti në spital me hemorragji dhe biopsia e tij ishte tumor malinj. “Tumori ishte shumë i madh që zinte të gjithë kofshën dhe konsiderohej si i paoperueshëm. Pacienti ishte operuar dy herë dhe tek ne erdhi në gjendje të rëndë. Me anë të disa teknikave, arritëm t’ia hiqnim masën e madhe tumoriale”, tha Karaj. Sipas shefit të pavijonit, ndërhyrja është realizuar nga barku, duke prerë enët e gjakut për të hequr gjithë pjesën tumorale që ndodhej në këmbe dhe në pjesën e legenit. “Aktualisht, gjendja është e mirë, pasi tumori nuk ka një formë agresive malinje, pa metastaza. Ne shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet dhe mund të ketë një mbijetesë si gjithë të tjerët”, tha Karaj. Sipas tij, operacioni jashtë vendit ka afërsisht një kosto prej 40 mije euro .Familjarët i kishin humbur shpresat, pasi nuk kishin mundësi ekonomike për ta përballuar. Ndërsa Drejtorisë së QSUT, e cila ka mbuluar shpenzimet, i ka kushtuar më pak. “Flasim për 13 mijë deri në 14 mijë euro për përballimin e kësaj ndërhyrjeje kaq të rrallë. Jap vlerësimin për ekipin e mjekeve, për kurajën, guximin për të realizuar këtë operacion”, tha Sajmir Ivziku, drejtor i QSUT-së. Ai shtoi se po punohet për të siguruar një fond të posaçëm për ndërhyrjet e rralla. “Po punohet për iniciativën ligjore që do të çojë në realizimin e kësaj gjëje, në mënyrë që Drejtoria e Spitalit të ketë një fond që mund ta përdorë për rastet dhe nevojat emergjente”, tha Ivziku. اdo vit, në Spitalin Onkologjik kryhen rreth 1350 operacione. Një pjesë e mirë e pacientëve edhe pasi kanë kryer këto ndërhyrje, janë të destinuar të humbin jetën, pasi në spital janë paraqitur në stad të avancuar.
1350 operacione
kryhen mesatarisht në vit në Spitalin Onkologjik. Pjesa më e madhe e pacientëve vijnë në stad të avancuar kur tumori ka përparuar. Spitali Onkologjik në QSUT është i vetmi në të gjithë vendin ku trajtohen të sëmurët me kancer me dy llojet e terapive.
4000 raste
të reja zbulohen mesatarisht në vit në vendin tonë. Tumoret më të shpeshta janë ato të mushkërive tek meshkujt dhe i gjirit tek femrat. Por, sipas mjekëve, vitet e fundit është shtuar ndjeshëm shumëllojshmëria e formave malinje që nga ato të zorrës së trashë, mëlçisë, qafës së mitrës e stomakut.
Burimi: Gazeta Panorama !
 
Back
Top