Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E gatshme për ta përfaqësuar Gjermaninë në “Eurovision”

Blogu për “Eurovision Song Contest” në Gjermani, e ka përzgjedhur këngën e Dafina Kastratit në mesin e tri këngëve më të preferuara në mesin e 800 këngëve konkurruese. Konkurrenca për “Wildcard” është tejet e madhe.
timthumb.php

Vetëm dhjetë kandidatë do të jenë të ftuar në klub-koncertin që do të mbahet më 27 shkurt në Hamburg. Fituesi do të ketë mundësinë që të garojë më 13 mars me shtatë muzikantë të tjerë siç janë Bendi Unheilig dhe ylli nga Shvarcvaldi, Madelino Juno për përzgjedhjen e këngës për Gjermaninë.

Gjatë klub-koncertit këngët do t’i shqyrtojnë juritë nga përfaqësues të televizionit NDR, firma e produksionit “Brainpool” si dhe shumë produksione të tjera muzikore dhe radiostacione të tjera. Dafina i gëzohet sukseseve të vogla, për videon e saj që gjendet në faqen e internetit të Radio Stacionit Antenene 1.

Ata të cilët e kanë parë video-aplikimin për pjesëmarrje në “Eurosong”-un e vitit 2014 në Danimarkë, Dafinën e shohin si një vajzë me një zë të butë dhe të thellë “soul”. Balada e saj ka gjithashtu edhe një qëndrim politik. 16-vjeçarja këndon për ishullin Lampeduza, ku refugjatëve u duket si një portë e hapur për në Evropë, ku shumica prej tyre mund ta shohin vetëm me sy.

Në intervistën dhënë “Zërit” Dafina flet më shumë për pjesëmarrjen në blogun për “Eurovision Song Contest” dhe planet për të ardhmen.

Jeni përzgjedhur në mesin e 3 këngëve të preferuara nga 800 këngë konkurruese, cila është ndjenja juaj për këtë fakt?

Ky lajm për mua ka qenë aq i këndshëm dhe një ndjenjë që nuk mundem ta përshkruaj me fjalë. Të marrësh pjesë në një garë kaq të madhe dhe të kualifikohesh mes tri këngëve pjesëmarrëse është një arritje e madhe dhe një gëzim i papërshkrueshëm.

اfarë mendoni se e bënë më të dallueshme këngën tënde nga ato tjerat në këtë garë?

Unë mendoj se këtu bëjnë pjesë shumë faktorë, por rolin më të rëndësishëm e ka vetë kompozitori Florent Boshnjaku, i cili e ka realizuar një këngë të tillë. Ndërkaq mua më mbetet të punoj edhe më shumë në mënyrë që të përmbushë synimin tim.

اfarë ju shtyri për këtë tekst?

Më kujtohet se më 03.10.2013 kur shumë të ikur nga lufta në Siri dhe Eritre përfunduan para ishullit të Lampeduzës, e unë me prejardhje nga Kosova këto foto i kam shumë të freskëta kur e di se shumë familje nga Kosova e kanë përjetuar një gjë të tillë dhe me këtë dua të them se diçka e tillë nuk guxon të ndodhë më.

Mendoni se do të mundë ta përfaqësonit Gjermaninë në “Eurosong”?

Po. Jam e gatshme të përfaqësoj Gjermaninë në “Eurosong”.

Si ishte fillimi i karrierës tënde?

Unë kam filluar qysh nga mosha gjashtëvjeçare e deri tani të luaj piano, ndërsa nga mosha nëntëvjeçare dy herë në javë ushtroj zërin te dy profesorë të zërit në Shtutgart. Vite më parë kam bashkëpunuar me këngëtarin e madh Sabri Fejzullahu, ndërkaq shpresoj që përsëri të bashkëpunoj me të.

Keni në plan ndonjë bashkëpunim me ndonjë emër të njohur të skenës botërore?

Kjo nuk varet nga unë, në fakt shumë gjëra nganjëherë rrjedhin vetvetiu. Kështu që edhe unë shpresoj që në të ardhmen të kem ndonjë bashkëpunim me emra të njohur të skenës botërore.

Cili është zhanri që e kultivoni më së shumti?

Gjatë karrierës sime kam performuar në disa zhanre, mirëpo ajo që tani jam më shumë e dhënë dhe që po e kultivoj është Pop dhe R&B.

Ndonjë plan për të ardhmen?

Do të mundohem të jap maksimumin për suksesin në këtë garë. Por edhe në qoftë se nuk arrij të shkoj tutje, nuk do të jetë fundi i botës. Unë do të vazhdoj të këndoj. Dikur do të kem sukses. Uroj që karriera ime muzikore të ndërtohet gjithnjë e më lart me mbështetjen e adhuruesve.

B.Zeri
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back