Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E gjatë dhe pa taka? Si?

Dëshira për t’u dukur më e gjatë për femrat shtatshkurtra (por edhe për meshkujt) duke si një ëndërr e pakapshme. Ndërsa natyra është treguar “mizore” dhe për këtë nuk bën dot asgjë, vetes mund t’ia lehtësosh punën me disa truke të thjeshta, të cilat do të të largojnë pak nga vuajtja e pafundme e takave
e-gjat-euml-dhe-pa-taka-si_hd.jpg
Veshjet me vija vertikale janë ato që, më së shumti, këshillohen nga dizajnerëte modës për femrat me shtat të shkurtër, por kjo nuk është mënyra e vetme. Iluzionin e lartësisë mund t’jua krijojnë mjaft mirë edhe propozimet e mëposhtme.
Zgjidh këpucë të përshtatshme. Në këto raste bëhet fjalë që të zgjedhësh këpucë, të cilat të ndihmojnë për të nxjerrë në pah këmbët dhe jo çizme të gjata pa fund, në të cilat të dukesh si e zhytur brenda. Nxjerrja sa më shumë në pah e lëkurës, zgjat këmbën dhe të bën të dukesh më e gjatë.
Mbaj flokët e shkurtër. Zakonisht, flokët e shkurtër të japin mundësi që silueta jote të duket më e gjatë, shkruan revistaclass. Por edhe nëse kjo zgjidhje nuk të pëlqen, atëherë flokët e gjatë duhet t’i mbash zakonisht të mbledhur.
Vish bluza të ngushta dhe me dekolte të theksuar. Veshja është shumë e rëndësishme që të dukesh më e gjatë edhe pa taka. Nëse mban një palë xhinse të errëta dhe të ngushta, të cilët mbërrijnë deri tek kyçi i këmbës apo pak më sipër, duke i kombinuar ato me bluza të ngushta, do t’i japësh vetes mundësi të dukesh më e gjatë.
Shmang çantat e mëdha. اantat e mëdha mund të të ndihmojnë për të pasur gjithçka do brenda tyre, por zakonisht ato e zvogëlojnë gjatësinë dhe të bëjnë të dukesh më e shkurtër.
Vish pantallona dhe funde klasike. Në modë janë pantallonat e gjera dhe të gjata, me ngjyrë të zezë ose nude. Por edhe nëse zgjedh të veshësh një fund me gjatësi mbi gju zgjedhja është e duhur, sepse edhe fundi i shkurtër të tregon iluzionin e gjatësisë.B koha
 
Titulli: E gjatë dhe pa taka? Si?

Keto taka shum te bukura per sy :D por sipas lëndës shendeti fare sduhen......
 
Titulli: E gjatë dhe pa taka? Si?

Oxo vallai para rehatis se kembes sime,sve taka as gjatesi,cdo rrob qe ve ne trupin tim pika e pare duhet ta dashuroje trupi im,te ndjehet mire ,rehat kendshem,pastaj tjerat me rradhe.
Trupi jone ka nje karakter te caktuar ne lidhje me formen dhe stilin e veshjes,ndaj duhet ta zbulojme ate dhe ti qendrojme besnik..:))
 
Titulli: E gjatë dhe pa taka? Si?

Eh... po kur vesh taka e prap dukesh e shkurter? Lol

Nejse nuk shoh gje te gabuar te ndjekesh ca "tricks" qe te dukesh me mire nqs jane praktike dhe ste vejne ty e trupin ne siklet. Sidomos ne raste te vecanta. Pastaj perdita vish cte duash se do shkosh tpunosh gjith diten.duhet ti lehtessh pune vetes
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back