E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

LeVoyageur

Once upon a time...
raindancing-905x395.jpg
A jeni prej atyre që gëzohen kur pikat e shiut fillojnë të bien nga qielli? A ju pëlqen që në një ditë më shi, ju të mbuloheni më një batanije dhe me një çaj të nxehtë në dorë të shihni një film të mirë, apo të lexoni një libër.

Nëse është kështu, ju jeni një pjesë e një grupi të veçantë të njerëzve të njohur si ‘pluviophiles’. Nga përkufizimi, ‘pluviophiles’ janë njerëzit që e duan shiun. Dhe nëse ju jeni një ‘pluviophile’, jo vetëm që dini t’i dorëzoheni shiut kur bie, por edhe shanset janë që ju të jeni një person i këndshëm dhe i pëlqyer në përgjithësi.

Këtu janë shtatë arsyet se pse njerëzit të cilët i gëzohen shiut janë më të lumtur në jetë:

– E përjetojnë më të plotë jetën

Njerëzit që e duan shiun, thuhet që dinë t’i përjetojnë edhe përvojat më të vogla. Ata e përshkruajnë shiun në detaje të gjalla, dhe kur pikat e shiut janë në tokë ata ndihen si të hipnotizuar, u shtohet interesi edhe më shumë për botën për rreth dhe shpesh ndryshojnë pamje. Ata e përjetojnë shiun në gati çdo pikë, dhe shpesh dalin me krahë hapur dhe kokë lartë duke u përshëndetur me shiun. Madje e dinë shijen e pikave të freskëta, si ata shikojnë lart me krahë të hapura dhe mirëpresim një pije të ftohtë nga retë

– Ata jetojnë momentet

Dr Matt Killingsworth, studiues i lumturisë, përdor një aplikacion të quajtur “Track Your Happiness” në të cilin njerëzit raportojnë nivelin e tyre të lumturisë gjatë aktiviteteve të veçanta në kohë reale. Ajo që ai nxori nga sondazhi, del se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë psikike mes njerëzve që e duan shiun dhe procesit natyror në realitet. Tipat e tillë janë shumë funksional dhe e jetojnë momentin. Ata ‘djersiten’ shumë për të arritur atë që e duan dhe të shumtën e kohës janë të heshtur në atë proces.

– Ata janë më të sigurt në vete

Njerëzit që e duan shiun në të vërtetë janë krenar me veten e tyre. Ata janë pak të ftohtë si tipa, dhe kushdo që provon të hyjë në brendësi të tyre, duhet të tregohen të zjarrtë, përndryshe do të varfërohen dhe dëshpërohen nga ajo që do të gjejnë. Tipat që e duan shiun me tërë qenien e tyre janë persona që besojnë në vete më shumë se kushdo tjetër, madje për ta nuk ka asnjëherë diçka që kanë bërë keq!

– Ata janë ‘elastik’ në kohë të vështira

‘Pluviophiles’ e kuptojnë shumë mirë se duhet të ketë shi që të rriten lulet. Kur gjërat për ta shkojnë keq, atëherë veprimet e tyre nuk janë ato të personave në panik dhe të dëshpëruar, përkundrazi, ata mendojnë se gjithmonë jeta ka shuplaka të cilat duhet përcjellë gjithmonë “edhe kjo do të kalojë.” Në fakt, ata e dinë se sfidat janë të nevojshme për të kapur mundësitë më të mira. Dhe e thonë shpesh, pas shiut gjithmonë del ylberi.

– Ata e dinë se si duhet mbajtur gjërat në perspektivë

Një ‘dashnor/e’ i/e vërtetë ndaj shiut, kurrë nuk di të frikësohen nga gjërat që janë natyrale, ato që vijnë pa kërkesën tonë dhe ato të cilat nuk na lënë varen nga ne. Ata shpesh pozicione të ndryshme të jetës së tyre i krahasojnë me pikat e shiut të cilat kuptohet që nuk janë apokalips për njerëzimin. Ata e dinë se për të parë jetën në të vërtetë, atëherë duhet kuptuar realitetin e thjeshtë të jetës dhe vënien e saj në kontekst. Nëse ndonjëherë ju duhet dikush për tu folur dhe këshilluar kur ju nuk jeni mirë, gjejeni dikë që e do shiun. Ata do të kenë gjithmonë përgjigje që t’u hyjnë në punë.

– Ata mund të shohin bukurinë në trishtim

Ashtu si shiu që personifikon pastërtinë dhe një jetë të re, edhe personat e dashuruar pas shiut tregojnë vlerësim për jetën, rinovimin e shpirtit dhe disponimit. Ashtu si ata nuk mërziten kur bie shi, por qetë e kalojnë ditën, të tillë tregohen të jenë edhe në jetë; njerëz që nga gjëra të trishtueshme nxjerrin gjithmonë diçka të bukur.

– Ata e dinë se jeta ikën shpejtë, mendo për përmirësimet

Asgjë nuk e bën një person përjetë të kujtueshëm dhe të dëshiruar, se sa mënyra se si lë kujtimet pas. Të mendosh se jeta është e shkurtër, nuk është tragjedi, përkundrazi është mënyrë për të kuptuar se jeta duhet jetuar në çdo moment të saj. Dhe të tillë janë njerëzit që e duan shiun. Ata çdo herë janë duke jetuar momentin, bilës edhe atëherë kur jashtë ka shumë shi e stuhi, ata e shfrytëzojnë kohën për të menduar se ku nuk kanë qenë mirë me ndonjërin nga të afërmit e tyre, dhe gjithmonë gjejnë mënyra për ta përmirësuar. Motoni e njerëzve që njihen si ‘pluviophiles’ është: “Ne jetojmë vetëm një herë”
Dita.
 

Attachments

  • raindancing-905x395.jpg
    raindancing-905x395.jpg
    57.3 KB · Shikime: 0
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

Levo,po ben te shtohet konkurenca :P
Levo for moderator :P
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

Ja ka fut cik kot me ato pikat me siper sidomos me kete:

ju të jeni një person i këndshëm dhe i pëlqyer në përgjithësi.

Por shiu mbetet dashuri :)
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

Gëzim i madh, mos e pyet! :P
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

futja pordhes e gri sallat pffff
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

Mr. Ego
ketu flitet per shkenceeeee

nuk e ke iden sa ne mode kan dal keto lloj shkencash
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

Rrogen e marrin :P

hallall e kan duhet ti stimulojne delet qe te han edhe bar te that :P
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

dele e zez
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

...ca pika shiu rane mbi qelq per ty befas ndjava mall,jetojme te dy ne nje qytet dhe rralle shihemi sa rrall..:))

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



...shiu eshte parfumi i tokes ,qe zbret nga qielli,eshte aroma e ylberit ,qe neper pikat e ti linde duke kerkuar diellin...
Pa shiun ne skemi jete,..:))
Shiu eshte i romatikve,i te dashuruarve,..
Shiu eshte i trishtimit dhe i kenaqsise,shiu ben melodin e tingujve melankolik dhe te gezuar,,,,shiu eshte shija mbi emocionet njerzore...
 
Titulli: E doni shiun? Ja si ju përkufizon shkenca

kur jam pushim e s'me dilet e kam qef shiun qe te fle ohoho, ama dite jave, kur nxitoj per pune qef i madh ne fakt.

E sa per shiun. Shiu eshte ai qe ngjall token edhe kur ajo ka vdekur nga thatesira. Mjafton per te kuptuar rendesine.
 
Back
Top