Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Durrës, nis rikonstruksioni, muzeu arkeologjik mbyll dyert për vizitorët

47079.jpg

DURRثS- Muzeu arkeologjik i Durrësit, më i madhi në vend, ka mbyllur dyert për vizitorët për shkak të rikonstruksionit të përgjithshëm të tij, një financim prej 104 milion lek akorduar nga qeveria shqiptare.
Rikonstruksioni i muzeut arkeologjik të qytetit do të zgjas disa muaj dhe sipas kërkesave të projektuesve ndërhyrjet kryesore do të bëhen në fasadën e godinës, në sistemimin e oborrit dhe në rivitalizimin e katit të tretë të ndërtesës.
Drejtori i drejtorisë rajonale të monumenteve, Ermion Arapi tha se pas përforcimit të kollonave mbajtëse të godinës këto ditë ka nisur rikonstruksioni i mjediseve të brendshme të tij. Sipas tij rikonstruksioni i muzeut arkeologjik do të përfshijë dhe objektet që ndodhen në oborrin e tij. "Kapitelet, kolonat dhe objektet që janë depozituar në oborr do të vendosen sipas një projekti të përgatitur në Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve", u shpreh Arapi.
Përveç punimeve ndërtimore në godinën 3-katëshe, me arkitekturë kubiste, janë parashikuar edhe ndryshimet e mundshme në vendosjen e eksponateve të periudhës së antikitetit.
Vetëm në katin e parë të godinës ndodhen rreth 2100 objekte që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit deri në shekullin e 4-ërt pas erës sonë. Një nga objektivat kryesorë të projektit është krijimi i pavionit të mesjetës në katin e dytë të godinës. Objektet që ndodhen në fondet e muzeut janë mjaft të rëndësishme për historinë e qytetit 3000 vjeçar, veçanërisht në periudhën e mesjetës së hershme dhe të mesme dhe ekspozimi i tyre parashikohet të shtojë interesimin e vizitorëve vendas dhe të huaj për qytetin antik.
Muzeu arkeologjik i Durrësit është përuruar në vitin 1951, ndërsa godina e re është hapur në vitin 2002.

(d.b/ATA/BalkanWeb)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back