Dyfishohen të rinjtë që pësojnë goditje në tru

Love

βeℓℓe â๓e
Frekuenca e sulmeve të trurit te personat në moshën deri 55 vjeçare gati është dyfishuar në periudhën prej 1993 deri 2005.

Shiko fotografinë 1730058

Sipas një studimi të kryer në Ohio dhe Kentucky mes popullatës së bardhë të moshës prej 20 deri 54 vjet numri i sulmeve është rritur prej 26 në 48 në çdo një mijë banorë, ndërsa tek zezakët amerikanë është rritur nga 83 në 128 në çdo një mijë banorë.

Shkencëtarët thonë që vetëm mund të spekulojnë për shpjegimet e mundshme, ndërsa një shpjegim mund të jetë që mjekët më shpesh janë duke vënë diagnozat e sulmeve të trurit tek të rinjtë sepse teknologjia mundëson zbulimin e dëmtimeve miniaturale në tru.

“Definitivisht jemi dëshmitarë të rritjes së frekuencës së faktorëve të rrezikut për sulmin në tru”, tha udhëheqësi i hulumtimit Brett Kissel nga Fakulteti i mjekësisë në Universitetin Cincinnati.
Burimi: albeu.com
 
Titulli: Dyfishohen të rinjtë që pësojnë goditje në tru

Edhe numri infrakteve eshte shumefishuar, tek te rinjte.
Stili jetes i cregullt, stressi shume i madhe ( psh: njerzit qe punojne me ore te tera 14-16 h ose me shume, flene pak, ushqehen keq), konsumi drogeve, te gjithe cojne drejte ketyre goditjeve.
 
Pe: Dyfishohen të rinjtë që pësojnë goditje në tru

Te verteta keta,thjesht me vjen cudi...Dikush infraktet u mendonin si pjese e njerezve te nje moshe mbi 50 kurse sot kur sheh te rinjte qe skane vuajt kurr nga zemra apo crregullime te tilla,infrakt,goditje ne tru,te vjen keq...Kane shume mundesi sot te ushqehen e te kujdesen per veten e shendetin...
 
Back
Top