E drejta per tu harruar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm

E quajnë “e drejta për t’u harruar” dhe pikërisht atë njohu Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, me vendimin që detyron gjigantin e internetit “Google” të ndryshojë disa prej rezultateve të kërkimit me kërkesë të individëve të prekur prej tyre.

Sipas gjykatës, të gjitha linqet e parëndësishme e të parifreskuara duhet të fshihen, sipas kërkesës. اështjen e paraqiti një spanjoll, me ankesën se një njoftim ankandi për shtëpinë e tij të riblerë, që vazhdojnë të shfaqej në “Google”, shkelte privatësinë e tij.

“Mbështetësit e së drejtës për t’u harruar” e konsiderojnë një fitore vendimin e gjykatës, që “Google”-n vet e ka lënë të zhgënjyer.

Komisionerja europiane, Viviane Reding, e quajti “një triumf për mbrojtjen e të dhënave personale të europianëve”.

Megjithatë, vendimi mund të mbartë - sipas ekspertëve - pasoja të jashtëzakonshme për këdo, që publikon materiale online mbi individë të caktuar dhe, përpara se të hedhin një hap të tillë, do të duhet të konsultohen me avokatët për të mësuar se çfarë nënkupton kjo me saktësi.

A mundet vërtet kushdo, që nuk e pëlqen një histori të vjetër, thjesht të bëjë kërkesë, dhe ajo të zhduket? Rasti duket të jetë pikërisht ky: vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë tregon se të drejtat e individit vijnë në plan të parë, kur vjen puna te kontrolli i të dhënave të tyre personale. / Top Channel
 
Top