Dyshimet!

ricky_ch

******
Po e hap këtu një temë ku mund të paraqisni dyshimet e tuaja ndaj
asaj çfarë na ofron shkenca, si dhe nëse keni ndonjë pakjartësi në lidhje
me atë çfarë ndodh rreth nesh në çdo sferë të jetës.
Edhepse e paraqita temën tek Fizika dhe Astronomi, kjo temë ka të
bëjë me të gjitha shkencat në përgjithësi, pra jovetëm Fizikë dhe Astronomi.


Unë për vete kam shumë pakjartësi, por sa për fillim po e përmend dritën,
rrespektivisht vetitë misterioze të saja.
Marr psh. të gjithë dijmë se drita shkon vetëm drejt apo jo? Atëherë,
pse objektet zvogëlohen kur largohemi nga ajo? Për dikend ndoshta duket
e vetëkupteshme, mirëpo për mua jo, sepse nëse marrim një teleskop
deri sa gjindemi po në të njëjtën distancë nga objekti, prap objektin e shohim.
Kjo do të thot se aty ku ne gjendemi ende gjenden rrezet e dritës, por për ne
të padukshme. Kjo mund të ketë një skjarim se rrezet e dritës, që vien nga objekti
në drejtim tonin, shpërndahen në të gjitha anët, proporcionalisht sikurse si funksionon
një projektor filmi. Kjo gjithashtu don të thotë se rrezet në kosmos nuk humbin
deri sa ato të ndeshen me ndonjë objekt tjetër.
Për ta kuptuar këtë më së miri, pamendojmë veten në një hapësirë të errët,
ku rreth një pike të vetme janë vendosur shumë persona dhe në atë pikë
për një çast do të ndriçojë një foton i vetëm. Athua kush do ta sheh dritën?
Përgjigja do të ishte se të gjithë do ta shihnin atë. Kjo njëherit, pra do të ishte
edhe skjarimi i mundshëm se pse objektet zvogëlohen dhe zhduken nga horizonti
deri sa ne largohemi prej saj.


Një tjetër veti e dritës do të ishte se pse ato nuk ndeshen dhe si krijohet transparenca.
Edhe kjo nuk vetëkuptohet. Psh. për ta ilustruar këtë marrim shembull 2 pasqyra
të vendosura pranë njëra tjetrës në kënd prej 90 shkallëve dhe në to shikojnë veten
2 persona. Pra rrezet e njërit, prejnë tërthorazi rrezet e tjetrit, mirëpo asnjëri as tjetri
nuk vërejnë ndonjë anomali. Personat shohin veten në pasqyre sikurse vetëm ai vet të ishte aty.
E njëjto kjo ndodh me realitin tonë.Me milion rreze shkojnë në të ghitha anët, e ne nuk vërejme
asnjë anomali. Athua rrezet nuk ndeshen me njëra tjetrë, apo çfarë e krijon tranparencën.
Gjithashtu kur shikojmë objektin drejt e shohim, kurse nga profili, pot të njejtat rreze nuk i
vërjemë: ato s'ikurse nuk ekzistojnë.


Për momentin kaq. Më vonë do të sjell edhe disa pakjartësi të tjera.
 
Pe: Dyshimet!

Një tjetër pakjartësi në lidhje me dritën është tek Teoria e relativitetit
ku thuhet se drita ka shpejtësi absolute, të njëjtë për të gjithë, pamarrëparasysh
gjendjen e observuesit si dhe atij që shkakton dritën në atë moment.

Marrim shembull një tren i cili lëviz me shpejtësi 100 km/h dhe në të njëjtin drejtim
një person vrapon 10 km/h relativisht me trenin, për ne që jemi duke e vëzhguar
trenin, ky personi është duke lëvizur 110 km/h, shpejtësia e trenit plus shpejtësia
e vet. Nëse ai vrapon në drejtim të kundërt të lëvizjes së trenit, atëherë për ne ai
do lëvizte vetëm 90 km/h, pra v=v1-v2.

Një tjetër rast: Dy aereoplanë që janë të pajisur me raketa që arrijnë shpejtësinë
300 km/h dhe ato janë duke fluturuar me shpejtësi 400 km/h njëra pas tjetrës.
Nëse aeroplani i dytë lëshon raketën për ta goditur aeroplanin e parë, athua
raketa do ta arrij aeroplanin i cili është 100 km/h më shpejt se raketa?
Natyrisht se po, pasi që edhe raketa vetëm posedon të njëjtën shejtësi
që posedon edhe aeroplani i parë.

Ndërsa, nëse në të dyja rastet nëse marrim një llampë dhe ndezim, drita
nuk do të ketë shpejtësinë e objektit që fluturon plus shpejtësinë e vet,
por ajo do të vazhdon me të njëjtën shpejtësi që ajo gjithmonë lëviz.
Pra as treni e as aeroplani, nuk do të ndikonin aspak në shpejtësinë e dritës.

Mirëpo, a është edhe kjo një e vertetë absolute?

Këtu kemi të bëjmë me objekte të vogla, por si është rasti me sisteme të mëdha,
sistemin Diellor, Galaksinë e etj. ?

Duke pasur parasysh se të gjitha këto (Toka, Dielli dhe Galaksitë)
lëvizinë me një shpejtësi përafërsisht konstante nëpër hapësirë
dhe sikur drita mos të shkojë në hap me këto objekte, realiteti
jonë, gjegjësisht kjo do të kishte pasoja në perceptimin e realiteti
tonë.
Pra, nëse drita do të kishte me të vërtetë shpejtësi absolute,
fotografite e realitetit tonë do të pësonin çrregullime.


Por si është realiteti?
Se kjo gjë nuk ndodh, dhe se drita posa hyn në orbitën e këtyre
objekteve të mëdha, merr edhe si shtojcë shpejtësinë që këto objekte
lëvizin në hapësirë: në rastin tonë shpejtësia e Tokës + shpejtësia e dritës!
 
Pe: Dyshimet!

Në fund këtë do të kishim mundur edhe ta provojmë.
Nëse psh. duke pasur parasysh se Toka lëviz rreth Diellit,
përafërsisht me shpejtësi 30 km/h, në të njëjtin drejtim
do të kishim vendosur 2 burime të dritës, A dhe B, dhe
në mes të A dhe B një senzor, që do të lajmëronte se
drita ka arrijtur aty.
Prej burimit A do të kishim gjuajtur në drejtim të lëvizjes
së Tokës, kurse nga burimi B do të kishim gjuajtur
në drejtim të kundërt. Athua çfarë do të ndodhte?
Nëse shpejtësia e dritës është absolute, atëherë
drita nga burimi B do ta arrint më shpejt në mes,
pasi që lëvizja e Tokës do të ia shkurtonte rrugën,
mirëpo kjo nuk do të ndodhte, pasi që këtu edhe drita
lëviz me shpejtësinë e shtuar të Tokës.
 
Pe: Dyshimet!

Rrudhja e hapësirës

Universi që nga krijimi është predestinuarë të funksionojë
sipas rregullave (principeve) të saja.
Ato janë shumëta,e njëra ndër to thuhet është rrudhja e hapësirës.
Në fakt rrudhja e hapësirës i mvishet gravitacionit dhe rrugëtimit
të trupave rreth trupit më të madh.

Mirëpo, duke u bazuar në faktin se në hapësirë çdo lëvizje për trupin X
është e njëjtë, dmth. nuk ka lart-poshtë, djathtas-majtas etj..
dhe nëse tek një trup X rrudhim apo lakojmë hapësirën proporcionalisht,
sa në të majtë të trupit po aq në të djathtë, tani shtrohet
pyetja kah do të shkojë trupi X?

Pra, trupi X, në këtë rast do të anonte sa në të majtë po aq në të
djathë! Por kjo nuk po ndodh! Ne po shohim diçka tjetër: trupat bien vetëm në një anë!

Në fakt, nëse sipas kësaj teorie nuk mund të japim skjarim për një objekt
të vetëm, si mund të japim skjarim për sisteme të mëdha si Galaksitë, ku në në orbitë
nuk është vetëm një objekt, por janë miliarda yje e planete?
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top