E rrallë, 17-vjeçarja vdes pasi lyeu flokët

LeVoyageur

Once upon a time...
Lanakshir, 13 tetor 2011, NOA- Deri më sot nuk është regjistruar ndonjë rast i ngjashëm, por kimikatet e bojës së flokëve mund të sjellin edhe vdekjen e një personi. Anglezja Tabatha McCourt, 17-vjeç ka gjetur vdekjen 20 minuta pasi ka lyer flokët e saj.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lanarkshir. Të afërmit e vajzës thanë se ajo pëlqente të ndryshonte ngjyrat e flokëve shpesh. Vajza ka vdekur disa minuta pasi është shtruar në spital. Mjekët besojnë se bëhet fjalë për një rast të rrallë të reaksioneve nga boja dhe kimikatet. Sipas tyre, trupi i vajzës 17-vjeçare nuk ka arritur të tresë persokidein e hidrogjenit, substancë që ndodhet zakonisht në bojën e flokëve dhe që përdoret për t'i bërë ata me shumë ngjyra.
Ndërkohë që familjarëve u duket e pabesueshme që vdekja të ketë ardhur nga një shkak i tillë.
a.k/NOA
 
Pe: E rrallë, 17-vjeçarja vdes pasi lyeu flokët

Se si ngjyrosen k'to gocat, aman aman seq i bejne fytyres, prit kur te vdesi ndonje cun pas puthjeve,:lol: me gjithe ato kemikate qe ka ngrene :P Tash e tuje cuna nese doni puthje nga ne beni dush se ndryshe s'do keni :lol:
 
Pe: E rrallë, 17-vjeçarja vdes pasi lyeu flokët

E shkreta...Ndoshta mos ka ndonje shkak tjeter te vdekjes,pasi nga boja e flokeve,me duket pak cudi..
 
Pe: E rrallë, 17-vjeçarja vdes pasi lyeu flokët

Me kujdes goca me kudes se do te beheni sikur [rodhimet bujqesore te fryra me medikamente....qe mbeten pa kurfar shije...
 
Back
Top