E pagëzuan me emrat e gjithë ekipit futbollistik

Aver

.
V.I.P
E pagëzuan me emrat e gjithë ekipit futbollistik

20151104120405479646.jpg


Pasioni dhe dashuria për një ekip futbolli mund të të çojë deri në veprime që të tjerëve mund t’u duken çmenduri.

Për shembull, t’i vësh djalit emrin e të gjithë futbollistëve që fituan kampionatin, transmeton Shekulli. ثshtë pikërisht ky rasti i një 22-vjeçari anglez, emri i të cilit përbëhet nga mbiemrat e 11 lojtarëve titullarë që fituan Premier Ligën në vitin 1992.

Ai quhet Dominic Andrew Lukic Newsome Fairclough Whyte Dorigo McAllister Batty Strachan Speed Chapman Cantona Cazaux. Djali shpjegon se në mes të emrit të parë (Dominic), të dytit Andrew (emri i babait) dhe mbiemrit (Cazaux), emri i tij ka 11 lojtarët e suksesshëm të Lidsit të përbërë nga John Lukic, Jon Newsome, Chris Fairclough, Chris Whyte, Tony Dorigo, Gary McAllister, David Batty, Gordon Strachan, Gary Speed, Lee Chapman dhe Eric Cantona.

“Prindërit e mi janë tifozë të çmendur të Lidsit. Ata i kanë shkruar trajnerit të atëhershëm të skuadrës, Howard Wilkinson, për t’i marrë leje. Pasi trajneri pyeti edhe lojtarët, vendosën. Mendoj se edhe nëse nuk do e fitonin atë vit kampionatin, mua këtë emër do të më vinin”, thotë Dominic.

Megjithatë, përkundër emrit që mban, djali vetë është tifoz i Arsenalit. Ai ka një vëlla më të madh dhe një motër më të vogël, të cilët nuk kanë pasur “fatin” të kenë një emër kaq të gjatë dhe të çuditshëm.

“Ndonjëherë dua që ta ndryshoj emrin, por kur mendoj them se kjo më bën më të veçantë nga të tjerët. ثshtë diçka ndryshe dhe më bën krenar”, është shprehur 22-vjeçari.
 
Titulli: E pagëzuan me emrat e gjithë ekipit futbollistik

hahahaha cemnduri tifozesh.
Por femija nuk eshte produkt tifozlleku.
Ama habitem ne gjendjen civile ,si e kan pranuar nje emer 1 klm te gjate.
 
Titulli: E pagëzuan me emrat e gjithë ekipit futbollistik

Lloj-lloja marrinash ka ne kete bote!
 
Titulli: E pagëzuan me emrat e gjithë ekipit futbollistik

dhe budallalliku ska te sosur....paskemi tallur kot keta verioret tane me Llesh Preng Murrizi....ky qeka nona
 
Titulli: E pagëzuan me emrat e gjithë ekipit futbollistik

Une mendova se mos ndonje shipec ia ka lenefoshnjes se vet mbiemrat e lojetareve te kombetares tone..
 
Back
Top