E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sipas një studimi të fundit nga University of Arizona, sfungjeri me të cilin lajmë enët e kuzhinës është një nga objektet më të pistë, i mbushur me baktere rreth 2 mijë herë më shumë nga sa mund të kenë enët e palara.

Përveç baktereve të shumtë, studiuesit arritën të zbulonin në brendësi të tij një bakter të aftë për tu shpërndarë në nerv i cili mund të bllokojë aftësinë lëvizëse.
sponge-dishes-sink-370x290.jpg


Një nga biologët më të njohur në Angli, profesor Hugh Pennington, deklaroi për “Daily Mail” se njëri nga objektivët më të mëdhenj të “Health Protection Agency” është mposhtja e bakterit të quajtur “campylobacter”, që mund të shkaktojë paralizë te njeriu dhe gjendet pikërisht shumë i përhapur në sfungjerët e kuzhinës ndërsa shumohet brenda tij.

Nëse organizmi preket nga ky bakteret atëherë mund të çojë në paralizë e cila mund të zgjasë me vite, ndaj rekomandohet që në vend që të rrezikoni kaq shumë ndërroni më mirë sfungjerët.ina
 
Titulli: E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën

Tani shkakton paralize nese nuk nderrohet?
Po normale qe nderrohet nuk lan as mire... mahh si besoj sh kesaj gjeje
 
Titulli: E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën

Tani shkakton paralize nese nuk nderrohet?
Po normale qe nderrohet nuk lan as mire... mahh si besoj sh kesaj gjeje

Un i besoj se kemi parasyshe sa e sa mikorroba mban sfungjeri i ushqimit, duhet te ndrrohen te pakten 1 her ne jav.
 
Titulli: E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën

cdo gje qe kemi ne perdorim me mikrobe jane,eh te ishim nisur me ato mendime ne sot sdo te ishim gjalle
 
Pe: E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën

Si qeka me mikrobe sfungjeri kur sa here qe lahen enet, disinfektohet me uje te valuar?!
 
Back
Top