Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E pabesueshme se çfarë i ndodh trupit dhe trurit kur shohim futboll

E pabesueshme se çfarë i ndodh trupit dhe trurit kur shohim futboll​

1626348976733.png

Nëse keni përjetuar një gjendje ankthi para dhe gjatë finales Itali-Angli në Euro 2020, ose nëse keni qenë të zemëruar kur ekipi juaj i zemrës është skualifikuar, asgjë nuk ka qenë rastësore.


Truri dhe trupi reagojnë ndaj ngjarjeve të tilla në mënyra të ndryshme. Të parit një ngjarje sportive, jo vetëm futboll, pasohet nga shumë ndryshime emocionale dhe fizike.


Lidhja – truri
Truri i tifozit është gjithashtu një tru që luan kur bëhet fjalë për sportet. Kur jemi duke parë sporte, ndihet sikur në të vërtetë po luajmë në lojë. Ne fillojmë të vendosemi në “këpucët e atletit” falë neuroneve pasqyrë që gjenden kryesisht në anën e djathtë të trurit. Këto qeliza na lejojnë të reflektojmë dhe të lidhemi me lëvizjet e dikujt tjetër pa komunikim verbal.

“Ky fenomen lejon një ndjenjë lidhjeje dhe komuniteti pa komunikim verbal ose nevojën për të folur drejtpërdrejt me atletin,” tha për Medical Daily Dr. Jesse Hanson, drejtoresha e klinikës Helix Healthcare Group.


Studimet e mëparshme kanë zbuluar se kur shohim një veprim të njohur, neuronet tona “pasqyrë” aktivizohen saktësisht për aq kohë sa vëzhgojmë veprimin. Kjo është ajo që na lejon të kuptojmë menjëherë veprimin, qëllimin e sportistit, madje edhe emocionet e lidhura me të.

Tru-zemër

Një studim i botuar në New England Journal of Medicine zbuloi se të parit një ndeshje stresuese futbolli dyfishon rrezikun për të pasur probleme të vogla kardiovaskulare. Studiuesit u morën me të dhënat nga spitalet përreth Mynihut gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës 2006 të mbajtura në Gjermani. Numri i urgjencave kardiake u dyfishua kur Gjermania luante në ndeshjet e Kupës së Botës krahasuar me ditët e tjera.

“Kur ka një lojë intensive, disa tifozë kanë një përgjigje shumë emocionale – një rritje të niveleve të adrenalinës,” tha për Medial Daily Dr. Robert Kloner, drejtor i qendrës kërkimore për problemet kardiovaskulare, Huntington Medical Research.

Hormonet

Rajonet e trurit aktivizohen, rrahjet e zemrës rriten dhe hormonet fillojnë të luhaten gjatë ndeshjeve. Për shembull, testosteroni i tifozëve rritet kur ekipi i tyre fiton, por bie kur humb. Çlirimi i testosteronit ka të ngjarë të ketë lidhje me ndjenjën e mbizotërimit. Kjo shpjegon pse shumë trazira ndodhin pasi një ekip fiton.

Një studim i vitit 2012 zbuloi se kur tifozët spanjollë të futbollit po brohorisnin për ekipin e tyre vendas në finalen e Kupës së Botës 2010 midis Spanjës dhe Hollandës, ndeshja shkaktoi një rritje të testosteronit te burrat dhe gratë. Studiuesit besojnë se kjo është për shkak se ne identifikohemi me ekipin tonë aq shumë sa që ndiejmë se personalisht po e çojmë drejt fitores.

Sipas Dr. Richard Shuster, psikolog klinik dhe drejtuesi i i podcastit “The Daily Helping”, kur ekipi juaj fiton ose po luan mirë, truri fillon të çlirojë dopaminë, e cila është drejtpërdrejt e përfshirë në rregullimin e qendrave të kënaqësisë.

Anasjelltas, kur ekipi performon dobët ose humb, truri prodhon kortizol, një hormon të cilin trupi e çliron kur jeni nën stres. “Më keq, truri mund të prodhojë më pak serotonin, e cila mund të çojë në rritjen e zemërimit,” thotë Shuster.

Të parit një ndeshje mund të na bëjë po aq të stresuar sa një ditë e lodhshme në punë. Në të njëjtin studim të vitit 2012, studiuesit nga Universiteti VU Amsterdam matën nivelet e hormoneve në mostrat e pështymës të marra nga 58 tifozë spanjollë të futbollit gjatë Kupës së Botës. Pavarësisht se Spanja fitoi, pjesëmarrësit kishin nivele më të larta të kortizolit dhe testosteronit.

Tifozët e thjeshtë vs ata “të zjarrtë”

Tifozët e thjeshtë mund të pyesin tifozët “e zjarrtë” se pse janë kaq shumë të dhënë ndaj sportit. Sipas Shuster, tifozëria sportive mund të lidhet me statusin shoqëror dhe vetëvlerësimin tonë, bazuar në teorinë e identitetit shoqëror. Kjo shpjegon se pse disa njerëz janë të motivuar të sillen në mënyra që mund të rrisin vetëvlerësimin e tyre, si të qenit tifoz i sporteve.

Sidoqoftë, sporti na jep një ndjenjë të përkatësisë, gjë që na bën të ndihemi mirë, veçanërisht në ditët kur ekipi i zemrës fiton.
g.shqip
 
Tek femrat qe ndjekin futboll niveli i kenaqesise eshte me i madh sesa 1 orgazem me 1 kongolez

ndersa te meshkujt eshte me e madhe sesa 1 one night stand orgy me 5 femra

i love this game :P
 
I besoj te gjitha keto sepse my ex ka pas qen ultra i cmendur i Torinos... i sherrit, i provokimeve, etj etj dhe sdi se si ka dal gjall nga ca situata bashk me nje kusheri. Ndoshta nga qe jan te gjat dhe trup madh + fytyr te eger...

Dhe tjetersohej sa fillonte ndeshja.
Kam luftuar shum qe ta beja njeri ?‍♀️ kur humbte Torino beje mir te zhdukeshe... te mcifeshe. E kam pare njeher duke henger me dhemb controller e xboxit sepse nuk po qetesohej dot.

Pas 4 vitesh, pranova te shkoja te ndjeshja ime e pare duke bindur dhe 2 te fejuarat e shokve te tjere te tij dhe as nuk e kuptova qe kishte mbaru ndjeshja sepse po flisja per wicca dhe gjera te frikshme ?

Sinqerisht... futbolli ta shpif.
Jeni psiko kur nxefeni per 2 budallenj qe vrapojne drejt nje topi duke thy brinjet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back