E Ke një tru, përdore.

Ne kemi një tru: atëherë le ta përdorim atë.
Koperniku, Galileo, Njutoni nuk kishin kompjuter, nuk kishin makina llogaritëse. Mendoni se Eratostheni (në ~200 para Krishtit)e llogariti perimetrin e tokës falë shkopi të thjeshtë që bënte hije në tokë.
Sot, megjithatë, pa një makinë llogaritëse thjeshtë i vë fëmijë dhe të rritur në krizë.

Mos ndoshta këta burra ishin gjeni?
Ata kishin dy sy, dy veshë, një tru si ne.
Ata nuk ishin ndryshe nga ne. Ata dëgjonin, vëzhgonin, mendonin, kjo është e gjitha.🤷
Kështu bënë ata, ky është sekreti i inteligjencës së tyre.
"Të lexosh brenda", nga latinishtja intus (brenda) dhe legere (të lexosh), kjo do të thotë fjalën inteligjencë, do të thotë të shikosh gjërat, jo ne sipërfaqe, por të shikosh brenda, të shikosh përtej për të kuptuar. aspekte të fshehura, më pak të dukshme.

Sot, megjithatë, mjafton një klikim. Çfarëdo që të kërkoni, mund ta gjeni në Google. Dëshironi të dini se në cilin vit u zhvillua një betejë e caktuar?
Kush e shpiku gramafonin?
Cili është emri i njeriut që pikturoi "Raundin e të burgosurve"?
1200px-Vincent_Willem_van_Gogh_037.jpg
Por kjo nuk është një e ditur. Nuk do t'ju bëjë mirë të dini se një burrë i quajtur Van Gogh pikturoi Raundin e të dënuarve dhe nuk do t'ju bëjë mirë të dini se Revolucioni Francez ndodhi në 1789,... nëse thjesht e përvetësoni këtë informacion në mënyrë pasive.
Dikush do të kundërshtojë: por falë internetit gjithçka është më e thjeshtë, më e lehtë, më e menjëhershme.
Është gjithashtu shumë më komode, apo jo?
Por pikërisht gjatë këtij procesi leximi, krahasimi, hulumtimi lindi diçka, diçka që mungon sot: sensi kritik. 📢
Kur lexojmë një gazetë, dëgjojmë një transmetim dhe nxjerrim si papagall atë që kemi lexuar, dëgjuar: ne nuk po mendojmë.
Ne nuk po arsyetojmë.
Ne kufizohemi duke vepruar si një tabelë tingëlluese për mendimet dhe fjalët e menduara nga trutë e dikujt tjetër. Ne huazojmë trurin e tyre dhe bëhemi vetë tru të huazuar.
E tepërt kjo analizë..
Jo e nevojshme.:)
(G-Middei...Profesor x)
Në shqip by Lauri 👍
 
Shume e drejte dhe e vertete kjo me siper Lauri..Komplimentr per temen.
Ndonese une vete do doja ta kapja ne 2 ane.

E para jane gjenite dhe studiuesit. Ka qene Galileo, Mikeanxhelo, Ibn Sina, Farabiu, Edisoni,
por edhe sot kemi Noam Chomsky, Edelman, Hawkins, Musk, M.Pie, Foster, Hadid, etj
Pra njerez qe edhe pse google i thote gjithcka ata vazhdojne te zhvillojne akoma me shume teknologjine dhe te arrijne gjera te reja. Ne kete kontekst si dje si sot keta koka vazhdojne ta perparojne njerezimin.

E dyta; jane masa, njerezit e thjeshte. Dhe kjo kategori mendoj sw cdo periudhe ka sfidat e veta. Sot, teknologjia dashje padashje ndonjehere me duket sikur po na heq aftesite memoriale tonat. E kam vene re dhe tek vetja por dhe me sh kolege qe diskutojme; kemi 1 aftesi te madhe te mos fiksojme dot datat/emrat. Kjo sepse fakti qe cdo te dhene e kemi 1 klik larg, na ben te mos e sforcojme sh mendjen per te mbajtur mend. Nga ana tjeter; kaq shume info qe na jepet; kaq sh angazhime qe kemi; kaq jete e zhurmshme qe na rrethon ne cdo kohe, n'a kane bere shume te paperqendruar.

E treta eshte rinia. Te cilet, te influencuar dhe nga modelet, po jetojne 1 jete siperfaqsore, cfare ben njeri ta beje dhe tjetri pa kuptuar pse qysh tek.

Nese do prekja ketu dhe pak aspektin e mendjes/llogjikes pesha qe ajo ze ne vete krijimin, apo njeriun eshte e padiskutueshme.
Duke qene qe eshte nje komponent i dhene nga Krijuesi, s'ka dyshim se perdorimi i saj drejt do te jape fryte konstruktive. Psh, shpesh themi: "A ke llogjike? A e perdor noi cik llogjiken apo ja fut kot?" Sepse qe ne fillimet e saj llogjika nenkuptonte perdorimin ne menyre te drejte dhe te vertete. Eshte pikerisht llogjika dhe perdorimi i trurit arsyeja pse Aristoteli do thoshte per njeriun: Kafshe Racionale.

kaq sa per fillim 😁
 
Pasi postova ketu po i beja scroll ne net dhe me doli ky postimi nga faqja e K.osmanit 🤣 po e sjelle.

.........
Disa të vërteta psikologjike të frikshme:

1- Ti nuk i sheh dot veshët e tu pa pasqyrë.

2- Ti nuk i numëron dot fijet e flokëve të tu.

3- Ti nuk merr dot frymë me hundë kur e ke gjuhën jashtë.

4- Ti sapo provove pikën 3.

6- Kur provove pikën 3 e kuptove që të marrësh frymë me gjuhën e nxjerrë jashtë është plotësisht e mundur dhe tu duk vetja si qen.

7. Ti po buzëqesh tani që zbulove se u mashtrove.

8- Ti e tejkalove pikën 5.

9- Ti shkove të verifikosh nëse pika 5 ekziston apo jo.

10- Unë luajta me mendjen tënde tani për pak minuta.

11- Imagjino cfarë mund të bëjnë me mendjen tënde mediat dhe analistët që superpaguhen për të kontrolluar trutë e tu.

12- Ndaj pasuria më e madhe në botë nuk janë paratë por aftësia për të kuptuar mesazhet që të vijnë nga jashtë.

13- Kjo është përpjekja ime. Të të mbështes ty të kuptosh atë që duket dhe atë që fshihet!

14- Faleminderit për miqtë që e kuptojnë dhe e ndjejnë se unë ju ndihmoj sado pak të kuptoni përtej asaj që duket!

Pasioni im është të zgjoj!

( Pyetja më normale në botë që duhet t’ia bësh vetes pas gjithë kësaj është:
Mos na e ka me hile edhe ky që bën sikur po na ndihmon?! Nëse e bën këtë pyetje ke nisur të mendosh saktë. Beso dhe kontrollo. Beso dhe ndje! )
..........................
 
Kjo e fundit lidhet përfekt me "intus legere" 🤣
Lexo mbrenda teje🤣
Përdore trurin tënd, dhe jo të të tjerëve 🙈🤣
 
Te gjithe e perdorin trurin se ndryshe do ishte nje shoqeri vetem instiktive.
Tani varsia,si, qysh e tek,cdo kush me mundesine qe neuronet i krijojne ne elektrecitetin e tyre.
 
Top