Dybala ndërton, Szczesny shkatërron gjithçka. Juventus nis kampionatin pa CR7 dhe pa fitore

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
dybala-1100x620.jpg
Një pasdite për t’u harruar kjo e sotmja për tifozët e Juventusit. Pa nisur ndeshja kundër Udineses, morën lajmin që Cristiano Ronaldo nuk do të ishte titullar. Sipas Sky, sulmuesi portugez kishte kërkuar vetë që të mos aktivizohej, duke i hapur rrugën një largimi të tij në këtë merkato vere.

Sikur të mos mjaftonte kjo, bardhezinjtë nuk arritën dot të fitonin, edhe pse Dybala, me një gol dhe një asist për Cuadradon, i kishte dhënë ekipit të Massimiliano Allegrit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Por, në pjesën e dytë, ishte një tjetër futbollist i Juves që u bë protagonist, kësaj radhe për keq. Bëhet fjalë për portierin Szczesny, i cili në minutën e 50 shkaktoi një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Pereyra, ndërsa në minutën e 83-të bëri një gabim trashanik, duke i falur golin Deulofeut.

Drama e vërtetë ndodhi në minutat shtesë. Cristiano Ronaldo, i cili kishte hyrë në fushë në minutën e 60, shënoi me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion milimetrik jashtë loje.

2-2 në vërshëllimën e fundit të arbitrit dhe Juventus e nis Serinë A me hap fals.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top