“E Dielë e trishtë” apo Kënga Hungareze e Vetëvrasjes

Gloomy_Sunday_02a-1050x630-1-770x515.jpg
E Dielë e trishtë”, e njohur edhe si “Kënga Hungareze e Vetëvrasjes”, u kompozua nga pianisti dhe kompozitori hungarez Rezső Serese, në kohën kur ky po jetonte në Paris, dhe u publikua për herë të parë në vitin 1933. Teksti origjinal titullohej “Bota po mbaron”, ku poeti aludonte në dëshpërimin e madh që kishte shkaktuar lufta botërore, për depresionin e madh që kishte kapluar botën, dhe si revoltë ndaj rritjes së frymës nazisto-fashiste në Hungari dhe Evropë.

Por poezia do merrte kahje ndryshe, kur poeti tjetër hungarez, László Jávor, e rishkroi tekstin e këngës, të titulluar tash si, “E dielë e trishtë”. Javor sapo ishte ndarë me të fejuarën, dhe në dëshpërim e sipër ishte frymëzuar për vargjet të cilat do të mbeteshin në histori. Në versionin e Javor, protagonisti dëshiron të vetëvritet, pasi e dashura e tij ndërron jetë. Kënga fillimisht u regjistrua në Hungarisht nga Pál Kalmár në 1935, kurse në vitet e 40-ta kënga u përkthye në disa gjuhë, duke përfshirë edhe anglishten. Me kalimin e viteve, shumë artistë të njohur e kënduan këngën në gjuhë të ndryshme, përfshirë Billie Holiday, Genesis, Ray Charles, Sinead O’Connor, Sarah Brightman dhe shumë të tjerë.

Poezia (kënga) morri pseudonimin famkeq, “Kënga e Vetëvrasjes”, sepse sipas dëshmive të kohës, të cilat nuk mund të vërtetohen me siguri absolute, shumë njerëz u vetëvranë teksa po e dëgjonin atë, apo në disa raste policia supozohet se ka gjetur fletën muzikore në duart e viktimave. Madje edhe vet kompozitori Rezső Serese, si rastësi ose jo, bëri vetvrasje në vitin 1968. Për ta vërtetuar deri dikund këtë hipotezë, shumë radio të kohës e ndaluan transmetimin e këngës. Mes tyre ishte edhe radio BBC, e cila do ta ndalonte transmetimin deri në vitin e vonë 2002.

Duhet theksuar faktin, se kjo këngë nuk ishte vepra e vetme që mendohet që kishte nxitur njerëzit drejt vetvrasjes. Të njejtën gjë mendohet se ka bërë edhe vepra e njohur e Johan Gëtes, “Vuajtjet e djaloshit Verter”, e cila poashtu ishte ndaluar per disa vite.

Megjithatë, përtej supozimeve të tilla, qofshin ato edhe të vërteta, vetvrasja si një fenomen tek njeriu, nuk mund të arsyetohet me një këngë, një libër, apo me cfarëdo qofshin motivet. Këto shtysa të jashtme, më shumë ngjajnë në pseudo motive, apo mashtrime të momentit, se sa që janë arsyee e vërteta. Vetvrasja, për aq sa mund të quhet e tillë, burimet i ka thellë në gjendjen shpirtërore të njeriut, e cila është akumuluar me kalimin e kohës, duke e dobësuar vullnetin e individit për jetë, duke e paralizuar atë, dhe si rjedhoë duke ja pamundësuar të shohë horizontin plot diell.

Më poshtë mund të lexoni poezinë të përkthyer nga Nuhi Sadiku, dhe poashtu këngën e interpretuar në gjuhën origjinale (Hungareze).


E DIELE E TRISHTE

E diel e trishtë, pa gjumë janë orët e mia
E dashur, të panumërta janë hijet që me mua jetojnë
Lulet e vogla e të bardha kurrë nuk do të të zgjojnë
Jo atje ku të ka dërguar mësuesi i zi i pikëllimit
Që ndonjëherë të të kthejnë engjëjt as që mendojnë
A do të zemërohen po sikur të mendoja që të të bashkohem?

E diel e trishtë

E trishtë e diela, me hijet që të gjitha i mbuloj
Unë dhe zemra ime kemi vendosur që e gjithë kjo të mbarojë
E di, shpejt këtu do të jenë qirinj dhe lutje të mërzitshme
Mos i lërni të qajnë, le ta dijnë se jam i lumtur që po shkoj
Vdekja nuk është ëndërr sepse atje po të ledhatoj
Me frymën e fundit të shpirtit ty do të bekoj.

E diel e trishtë

Ëndërr, isha vetëm në një ëndërrim
Këtu thellë në zemër, zgjohem dhe të gjej të fjetur
Shpresoj që ëndrra ime nuk të dha ndonjë tmerrim
Zemra ime po të tregon sa të doja, e dashur.

E diel e trishtë

Virtualsophists
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top