“Dy doza vetëm për 10 dollarë”, Rusia cakton çmimin e vaksinës anti-Covid: Dyshime të shumta, por kërkesa të larta

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në botë.

1597472552043.png
Kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë R-Pharm, Alexei Repik ka zbuluar se çmimi i vaksinës ruse kundër Covid-19 për tregun ndërkombëtar fillimisht do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza.

“Çmimi do të jetë së paku 10 dollarë për dy doza, për tregun e eksportit,” tha Alexei për kanalin televiziv Rusia-24.

Ai shtoi se seria e parë me siguri do të jetë e shtrenjtë.

Sipas Repik, vaksina do të bëhet më e lirë kur prodhimi i saj të arrijë në një shkallë të mjaftueshme industriale.

Rusia është vendi i parë që regjistron një vaksinë kundër virusit të koronës të quajtur Sputnik V.

Kjo ka ngjallur debat ndërkombëtar, nga fakti se si OBSH e si shtete të tjera të fuqishme, e shohin atë me dyshim dhe skepticizëm.

Në tregun botëror ka që tani kërkesë për vaksinën ruse, ende pa u hedhur në prodhim për tregun vendas.

Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën.

Por teksa ministri rus i Shëndetësisë akuzoi shtetet perëndimore se po spekulojnë ndaj vaksinës ruse për qëllime konkurrence, nga komisioni për etikën në këtë institucion dha dorëheqjen një nga mjekët më të mirë të sëmundjeve respiratore, profesori Aleksandër Çukalin.

Mediat ndërkombëtare thonë se ai ka akuzuar drejtuesit e institutit që zhvilloi vaksinën për shkelje të etikës me nxjerrjen e parakohshme në qarkullim të produktit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan, një ndër skeptikët e vaksinës ruse tha se brenda pak muajve do të jetë gati vaksina gjermane.

j.l./ dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top