Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E moralshmja dhe e pamoralshmja....

E moralshme ,e pamoralshme dy terma qe shpesh perdoren ne shoqeri sot....
Ceshte morali ?...Disa rregulla te vendosura nga shoqeria e duhet te jetosh brenda tyre..
Cilet e krijuan ate njerezit me karakter te forte apo te dobet??
Shume gjera ne jete i veme brenda ketyre kufinjve dhe brenda tyre zhvillohet drama e njeriut..
Njerezit jane te ndryshem si tipa dhe si karaktere atehere nuk mendoni se keto kufinj duhet te jene te ndryshem per secilin dhe jo stricte e te pandryshueshem...
 
Kam lexuar shume romane te 'Z.Moraves keto kohet e fundit dhe me beri pershtypje filozofia e tij per moralin e per te pamoralshmen..
Diku ai shkruante 'Morali eshte mendimi i te tjereve per ne' dhe ndoshta nga kjo me linden shume pyetje per dyzimin brenda nesh per te qendruar gjithmone brenda ketyre kufinjve apo per ti thyer ato rregulla e per te jetuar sipas kufinjve qe i vendosim ne per veten tone e askush tjeter...
 
Hmm teme e bukur !

“Një mori botëkuptimesh dhe cilësish, të ngulitura në shpirtin e njeriut, nën dritën e të cilave vepra përshkruhet si e mirë apo e keqe tek njeriu, e pastaj ose i qaset ose i largohet asaj (vepre)”.

Ky ishte morali ne terminologji (perkufizim qe me pelqeu shume).

Mendoj qe morali ka nje rendesi jashtzakonisht te madhe, ngase morali ka ndikim te madh ne jeten praktike te njeriut dhe ne veprat qe burojnë prej tij, dhe shendoshmeria e veprave te njeriut eshte e lidhur ngushte me shendoshmerine e moralit te tij:).
 
Tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që janë krijuar e ndryshojnë historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri; vetë sjellja e qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave.

Ky ishte perkufizimi i moralit ne fjalorin shqipetar.

Morali, si shume gjera te tjera i ka fillimet ne kohet kur cdo veper letrare, artistike, problematike pasqyronte shoqrine si te tille dhe si rrjedhoje njerezit filluan te bejne kufizime te gjerave qe duhen lejuar, duhen pranuar dhe atyre qe duhen kundershtuar dhe s'duhen te jene pjese e adoptueshme e shoqerise. tani qe sistemet demokratike sundojne pothaujse ne tere boten, gje qe ve ne dukje se ne qender te vemenjes nuk eshte me shoqeria si e tere por individi thekson se termat i/e moralshme nuk perkufizohen brenda kufijeve te vecante. Perkufizimi eshte pothuajse ne shumicen e rasteve individual, psh... dikush e quan te pamoralshme kryrjen e mardhnieve perpara martese, dikush tjeter jo, dikush qun si te pranueshme martesat e se njejtes gjini, une nuk mund te pajtohem me dicka te tille.

megjithate te gjitha perkufizimet jane pjese e grupit shoqeror, kulturor, fetar dhe edukates personale per ti dhene nje gjykim percaktues se cfare eshte e moralshme dhe cfare nuk eshte.
 
e moralshmja edhe e pamoralshmja jane relative...per dike esht keshtu per dike tjeter e kunderta..nuk jane regulla strikte...sepse ajo qe mua me duket e pamoralshme dikush tjeter e ben pa pike gajle dhe i duket mese e moralshme.pastja ndryshon edhe nga kultura..........
 
Morali eshte pika themelore e nje Njeriu normal nese duhet te jesh njeri me te gjitha gjerat e mira duhet te kesh ne rend te par moral :D dhe jo te jesh shum fytresh
 
per mendimin tim regullat i vendos cdokush vet se cfar eshte e moralshme dhe cfar jo
psh nji person per dike eshte shum i mire dhe per dike eshte shum i keq
kjo ndodh sepse cdokush e gjykon sipas regullave te tij
 
Titulli: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

Morali eshte fenomen i cili mund te analizohet dhe te pasqyrohet ne jeten shoqerore dhe ate individuale, intime. Mendoj qe dimenzioni shoqeror me ate individual cdoher do te ndeshen.

Ne menyre objektive mund te percaktohet se cfar eshte morale dhe cfar jo, por kjo ndarje objektive e asaj se cfar eshte morale, ndryshon me kohe bashke me evolucionin e shoqerise dhe njeriut.

Morali ne shoqeri si norme ose standart ndryshon ne harmoi, ne pershtatje me ndryshimet qe ndodhin ne shoqeri. Dicka qe ne te kaluaren eshte karakterizur se dicka e pamoralshme sot nuk perben ndonje amoralitet ose nese ne te kaluaren nje dicka ka qene norme e sjelljes morale sot trajtohet si dika e pamoralshme.

Ne te njejten menyre ndryshojne dhe ndjenjat morale dhe normat tek individi. Sot, teoritikisht kemi me shume standarde morale por perdorimi dhe realizimi i tyre eshte shume me larg nga ai qe ka qene me heret qe sinqerisht kjo gje duhet te na alarmojedhe na shqetesoj. Mund te them qe sot eshte i pranishem fenomeni i relativizmit te moralit, perkatesisht gjithnje e me shume eshte prezente ideja se morali paraqet nje kategori arbitrare dhe nuk analizohet pjesa vertikale e moralit, (me e thella, personalja,intimja) implikacioni i te cilave ndikon dhe ne teresine, me sakt ne shoqerine me te gjere.
 
Pe: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

........nje rruge me kahje te kunderta..e moralshnja plot drite....dhe e pamoralshmja qe mbart erresiren.....
 
Pe: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

nuk mendoj se ka nje percaktim apsolut te ketyre dy termave,pasi vlerat morale dhe jo morale ndryshojn sipas vendit,kohes,njerezve etj etj sic u permenden edhe me siper...
por qe gjithsecili nga ne duhet ti percaktoje pak a shume ne vetvete,gje qe do ndihmonte shume ne orientimin tone ne jete .. :)
 
Pe: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

Tani un jam thjesht nje njeri,sjam as shkenctare e as filozofe qe te perkufizoj me saktesi se cilat veprime njerezore jan kunder natyres dhe cilat jan jasht natyres, mendoj se eshte nje gje e veshtire per tu realizuar :)


Morale per mua jan gjithcka qe un dua te bej dhe e pamoralshme gjithcka qe un nuk do beja. Morali eshte imi, jan "rregullat" e mia parimet dhe vlerat e mia e nuk bej asgje qe eshte jashte ketyre te dyjave.
pershembull me duket pa moral kur themi "te shkretet ata femij qe vdesin urie apo nga semundje te ndyshme ne afrik" e gjera te tilla e me pas te dalesh nga shtepia e te shkosh drejt e ne butik dhe blen rroba firmato nga 100 euro a me shume.....Un me mire se them fare kete gje dhe bej cte dua...ky eshte moral te pakten nuk jam hiporkite.............................Por sic shihet ka sfumatura te ndryshme e percetpime te ndryshme. E pamoralshme ne e perdorim kur bejm dallimet e sjelljeve qe jan kundrarrymes ose kunder natyres njerzore....duke ditur qe sjellja tjeter eshte ajo me e vleresuara.


Morali varet edhe nga gjurmet socialo-kulturore te nje populli...si psh nga traditat, nga feja dhe nga zhvillimi.
 
Re: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

e pamoralshme eshte cdo gje qe ben ne lidhje me te tjeret dhe kjo e fundit i demton ata.
Thenje e bibles: mos u a bej te tjereve ate qe ske ti deshire te ta bejn ty.
 
Titulli: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

ا'ka është e moralshme edhe e pa-moralshe e kanë vendosur të tjerët . Për mua nuk kanë asnjë vlerë pasi janë ''rregulla'' të dikujt tjetër .
 
Pe: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

Nuk eci fare me kto terma.... zbatoj rregullat e vena nga vet un per jeten time...
 
Pe: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

Sipas ketyre qe lexova me lart,po thonit qe morali eshte dicka qe e vendos secili vete,dmth eshte dicka relative...Edhe bukuria eshte relative,por dikujt i duket bukur te vrase,te vjedhe??Ca do ishte kjo??Nuk eshte e pamoralshmja ketu??Apo thjesht morali eshte realizim enderrash tona aty ku na pelqen e ku sna pelqen themi eshte dicka pamoral??Une mendoj se morali eshte nje ''rang i gjere rregullash'',qe i ka vene nje shoqeri e tere(jo per te te kufizuar ty si njeri ne ate qe ben),por per te te dhene nje drejtim me te qarte te asaj qe duket e drejte...Duke mos dashur ti futemi asaj teme qe po na kfizojne jeten,jo thjesht po kufizojne rrethin ose kufirin e ndarjes nga e pamoralshmja...Morali eshte thjesht nje rregull per te pare marredheniet tona me te tjeret,si duhet te sillemi me to,po te mos ishin keta njerez ose keta marredhenie te krijuara,sdo kishte as moral as vlera...Ndersa pamoralshmja,eshte e kunderta e moralit,nje dicka e vene pa rregulla,qe ska percaktim ne ide,dicka qe kalon ne nje ''cinizem'' duke shkelur rregullat e shoqerise...Tani varet edhe si kuptohen si koncepte,duke qene se jemi icik edhe popull paragjykues por duke marre parasysh gjithashtu qe edhe gjuha jone nuk eshte se ka ndoje pasuri gjuhesore te madhe...
 
Titulli: E moralshmja dhe e pamoralshmja....

e pamoralshmja dhe e moralshja jan dy terma realiteve qe i hasim shpesh ne shoqerin ton. Ne jeten e perditshme nuk esht se eci me kto terma. nuk besoj se quhet jet nese vem kuinj te rrepta mos bej kte e mos bej ate
 
Relativitet kendveshtrimi jane.
 
Janë thjeshtë principe për të ndarë të drejtën nga e gabuara. Është më e lehtë të ndiqet, nëse janë rregulla të vëna nga shteti apo p.sh. religjioni. Çështja ndryshon nëse duhet, ta marrëm të shpëtohet jeta e dikuj. A do ishte e moralshme apo e pamoralshme të marrësh jetën e dy personave, për të shpëtuar dhjetë? Apo nëse ti me të drejtën e plotë e jeton jetën tënde, por që dikush impaktohet për keq?
Është vërtetë temë e gjerë, që nuk pritet në dysh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back