Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E dini pse “këndon” gjeli çdo mëngjes ?

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]E dini pse “këndon” gjeli çdo mëngjes ?[/h]
Ky ishte objekti i studimit të Universitetit të Nagoya të Japonisë, të cilët avancuan në një eksperiment të mirëfilltë për të zbuluar sekrete e zgjimit herët në mëngjes të gjelit. Kështu, ata mund të gjenin përgjigje rreth pyetjeve: Si e kupton gjeli që agimi po afron? E kupton atë nga muzgu, apo njeh shumë mirë orën?
gjee-492x350.jpg

Kështu shkencëtarët vendosën në një dhomë gjela ku dritat ishin të dobëta për 24 orë. Të gjithë gjelat dhe “kikirikuuuu” që ata lëshonin u regjistruan për një muaj rresht, me aparatura të posaçme dhe specifike.

Në fund, analizimi i të dhënave të grumbulluara tregoi se edhe kur nuk ekzistojnë ndikime të jashtme që tregojnë ardhjen e agimit, gjelat vazhduan të njëjtin avaz pak para agimit siç më parë.

Përfundimi është se kikiriku-t i binden ritmit të ashtuquajtur circadian, një cikël prej 24 orëve që dikton orën biologjike në tru për të sinkronizuar funksionet fiziologjike si në ciklin ditë-natë.

Por gjatë rrjedhës së ditëve, kishte një çrregullim të vogël, shumë të lehtë për gjelat, tregues ky që ora biologjike bazohet edhe në faktorë të jashtëm për të mbajtur ritmin e duhur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 4 23.5%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 9 52.9%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 8 47.1%
Back
Top