Durresi historia e nje qyteti 3000 vjecar .

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
qytetidurres.jpg


Durrësi është qytet-porti kryesor bregdetar në Shqipëri. Me portin më të madh në vend, Durrësi është më i rëndësishmi i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200.000 banorë dhe është qendra e prefekturës dhe Qarkut të Durrësit.
durres1~8.jpg

Ende në qytet duken gjurmët e lashtësisë, që tregojnë për rolin e rëndësishëm që ka pasur në rrjedhën e shekujve. Peizazhet historike të së kaluarës ndërthuren me ndërtimet e projektet e reja që tregojnë për dëshirën, që një prej qyteteve më të vjetër dhe më të njohur të Shqipërisë të rifitojë vendin që ai ka pasur dikur. Porta më e madhe hyrëse dhe dalëse e Ballkanit Perëndimor. Në fillim të viteve '90 qyteti bregdetar nisi “rrugëtimin” e tij drejt zhvillimit. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike. Në rrethin e Durrësit janë aktualisht në aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis të cilave 64 shoqëri të përbashkëta (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech) etj., që merren me rieksportin e konfeksioneve të këpucëve, peshkut. Në Durrës operojnë aktualisht 9 banka, pjesa më e madhe e të cilave janë të huaja. Porti i Durrësit është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeveprat ballkanike të komunikimit të Perëndimit me Lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardeve të projektimit evropian dhe ndërkombëtare. Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% të import-eksporteve shqiptare të mallrave dhe më i rëndësishëm në transportin detar të udhëtarëve. Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.4 km2 dhe një akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes është 9.5 m i thellë, 40 ml i gjerë dhe 1.2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operuese nga 6.60-11m të thella me një gjatësi rreth 2.200 m. Sipërfaqja totale për depozitimin e mallrave është 270.000 m2 nga të cilat 27.000 m2 janë të mbuluara. Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, çimento dhe artikuj të kategorive të ndryshme. Në port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një kalatë me gjatësi 186ml dhe zhytje që varion nga 7.40-7.90 ml. Në këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra. Terminali i kontenierëve është në fazën ndërtimore. Përveç kalatës dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht në portin e Durrësit janë futur në përdorim fondet e Bankës Botërore prej 23 milionë USD, Programi PHARE me 11 milionë USD, TDA me 1.9 milion USD, investime këto që kanë si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovinçëve dhe makinerive për përpunimin e konteinerëve etj. Porti i Durrësit ka përfituar gjithashtu një kredi prej 17 milionë euro, nga Banka Evropiane e Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vëllimit të transportit detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe kapaciteti vjetor i përpunimit të mallrave është rreth 3 milionë ton. Me krijimin e zonës fiskale, kapaciteti i portit do të arrijë në 5 milionë ton mallra të përpunuara në vit. Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga të cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe automjetesh. Më e madhja është agjencia publike “Taulantja” sh.a. Aktualisht, në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve krahasuar me një vit më parë. اdo javë në këtë port ankorohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin me portet e tjera të Mesdheut. Durrësi është nyje e të gjitha llojeve të transportit.

E ardhmja mes trashëgimisë dhe investimeve

Nëse do t’i referohemi shprehjes se vjetër që në kohën e Perandorisë Romake se “Të gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte: “Të gjithë rrugët të çojnë në Durrës”. Durrësi, qytet 3000-vjeçar në zemër të Evropës. Në qendër të tij ndodhet amfiteatri me 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin. Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët moderne, turistë dhe vizitorë nga e gjithë bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërore dhe agjencive të rëndësishme ndërkombëtare. Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrore dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë. Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare në zona të virgjëra, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndërtime të rrugëve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomike financiare lokale lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre. Vizioni i strategjisë së qeverisë së Kryeministrit Berisha, për zhvillimin e qytetit është “Durrësi, nyje kryesore e vendit për transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona më e rëndësishme e vendit në fushën e turizmit masiv dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unike, qendër kryesore për tregtinë me jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqërive të sigurimit”.

Pak nga e kaluara

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më të mëdha të Mesdheut antik. Qyteti Epidamn Dyrah u ndërtua nga Ilirët-Taulantë, në shekujt XIII-XI p.K. Banorët e parë të Dyrrahut, para ilirëve, të quajtur protoiler, pellazgë, ngritën në rrethinat e këtij qyteti vendbanimet e para prehistorike. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autorëve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur, Dyrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrah, ndërtoi portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vetë rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. Qyteti u zhvillua me shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin e rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperise të populluar nga Tuske e Dardane. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: shtete me kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor ilir të Ultësirës Perëndimore Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet me zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimore njihej me emrin Durrës, që ishte shtet i pavarur brenda Perandorisë Romake-Bizantine. Gjatë periudhës bizantine vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provincës "Epiri i Ri", ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane, duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian. Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", formë vetëqeverisje e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabeve dhe Frëngeve si dhe për të përballuar presionet tregtare të Venedikut. Kjo njësi ushtarake-administrative, përfshinte trojet nga Tivari në veri e deri në Gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap qytetërimi mesjetar, kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizimi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës Durrës nga Bizanti. Në shek. XI-XV, shteti shqiptar njihet me emrin Shteti i Arbrit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shek. XVI, Durrësi apo si e cilësojnë ata "Kostandinopoja e Dytë", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja të rënda për Durrësin. Qyteti më i madh dhe hijerëndë, u shndërrua në një qytezë me 100-120 shtëpi, duke mbetur i tillë për një periudhe relativisht të gjatë. Vetëm në shek XVII, qyteti filloi të rimarrë veten duke u bërë qendër e tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së Mesme. Në reformën administrative të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti me rreth 4.700 banorë, ishte nyje kryesore ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtare. Më 21 nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari I.Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit shqiptar dhe me 26 nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione të tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918). Gjatë viteve të monarkisë shqiptare (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnike durrsake e bëri qytetin e vet model të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italiane dhe gjermane dhe më 14 nëntor 1944, Durrësi u çlirua. Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social kulturore etj.

:27ARTUR AJAZI:27
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top