Dy pensionistë nëpër Evropë me një traktor të vjetër

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f1_27traktor1369645051.jpg


Paris, 27 maj - Dy pensionistë francezë kanë ndërmend të udhëtojnë nëpër Evropë me një traktor të vjetër, të nxjerrë jashtë funksionimit 40 vjet më parë, njofton gazeta “Le Parisien”.

Udhëtarët, të cilët do të nisen për rrugë ditën e shtunë, kanë përcaktuar gjatësinë e rrugës prej tre mijë kilometrash përgjatë tetë vendeve evropiane. Pika e finishit do të jetë qyteti Amaliada në perëndim të Greqisë.

Francezët kanë ndërmend t’ia dhurojnë traktorin shoqatës së vejushave të fermerëve të Greqisë, ku duke marrë parasysh krizën njerëzit janë të detyruar t’i kushtojnë më shumë vëmendje punimit të tokës. /koha.net/
 
Titulli: Dy pensionistë nëpër Evropë me një traktor të vjetër

rruge te mbare pensionistave, do isha kurioze te dija moshen e k'tyre :P

ishalla kthen koken edhe ne Shqiperi ky fakt, tju kthehen tokave qe i kane lene bosh ....
 
Back
Top