E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
sherr-mes-dy-grash-noa.jpg


Një grua nuk e ka duruar dot faktin kur zbuloi se emri i saj ishte fshirë në Facebook nga një mikeshë tepër e afërt e saj.

Në këtë ngjarje u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar dy mikeshat dhe ndërhyrja edhe nga rreth 40 personat që ndodheshin rrotull duke parë skenën.

Dy ish-miket përfunduan të dyja në ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore në spital pas grindjes së rrallë, raporton noa.al.

Gjithçka ka ndodhur pas drekës që po hanin. Befas njëra prej tyre zbuloi se mikja e kishte fshirë nga Facebook dhe menjëherë rendi drejt saj për t’i kërkuar shpjegime.

Në një moment diskutimi është kthyer në sherr mes dy femrave nga Borgo Nuovo e Italisë. Në këtë grindje kanë marrë pjesë dhe familjarët së bashku me të afërmit e femrave. Sherri u pasua me britma, sharje, akuza të forta, përleshje që degjeneruan në shkulje flokësh, goditje në trup dhe në kokë. r.b/noa.al
 
Titulli: E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

Keto paskan qene per skuader futbolli bashke me tifozllek,edhe kjo pse e hoqi,ti bente me pare nje Poke :P
ose te shkruante sic bejne te gjithe tek muri,me ironi qe ta kapi personi duhur ;),funksionon me se mire,si ne forumin tone :D
 
Pe: E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

edhe un kam hequr shum ish shoqe nga facebook.... disa mkan shajt por skan arrit te ngrijne duart sepse ja kpus koken :D


sjam tip qe meret me sherre apo llafe te teperta.. evitoj dhe asgje me teper sepse sja vlen.
 
Pe: E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

Keta sjane normal me duket mua...
 
Titulli: E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

Edhe une e kam ndermend me ba nje dite nje rrafje ketej ne forum por sdi prej kujt me ja fillu :byca::byca:Ku keni pare more ju me me fshi prej shoqerie pa me lajmeru :P:P
 
Pe: E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

Eh medet sa budallenj qe mban kjo toke
 
Titulli: E fshin nga Facebook, rrahje e paparë mes dy femrash, 40 vetë për t’i ndarë

E nqs e fshiu cf? S'ka me edukate te pyesh "pse e bere?" ( mqs ishin shoqe...) apo gjerat zgjidhen me mire me dhune?
 
Back
Top