Neni 1
Objekti dhe qëllimi i ligjit
1. Objekt i këtij ligji janë:Objekti dhe qëllimi i ligjit
a) mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to për veprat e natyrës letrare, artistike dhe shkencore;
b) mbrojtja e të drejtave të lidhura me të drejtat e autorit, në vazhdim të drejtat e lidhura, të tilla si: të drejtat e interpretuesve/ekzekutuesve në lidhje me interpretimet/ekzekutimet e tyre; prodhuesve të regjistrimeve fonografike të tyre; prodhuesve të fiksimeve/(regjistrimeve) të para të filmave të tyre; organizatave transmetuese për transmetimet e tyre; botuesve në lidhje me botimet e tyre; prodhuesve të bazës së të dhënave në lidhje me bazën e të dhënave të tyre;
c) mbrojtja e të drejtave të parashikuara në dispozitat e veçanta për programet kompjuterike dhe veprat audiovizuale të përcaktuara në këtë ligj;
ç) administrimi individual dhe kolektiv i të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to;
d) mbrojtja “sui generis” e të drejtave të krijuesve të bazës së të dhënave;
dh) mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to në rastet e cenimit të këtyre të drejtave; e) mbrojtja e çdo të drejte tjetër të para
shikuar për veprat e së drejtës së autorit dhe ato të lidhura me të në këtë ligj. 2. Qëllimi i këtij ligji është garantimi i mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.
Redaktimi i fundit: