eGo0sTyle
System Engineer
Kjo grua e pafat bëri një xhiro me autobus, të cilën nuk do ta harrojë kurrë, pasi i ngeci koka te dera e autobusit. Pasagjerja e pafat po udhëtonte me autobus në qytetin Maanshan, në provincën Anhui të Kinës, kur shoferi i paduruar kishte mbyllur dyert kur koka e saj sapo kishte dalë nga autobusi. Ajo u la për disa çaste të vuante, ndërsa shoferi, i cili as nuk e kishte vënë re, u nis për te stacioni tjetër. Por, pasagjerët e panë dhe ishin ata që njoftuan shoferin të hapte sërish dyert. Sapo u lirua nga dera, gruaja e sikletosur zbriti nga autobusi dhe u largua menjëherë, duke fërkuar qafën nga dhimbjet, pa bërë as më të voglën ankesë. Sikur ai shofer të ishte në Shqipëri …
Panorama.