E drejta për me qenë i poshtër, pranë të poshtrit

20201008_121930-696x358.jpg


Nisur nga një sëre qëndrimesh të caktuara, kundrejt faktit se disa personazhe i janë bashkuar Partisë Socialiste dhe veçanërisht figures së Erion Veliajt, e kam të pashmangshme mos të shkruaj dy fjalë.

Ka disa njerëz që orvaten dëshpërimisht të na e servirin situatën e mësipërme, si e drejta e një individi për t’iu bashkuar një force politike të caktuar.
E kundrejt kësaj servirjeje të kamufluar me të drejtat e njeriut, duhet reaguar.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë t’i bashkohesh me një njeri, që nuk e rrëfen dy herë njësoj të shkuarën e tij dhe shkollimin e tij. Aktualisht dihet vetëm shndërrimi nga djali i fiqve tek kryetari i bashkisë dhe tek dasma, ose më saktë tek histeria kolektive që kushtoi miliona lekë dhe që paradoksalisht u mbulua nga kursimet e mamasë së Veliajt. Dhe të bashkohesh me Veliajn në këtë rast nuk është veçse një e drejtë , por është e drejta e një njeriu për me qenë i poshtër pranë të poshtrit.

Të bashkohesh me Veliajn ,do të thotë t’i bashkohesh një njeriu që gdhihet e ngryset me kufomën e Ardit Gjoklajt, dosja e të cilit është mbyllur prej kohësh. Do të thotë të bashkohesh me një përbindësh që fshehu një kufomë vetëm e vetëm, që përgjegjësia mos të binte mbi institucionin që ai drejtonte. Dhe të bashkohesh me Veliajn në këtë rast nuk është veçse një e drejtë , por është e drejta e një njeriu për me qenë i poshtër pranë të poshtrit.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bashkohesh me një njeri që nxorri me dhunë gra e fëmijë nga banesa që në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës, në qiell të hapur. Dhe të bashkohesh me Veliajn në këtë rast nuk është veçse një e drejtë , por është e drejta e një njeriu për me qenë i poshtër pranë të poshtrit.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bashkohesh me një njeri që e ka dënuar me vdekje këtë qytet, duke mos respektuar asnjë kriter në ndërtimin e kullave shumëkatëshe. Dhe të bashkohesh me Veliajn në këtë rast nuk është veçse një e drejtë , por është e drejta e një njeriu për me qenë i poshtër pranë të poshtrit.

Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bashkohesh me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bashkohesh me hajdutërinë.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bashkohesh me perversitetin e përdorimit të fëmijëve apo të njerëzve në nevojë për propaganda.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bashkohesh me një model që nuk ka asnjë strukturë morali në jetën e tij apo në ushtrimin e detyrës së tij.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë të bëhesh njësh me paditurinë e gërshetuar me ligësinë.
Të bashkohesh me Veliajn do të thotë t’u ofrosh të rinjve shqiptarë modelin e plaçkitjes së një vendi dhe ta zyrtarizosh këtë të fundit duke e quajtur sukses.
E thënë shkurt, kushdo që është bashkuar apo do të bashkohet me Erion Veliajn gëzon veçse një të drejtë- Të drejtën për me qenë i poshtër pranë të poshtrit.

Post Scriptum- Erion Veliaj është damka e turpit mbi këdo që i rri pranë.
/Elona Caslli
 

Attachments

  • 20201008_121930-696x358.jpg
    20201008_121930-696x358.jpg
    39.3 KB · Shikime: 32
  • 20201008_121930-696x358.jpg
    20201008_121930-696x358.jpg
    39.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top