Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E Do Gruan Tënde

A e do gruan tënde? Ti mund të thuash: “Po”, por nuk mund ta provosh dot një gjë të tillë. Nuk mund të më japësh dot një rezultat me shifra se sa e do. Ditën që ti e takove atë për herë të parë, nuk e doje. Tani e do, por a mund të ma thuash me saktësi se në çfarë dite fillove ta duash? Është e pamundur ta dish. Nuk është se një ditë e tillë nuk ekziston, thjesht ti nuk e mban mend, sepse dashuria lind shumë e zbehtë dhe pastaj forcohet nga dita në ditë.

Ajo nuk ra në dashuri me ty, thjesht sepse ti e mbaje mend ditëlindjen e saj dhe i çove lule atë ditë, apo për ditën e Shën Valentinit. Ajo ra në dashuri me ty, sepse kur zgjohesh në mëngjes, ti i thua asaj “Mirëmëngjes”, përpara se të shikosh celularin tënd. Ajo ra në dashuri me ty, sepse kur ti shkove drejt frigoriferit për të marrë një pije për vete, bëre të njëjtën gjë dhe për të, pa të të thënë ajo që ta merrje. Ajo ra në dashuri me ty, sepse kur ti kishe kaluar një ditë të bukur në punë, ndërsa ajo një ditë të tmerrshme në punën e saj, ti nuk e ndalove atë për të folur për ditën tënde. Ti e le të fliste, që ajo të ndihej më mirë dhe më e çliruar nga stresi që kishte grumbulluar brenda vetes.

Kjo është arsyeja se pse ajo ra në dashuri me ty. Nuk kishte një ditë specifike, apo një veprim specifik që ti e bëre, por ishte grumbullimi i gjithë këtyre gjërave të vogla që e bëri atë të pranonte në një ditë të caktuar se të donte. Kjo gjë funksionon njësoj si palestra. Nëse ti shkon ditën e parë në palestër dhe pastaj kthehesh dhe shikon veten në pasqyrë, nuk do të shohësh asnjë ndryshim. Nëse shkon edhe ditën e dytë, prapë nuk do të shohësh ndonjë ndryshim. Dhe ti heq dorë. Ose mund të shkosh përditë dhe në fund të muajit të vësh re ndryshimet e para. E njëjta gjë ndodh edhe në një lidhje. Ti i ble asaj lule për ditëlindje dhe e uron, por ajo nuk të do në atë moment dhe ti heq dorë. Por nëse ti vazhdimisht i kushton vëmendje dhe e bën atë të ndihet e rëndësishme, ajo padyshim një ditë do të të dojë. Duhet thjesht të jesh i vendosur.

Mund
të shkosh tek dentisti dy herë në vit, por dhëmbët e tu gjithsesi bien. Pse? Sepse ti nuk e ke kuptuar dhe nuk ke vendosmërinë e duhur për t’i larë dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta. Kjo do të t’i mbajë dhëmbët e tu të shëndetshëm. Të shkosh tek dentisti është shumë e rëndësishme, por është më e rëndësishme praktika e përditshme dhe monotone e larjes së dhëmbëve të tu..
B.meb.al.



/
 
Dashuria tjetersohet nga pasionante 3 vitet e para kthehet ne dashuri familjare si rob i shpise. Hyn perkujdesja dhembshuria etj etj
 
Dashuria duhet te ujitet nese do ta mbajsh gjalle.
 
Ajo e huja është më e omël se e jotja?
 
Kush se do ta lere ta doje dikush tjeter.
 
Une jo!
Po e le sot, po e le neser
Po e le sot, po e le neser
Vitet ecin
 
E dashuron?! Kete e kupton kur dhimbja e ti`saj eshte me padurueshme dhe me thelle se e jotja.
Gruja?!
Eh ,qendra e shpise,hareja e shpise,nje burre qe s`din te doj gruan e ti, shpine e ti,ai nuk eshte burre.
 
Redaktimi i fundit:
Ska lidhje me keto fare
Une e shof tel gjen e pare ne mengjes cuz I don’t want to get late. Dashuria doesn't pay my bills
E sa per frigoriferin e drinks and all that crap
Sdua te me sjelli asgje mjafto ta mbushi frigoriferin I mar vet lol
Keto shkrime ne lodhin mahhh
 
edhe une e dua aq shume gruan brenda meje sa qe e adhuroj deri ne infinit
 
Keq fort po sme deshi . E dua vete veten sa 100 Fishi qe me do ai!?
Pastaj flasim kur te behem e tij me firme martesore. lol tani na mban bashke dashuria i here per i here .

Plotesisht dakort me deyzin sme bindin hiç kto tezat me lart .
 
Dashuria nuk matet me shifra e as me ekuacione kimke e fizike , as me vektor gjeometrikë e as me aritmetikë ?... ajo matet me diçka tjetër ... !
 
po jan qenie shume innocente
 
Flm shumë që keni mirësi ndaj burrave , ju jemi mirënjohës për këtë gjestë . ?
 
Une mendoj se burri e do gruan dhe anasjelltas kur vepron fiks me qellimin per ta bere ate te lumtur ose per te miren e saj.

p.s.
Pikat e mesiperme i bejne dhe pa dashur sidomos ate te foluren. Madje kur s'te duan mendoj e lene gruan te flase pa pushim dhe burrat kushedi nga u fluturo mendja. lol
 
Ktu duhet me fol burrat. :p

Pas ca vitesh kur do behem me burr e une, do e sjell nforum tmi qendise ca fjale lol

Deri atehere lexohemi tek kjo teme lol
 
Ncdo teme ku duhet tkomentojne burrat, futen grate lol
 
Mendoj se:
Nese ti mer nji hap te rendesishem si martesa,duhet ta mbash b.ythen drejt.
Ata qe thon e dua,dhe shkojne me tjera,jan legena,jobesnik,dhe mostra.
 
A duhet shejtoni qe ma henger ymrin ;)?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back