Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, kapiteni i zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një anije cisternë është përfshirë nga flakët dhe më pas është fundosur.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pranë Porto Romano mesditën e sotme.
Ekuipazhi që ndodhej në bord numëronte 15 vetë, prej të cilëve 2 persona gjetën vdekje ndërsa një person tjetër rezulton i zhdukur.
Bëhet fjalë për anijen “Edirne”, e cila u përfshi nga flakët dhe 20 minuta më pas u fundos. Ende nuk dihet nga se është shkaktuar zjarri, por dyshohet se mund të ketë qenë një pakujdesi nga ekuipazhi i anijes. Dyshimi i parë shkon tek shkëndijat që ka lëshuar një saldatriçe (me të cilët punonte një prej marinarëve), të cilat kanë ndezur një sasi karburanti dhe zjarri më pas ka marrë përmasa tragjike.
Anija cisternë e cila lundronte me flamur panamez ishte nisur drejt Italisë. Para se të fundosej anija, kanë mundur të shpëtojnë vetëm 12 persona, 2 të tjerë janë mbytur ndërsa kapiteni i anijes, nga Slovenia, rezulton i zhdukur.A/observer
 
Titulli: Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, kapiteni i zhdukur

Shpresojme te kete sa me pak pasoja dhe te shpetoje gjalle i zhdukuri.
 
Durrës, mbytet anija turke, 2 viktima, 1 i zhdukur. Zbardhet shkaku

DURRثS- Një anije cisternë me 15 persona ne bord u përfshi mesditën e sotme nga flakët e zjarrit, gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, ndërsa mësohet se 2 prej anëtarëve të ekuipazhit kane humbur jetën.

Ngjarja ndodhi rreth ores 14:00, rreth 6 milje larg bregut te detit, ne ujerat territoriale shqiptare. Vetem 20 minuta pas rënies së zjarrit, anija me emrin "Edirne" është fundosur.

Drejtori i Drejtorisë Detare, Gazmend Tahiri konfirmoi për TVNews24 se nga ekuipazhi kanë mbijetuar 12 persona, 2 persona jane mbytur, kurse 1 tjetër rezulton i zhdukur. Trupat e gjetur pajetë kanë qenë në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tyre të djegur.

Momentalisht i zhdukur eshte kapiteni i anijes cisternë. 2 motovedeta kërkimi dhe 1 helikopter së bashku me ekspertë të kërkimit detar qendruan per ore te tera në vendgjarje dhe kërkuan për te zhdukurin, por pa asnje rezultat.

Kapitaneria e Portit, Durrës ben te ditur se anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh , 3 mijë e 500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.
Me t'u njoftuar për zjarrin, skafet e policisë kufitare dhe anijet e marinës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë mundur të evakuojnë 12 nga 15 anëtarët.
Trupi i kapitenit dyshohet të jetë në anijen e fundosur. Mësohet se anija e përfshirë nga flakët mbante një flamur te Sierra Leones, ndërsa kapiteni i saj dyshohet se eshte nje shtetas turk.

Prefekti i Durresit, Genci Alizoti konfirmoi se ne momentet e fundosjes anija ka qene pa ngarkese. Alizoti konfirmoi se 12 personat e shpetuar ndodhen ne spitalin e Durresit jashte rrezikut per jeten. Kurse 2 trupat e gjetur te pajete te marinareve jane derguar ne morgun e qytetit te Durresit.

SHKAQET E ZJARRIT
Te paqarta mbeten ende shkaqet e rënies së zjarrit qe solli ngjarjen e rende ne anijen "Edirne" me flamur panamez.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një pakujdesi nga ana njerëzore. Nga të dhënat e para të të shpëtuarve të anijes cisternë mësohet se një marinar ka qenë duke punuar me saldatrice. Por, te tjere theksojne se ne anije po beheshin punime. Drejtori i Drejtorise Detare Gazmend Tahiri theksoi se shkak mund te jete nje shkendije elektrike nga punimet qe po kryheshin ne anije, porse dhe kjo mbetet per tu pare. Nuk perjashtohet edhe fakti se ndonje shkëndije e saldatrices mund të ketë shkaktuar zjarr në sasinë e gazrave apo karburantit të mbetur në anije, duke sjelle nje zjarr te rrufeshem qe fundosi anijen brenda pak minutash. Para shpërthimit anija kishte shkarkuar të gjithë gazin e lëngshëm në destinacion, duke shmangur dëmet e mëdha që mund të shkaktonte shpërthimi i saj.
Të mbijetuarit tregojnë se janë dashur vetëm 20 minuta që anija të fundoset e gjitha, por fatmirësisht 12 persona që ndodheshin në bord kanë shpëtuar.
Policia: Shkak punimet në anije
Disa orë pas mbytjes së anijes, Policia e Qarkut Durrës bëri të ditur se ka mbledhur dëshmitë që mund të zbardhin shkakun e djegiers së anijes.
“Nga dëshmite e para të ekuipazhit shkak për zjarrin janë bërë punimet e pastrimit që po kryheshin në depozitën nr 3 të anijes. Ne kete depozite po punonin 2 pastrues, për të verifikuar punimet kapiteni i anijes ka zbritur për të parë situatën, por në këtë moment ka ndodhur shpërthimi në depozitë që u pasua më pas me mbytjen e anijes.

Në drejtim të saj u nisën shërbime të policisë së qarkut, në një kohe rekord, mundën të japin ndihmë 12 personave që u dërguan në spitalin rajonal të Durrësit.

HETIMET
Ndërkohë pritet të nisin menjëherë hetimet rreth incidentit të rëndë të anijes turke në ujrat territoriale shqiptare. Hetimi për zbardhjen e plotë të ngjarjes do kryhet nga Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve dhe Prokuroria e Durrësit.

KOMBESIA E EKUIPAZHIT
Firma që ka në pronësi anijen quhet ‘Gesan Saygi Denizcilik’ me qendër në Turqi. Ekuipazhi i anijes cisterne përbëhej nga 4 azerbajxhanas, 6 gjeorgjiane, 2 femra ukrainase si dhe 3 turq. Dhe kapiteni i anijes dyshohet të jetë turk.
Anija lundronte nën flamurin e Sierra Leones. Nga të dhënat mësohet se anija çisternë ka mbërritur në 12 janar në Porto Romano në Durrës dhe pas shkarkimit të lëndës djegëse dhe pas përpunimit të saj, ajo ka dalë në radën e anijeve, për t'u nisur drejt destinacionit, Itali.

ERRESIRA, NDERPRITEN KERKIMET
Policia portuale e Porto Romanos njoftoi sot rreth orës 19:20 minuta se ndërpreu kërkimet për gjetjen e një të zhdukuri në ujrat e Adriatikut nga mbytja e anijes cisternë sot në mesditë.
Pas kërkimit prej disa orësh në ujëra shoqëruar nga i ftohti dhe era që ka fryrë gjatë gjtihë ditës së sotme, forcat kërkimore nuk hasën asnjë gjurmë të kapitenit të zhdukur. Me renien e erresires, temperaturave te uleta, forcat e kerkimit e kane patur te veshtire te vijojne aksionin per gjetjen e personit te vetem te zhdukur nga mbytja e anijes cisterne.

Policia konfirmon se nesër në mëngjes do të rinisë kërkimin për kapitenin, megjithëse janë shuar shpresat për gjetjen e tij gjallë.


(d.b/ma.ar/BalkanWeb)
 
Titulli: Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, kapiteni i zhdukur

Gjithe keto gjera qe po ndodhin ,shume gjynah .
 
Titulli: Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, kapiteni i zhdukur

:( gje e poshter dhe ironike njekohesisht te jesh ne det dhe te digjesh nga zjarri :( uroj te mbaroje me kaq tragjedia
 
Pe: Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, kapiteni i zhdukur

ngushellime
 
Pe: Durrës, zjarr në anijen cisternë, 2 të vdekur, kapiteni i zhdukur

Sa keq :( , uroj qe pasojat mos te jene shume te medhaja, me te medhaja seç jane bere :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top