E rrallë, fëmija lind me dy dhëmbë në gojë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ka kaluar pak më shumë se një javë nga ardhja e saj në jetë por Alyssa Bella Bailey dhe buzëqeshja e saj janë bërë shumë të famshme në rrjetet amerikane. E vogla, e cila ka lindur në Branson në Missouri (SHBA) më 28 dhjetor të vitit që lamë pas, ka pasur që prej frymëmarrjes së saj të parë në këtë botë, dy dhëmbë të përsosur në afërsi të buzëve.
Mjekët dhe infermieret që kanë asistuar në lindje, nuk mund tu besonin syve. “Askush nuk na besonte. Të gjithë na shikonin me dyshim kur iu thamë se vogëlushja kishte lindur me dy dhëmbë në gojë”, – ka thënë për mediat vendase nëna e të sapolindurës, Jaklina Bailey.
Sipas mjekëve ekspertë, prania e dhëmbëve tek të sapolindurit është një fenomen shumë i rrallë, i cili mund të shfaqet një në 3 mijë lindje, ose dhe më rrallë. Fatmirësisht, vajza ndodhet në gjendje tejet të mirë, edhe pse në shumë raste ky fenomen vjen si pasojë e një çrregullimi kockor.B koha
vajza4.jpg
ننن



alyssa-bella-bailey.png
[video=youtube;qoCWUK63-Wg]https://www.youtube.com/watch?v=qoCWUK63-Wg[/video]
 
Titulli: E rrallë, fëmija lind me dy dhëmbë në gojë

Duhet mbajtur nen veshgim zhvillimi i saj besoj nga mjeket. Gjthss mire qe ska lind ne Indi se do fillonin ta adhuronin si Zot. Lol...
 
Titulli: E rrallë, fëmija lind me dy dhëmbë në gojë

Duhet mbajtur nen veshgim zhvillimi i saj besoj nga mjeket. Gjthss mire qe ska lind ne Indi se do fillonin ta adhuronin si Zot. Lol...

sapolindurit është një fenomen shumë i rrallë, i cili mund të shfaqet një në 3 mijë lindje, ose dhe më rrallë.
perderisa tregon kjo shifer se mund te ndodhe nje ne 3 mije lindje, nuk me duket fenomen.
 
Titulli: E rrallë, fëmija lind me dy dhëmbë në gojë

boh si film horror :p
 
Back
Top