E ecura ul rrezikun e tumorit në gji

WxP

Staf në FV.AL
Të ecësh vetëm 30 minuta në ditë ul rrezikun e tumorit në gji. Gjithmonë është theksuar se një aktivitet fizik sado i thjeshtë, si një ecje për gjysëm ore në ditë, mund të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tonë, por tani, sipas studiuesve ekziston dyshimi që kjo mund të ndihmojë edhe në parandalimin e kancerit në gjirin e femrave.
Tumori i gjirit edhe sot e kësaj dite është një nga më të përhapurit tek gratë. Gjatë viteve të fundit shkencëtarët kanë arritur rezultate të rëndësishme.

Nëse sot 80% e rasteve mund të kurohet, sipas tyre, ka ardhur koha të mendohen forma të tjera parandalimi ndryshe nga tradicionalet si dhe t'i dedikohet më shumë rëndësi aspekteve që 15 vjet më parë mund të dukeshin pavlerë.

Aktiviteti fizik është mes atyre fakteve, që llogaritet se mund të ofrojnë një avantazh të vlefshëm në 1%-2% të rasteve.

Arsyeja se pse kjo lëvizje ka një efekt mbrojtës, studiuesit nuk e kanë akoma të qartë por hipoteza më e mundshme është në palanin e një stili jete më të shëndetshme, në të cilën aktiviteti fizik shoqerohet me një dietë me përmbajtje të vogël të yndyrnave, pa gjalp por më vaj ulliri, qumësht të skremuar dhe pak djathë.

Top - Channel
 
aktiviteti fizik ben mire per organizmin ne pergjithsi....
Mos pertoni te hypni shkallet kur shkoni ne zyre, mos pertoni te hecni 2 stacione ne kemb kur jua lejon koha, mos pertoni te dilni 1 h per vrap ne weekend...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top