• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut

Lauri

Anunnak
«Ata që quhen ‘Perëndi’»




KUR apostulli Pavël shëroi një burrë të çalë në Listër, populli thirri: «Perënditë janë bërë ngjashëm njerëzve dhe kanë zbritur te ne!» Ata e quajtën Pavlin, Hermes, kurse shokun e tij, Barnabën, Zeus. (Veprat 14:8-14) Në Efes, Dhimitri, një argjendar, paralajmëroi që nëse Pavlin do ta linin të vazhdonte predikimin, ‘tempulli i perëndeshës së madhe Artemisë do të konsiderohej si asgjë’.—Veprat 19:24-28.

Njerëzit në shekullin e parë, ashtu si shumë veta sot, adhuronin «ata që quhen ‘perëndi’, qoftë në qiell, qoftë mbi tokë». Në fakt, Pavli tha: «Ka shumë ‘perëndi’ dhe shumë ‘zotërinj’.» Megjithatë, ai gjithashtu tha se «për ne ka një Perëndi të vetëm, Ati» dhe «ka një Zotëri të vetëm, Jezu Krishti».—1 Korintasve 8:5, 6.

A quhej Perëndi edhe Jezui?


Ndonëse Jezui kurrë nuk tha se ishte Perëndi, si sundimtar i caktuar nga Jehovai, në profecinë e Isaisë ai identifikohet me termat «Perëndi i Fuqishëm» dhe «Princ i Paqes». Profecia e Isaisë shton: «Sundimi i tij i madh princëror dhe paqja nuk do të kenë fund.» (Isaia 9:6, 7, BR) Pra, si «Princ», si bir i Mbretit të Madh, Jehovait, Jezui do të jetë sundimtar i qeverisë qiellore të ‘Perëndisë së Plotfuqishëm’.—Eksodi 6:3.

Megjithatë, ndonjë mund të pyesë: «Në çfarë kuptimi Jezui është «Perëndi i Fuqishëm» dhe veç kësaj, a nuk tha apostulli Gjon që vetë Jezui është Perëndi?» Në përkthimin biblik Diodati i Ri, te Gjoni 1:1 thuhet: «Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë dhe Fjala ishte Perëndi.» Disa pohojnë se kjo do të thotë që «Fjala», që lindi në tokë si foshnja Jezu, është vetë Perëndia i Plotfuqishëm. A është e vërtetë kjo?

Nëse ky varg do të interpretohej sikur Jezui është vetë Perëndia i Plotfuqishëm, atëherë ai do të ishte në kundërshtim me pohimin pararendës që «Fjala ishte pranë Perëndisë». Kur dikush është «pranë» një personi tjetër nuk mund të jetë i njëjtë me atë person. Prandaj shumë përkthime të Biblës bëjnë një dallim për ta bërë të qartë që Fjala nuk ishte Perëndia i Plotfuqishëm. Për shembull, disa përkthime të Biblës thonë se «Fjala ishte një Perëndi», «Një perëndi ishte Fjala» dhe «Fjala ishte hyjnore».*

Vargje të tjera nga Bibla, që në greqisht kanë një ndërtim të ngjashëm me Gjonin 1:1, përdorin shprehjen «një perëndi». Për shembull, kur flet për Herod Agripën I, turma thirri: «ثshtë zë i një hyji [një perëndie] e jo i një njeriu!» Gjithashtu, kur Pavli shpëtoi pas kafshimit të një gjarpri helmues, populli tha «se ishte një perëndi». (Veprat 12:22, DSF; 28:3-6) Të thuash që Fjala nuk ishte Perëndi, por «një perëndi» është në përputhje si me gramatikën greke, ashtu edhe me atë që mëson Bibla.—Gjoni 1:1.

Vini re se si e identifikoi Gjoni ‘Fjalën’ në kapitullin e parë të Ungjillit të tij. Ai shkroi: «Fjala u bë mish e banoi mes nesh dhe na u dha një pamje e lavdisë së tij, një lavdi si ajo që i përket [jo Perëndisë, por] një biri të vetëmlindur nga një atë.» Pra «Fjala», që u bë mish, jetoi në tokë si njeriu i quajtur Jezu dhe njerëzit e panë. Kështu fjala nuk mund të ishte Perëndia i Plotfuqishëm, për të cilin Gjoni tha: «Askush s’e ka parë asnjëherë Perëndinë.»—Gjoni 1:14, 18.

Por dikush mbase pyet: «Po atëherë përse kur pa Jezuin e ringjallur Thomai thirri: ‘Zotëria im dhe Perëndia im!’» Siç e pamë, Jezui është një perëndi në kuptimin që është hyjnor, por ai nuk është Ati. Jezui sapo i kishte thënë Maria Magdalenës: «Unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj.» Gjithashtu të mos harrojmë se përse e shkroi Gjoni Ungjillin e tij. Tri vargje pasi foli për Thomain, Gjoni shpjegoi se ai e shkroi që njerëzit ‘të besonin se Jezui është Krishti, Biri i Perëndisë’, dhe jo se ai është Perëndia.—Gjoni 20:17, 28, 31.

Kush është «perëndia i këtij sistemi»?

ثshtë e qartë se ka shumë perëndi. Siç e pamë, në Bibël jepen disa nga emrat e tyre. Megjithatë, populli që pa fuqinë e Jehovait shumë kohë më parë thirri: «Jehovai është Perëndia i vërtetë! Jehovai është Perëndia i vërtetë!» (1 Mbretërve 18:39, BR) Megjithatë edhe një perëndi tjetër ka fuqi. Bibla thotë: «Perëndia i këtij sistemi ua ka verbuar mendjen jobesimtarëve.»—2 Korintasve 4:4.

Një natë para se të vdiste, Jezui i paralajmëroi tri herë dishepujt e tij për këtë perëndi, duke e quajtur atë ‘sundimtar të kësaj bote’. Jezui tha se ky sundimtar i fuqishëm, ose perëndi «do të dëbohet». (Gjoni 12:31; 14:30; 16:11). Kush është ky perëndi dhe çfarë është bota mbi të cilën sundoi?

S’është askush tjetër veç engjëllit rebel, Satana Djallit. Si e dimë? Bibla shpjegon se kur tundoi Jezuin, Satanai i tregoi atij «të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre e i tha: ‘Të gjitha këto gjëra do të t’i jap, nëse bie përmbys dhe më bën një akt adhurimi.’» (Mateu 4:8, 9) Ky nuk do të kishte qenë aspak një tundim, nëse Satanai do t’i kishte ofruar Jezuit diçka që nuk e zotëronte. Në të vërtetë, apostulli Gjon shpalli: «E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.»—1 Gjonit 5:19.

Mbani mend se Jezui premtoi: «Sundimtari i kësaj bote do të dëbohet.» (Gjoni 12:31) Po, kjo botë ose ky sistem, bashkë me sundimtarin e saj, do të hiqet, siç paratha apostulli Gjon: «Bota po kalon.» Megjithatë, Gjoni shtoi: «Ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.» (1 Gjonit 2:17) Tani le të shqyrtojmë qëllimet e lavdishme të të vetmit Perëndi të vërtetë dhe si mund të nxjerrim dobi prej tyre.

[Shënimi]

Shih The New Testament, nga Xheims L. Tomanek; përkthimin interlinear The Emphatic Diaglott, nga Benxhamin Uillson; The Bible—An American Translation, nga J.M.P. Smith dhe E. J. Gudspid.

[Figura në faqet 8, 9]

Njerëzit në Listër i quajtën perëndi Pavlin dhe Barnabën

[Figura në faqet 8, 9]

Jezui i tha Maria Magdalenës: ‘Unë po ngjitem te Perëndia im dhe Perëndia juaj.’

Kush deshiron detaje te tjera mund te shfletoje me tej ketu: <<Ata qe quhen ‘Perendi’>> — BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
 
Last edited by a moderator:
Top