Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E dinit origjinën e simbolit të infinitit?

E dinit origjinën e simbolit të infinitit?

Screen-Shot-2017-07-13-at-11.15.51.jpg

Domethënia matematikore e pafundësisë e ka origjinën në vitin 1655 kur matematikani anglez John Wallis e përdori për herë të parë në veprën e tij “De Sectionibus Conicis”. Wallis nuk shpjegoi zgjedhjen e tij të këtij simboli, por është menduar të jetë një variant i një numërori romak për 1,000 (fillimisht CIƆ, gjithashtu CƆ), që nganjëherë përdorej edhe për të nënkuptuar “shumë”. /bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-07-13-at-11.15.51.jpg
    Screen-Shot-2017-07-13-at-11.15.51.jpg
    26 KB · Shikime: 0
Diku e kam lexuar se ky simbol edhe konsiderohet si nje nder dizajnet me te mira ne historine e njerzimit.

I thjeshte, elegant dhe paraqet kuptimin e pafundesise.
 
Simbol i infinitit (pafundësisë), i referuar si një 8 e përmbysur në pozicionin horizontal, u krijua dhe u përdor për herë të parë nga Xhon Uollis në vitin 1655, por filloi të përdoret ndërkombëtarisht vetëm nga viti 1800. Uollis qe një studiues anglez dhe autor i shumë traktateve shkencore mbi çështje të ndryshme në lidhje me matematikën dhe gjeometrinë, duke përfshirë pikërisht analizën e serive të pafundme, dhe dhënë kësisoj një kontribut thelbësor në zhvillimin e llogaritjeve në infinit.
Nuk dihet me siguri arsyeja e vërtetë pse Xhon Uollis përdori pikërisht këtë simbol, megjithatë ekzistojnë disa hipoteza lidhur me këtë çështje. Një nga pretendimet më të besueshme, është se simboli i infinitit rrjedh nga transformimi i gërmes M që sipas numërimit romak tregon një numër jashtëzakonisht të madh, të barabartë me 1000.
Një tjetër hipotezë është ajo që lidh me deformimin grafik të shkronjës greke f (phi ), shumë të ngjashme me numrin 8 e përmbysur. Një hipotezë e tretë, ia atribon lindjen e simbolit, deformimit të dy shkronjave të para të fjalës latine aequalis (që do të thotë “të barabartë”), e përdorur dikur për të treguar barazinë. Në matematikë ky simbol është i lidhur me konceptin e limitit, i përdorur edhe në teorinë e të përbashkëtave, në gjeometrinë projektive dhe atë algjebrike (ku quhet edhe lemniskata).
Në filozofi simboli infinit tregon gjithçka që nuk ka kufij, që është e pafundme, dhe që për këtë arsye lidhet shpesh me imazhin e Zotit. Sot, simboli i infinitit është shumë i vlerësuar, aq sa përdoret edhe në industrinë e modës, në të cilën ne shohim të riprodhohet në mënyrë të veçantë në aksesorë dhe bizhuteri, si byzylykët, varëset dhe unazat, por edhe në tatuazhe. /bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back