E kafshon pitoni, rikthehet për t’u hakmarrë

MasteR

I'm offline
1-44-634x445.jpg
Shumë nuk do të guxonin t’i afroheshin një gjarpri mbi 4 metra të gjatë dhe rreth 22 kilogramë, por ky nuk është rasti i këtij burri nga Britania.

49 – vjeçari Karl Davies u kafshua nga një piton teksa ndodhej në Hong Kong dhe pasi mori mjekimin e nevojshëm, vendosi që të rikthehej në vendngjarje për t’u hakmarrë ndaj zvarranikut gjigand.

Biznesmeni britanik qëndroi për 6 orë në spital, pasi gjapri e kafshoi në këmbë dhe u përpoq që të mbështillej rreth tij.

Ai luftoi me zvarranikun dhe arriti që të shpëtonte.

Pavarësisht rrezikut që iu kanos, babai i dy fëmijëve kontaktoi me ekspertin për kapjen e gjarpërinjëve, Dave Willott, i cili jetonte aty pranë dhe u rikthye në vendin ku u sulmua.
Ata e gjetën pitonin në të njëjtin vend, e kapën nga koka dhe e futën në një thes.

Më pas e mbajtën në krahë për gati 2 milje, derisa mbërritën në stacionin më të afërt policor.

Pitonët janë grabitqarët më të mëdhenj në Hong Kong dhe mbrohen me ligj. Gjarpërinjtë e kapur, zakonisht lëshohen sërish në zona pyjore.

Një zyrtar në Hong Kong, siç shkruan “DailyMail”, tha se pitoni i kapur nga biznesmeni britanik po monitorohej nga një qendër kafshësh.

Ai shpjegoi se ekspertët nuk kanë vendosur ende nëse do ta lenë sërish të lirë për shkak të sigurisë të njerëzve./tvklan.al

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • 1-44-634x445.jpg
    1-44-634x445.jpg
    40.8 KB · Shikime: 0
Titulli: E kafshon pitoni, rikthehet për t’u hakmarrë

Jane te frikshem.
Bohh si nuk i mbysin , te pakten kur jane kercenim per zonat e aferta qe kane banor.
 
Titulli: E kafshon pitoni, rikthehet për t’u hakmarrë

Jo ti mbysin por ndoshta ti largojne nga zonat e banuara ose ti mbyllin edhe pse i kam neveri..... nje miku im mban piton ne shpi,ne nje kafaz prej xhami gjigand...shpesh e nxjerr e le te lire neper dhome,....booo kur e kam pare nje muaj te tere sme ka zene gjumi,edhe kur flija me dilte ne enderr lol
 
Titulli: E kafshon pitoni, rikthehet për t’u hakmarrë

aman edhe gjarperi smundem ta paramendoj si kafshe shtepiake..ma fut tmerrin...nje dite nje mace e kish kap nje gjarper te vogel, une e analizoja, se ishte i ngordhur, se ndryshe do ja futja vrapit...
 
Back
Top