Dy futbollistët kosovarë, rrahen nga drejtori i Vllaznisë!

Aguero

Anëtar Aktiv
foto.jpg



Një ngjarje turpëruese ka ndodhur në ligën e futbollit të Shqipërisë. Dy futbollistët kosovarë që luajnë te Besa e Kavajës, Argjend Mustafa e Bernard Berisha janë rrahur nga drejtori i Vllaznisë së Shkodrës, Armir Grima. Pikërisht Grima ka qenë më parë portier i Flamurtarit dhe Prishtinës.
Për ti grushtuar e shkelmuar dy kosovarët, Grima u ndihmua nga dy futbollistët e Vllaznisë së Shkodrës, Alis Boci e Ervis Kraja.
Krejt kjo thuhet se ka ndodhur pasi që dy futbollistët kosovarë kanë patur polemika në fushë me futbollistët serbë që luajnë te Vllaznis e Shkodrës. "Ikni more serbë" thuhet se iu kanë thënë Berisha e Mustafa lojatërve serbë gjatë ndeshjes.
Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes Besa-Vllaznia ku lojtarët kosovarë janë goditur me shkelma e grushta nga treshja nga Shqipëria.
Berisha e Mustafa kanë thënë se nuk kanë patur polemika në fushë me futbollistët serbë, por që kanë pranuar në mediat shqiptare se janë goditur nga Grima, Boci e Kraja./Indeksonline/
 
Titulli: Dy futbollistët kosovarë, rrahen nga drejtori i Vllaznisë!

Turp ! A kesaj i thone, e mira te kthehet me te keqe ?
 
Titulli: Dy futbollistët kosovarë, rrahen nga drejtori i Vllaznisë!

I kem fajet ne qe kem marr kete matufin me lujt ne Prishtine
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top