Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme kohe,.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Duke u nisur nga dy tema qe dje sote qarkullojne ne kete forum,.mbi adoleshencen,..mu duke e drejt te bej nje pershkrim te mendimit tim ,,.ne lidhje me kete fenomen,.pasi "Rinia eshte e ardhmja eshte shpirti i jone,,shpirti i shoqeris se se neserme,."

Duhet kuptuar nje gje,..ne lidhje me rinin,..adoleshencen,.dhe ate moshen delikate 12-13 vjece shkeputja nga femiria qe behet pake me heret se sa kur e lejojne parametrat biologjik dhe psikollogjik,.

KJo ndodhe per shume arsye qe vijne si rezultat i nje lobi social,shoqeror etj..(duke filluar qe nga teknollogjia,..celularet,..mediat shtypi,.programet telivizive e duke perfunduar sigurishte tek berthame familja,.)..

Dua te them duhet kuptuar qe ne qofte se ne tani jemi rreth te 30..(flas per veten..ose dhe per moshen mbi 24 e siper,.)..n.q.se ne nuk i konceptojme ca sjellje dhe jane jashte llogjikes sone sepse ne adoleshencen tone ishin me te reduktuara opsionet e zgjedhjes rregullat ishin me te forta dhe kishim ndoshta nje rregullsi qe vinte nga shume faktor pake me te eger,,.,,
AAdoleshentet sote jane te zhveshur,..jane te ekspozuar ndaj rreziqeve te rruges te shoqeris negative etj etj..,..sepse gjdo faktor qe u vertitet ketyre te rinjeve,..eshte sigurishte pozitiv,.po te dishe ti marresh te miren liris dhe te rese qe afrohet,..por jo gjithmone adrenalina e te riut zgjedhe te miren duke reduktuar te keqen e medaljes,..
rrjetet sociale nje kercenim serioz,..sepse aty asgje nuk konturohet,..informacioni qe serviret shpesh i papershtatshem..mungon kultura online me sakte,..shume kushe munde te thote ceshte kjo.?..cfare thote.?.
kjo eshte te dishe te marresh pozitivitetin nga rrjetet online pa u bere viktim e tyre,.ne kuptimin te harroshe jeten reale,..(te shkeputesh nga mesimet,..te jeshe ne klase e te merresh me celularin qe ke lidhe me f-b etj etj,.). pra si munde te perdoret pozitivishte,.infot e netit dhe pa u demtuar personaliteti i nje adoleshenti ne keto lloj komunikimiesh ku gjdo dite e me teper behet me i forte
.(ketu duhet kontributi i te gjithve,..duhen lende me shume mesimore qe mesojne brezin e ri e femijte e adoleshentet si te sillen si te kuptojne infot dhe rrjetet virtuale,.familja prinderit duhet te kene nje info te pergjithshme dhe te ndihmojne sado pake ne kete drejtim,,tu kufizojne oret para pc,.dhe ne nje fare forme ti mbikqyrin ne aqe mundesi sa kane,.dhe mbi te gjitha te sakrifikojne nga koha e tyre prinderit,..puna,..karrjera dhe impenjimet sepse femija i tyre luhet mes jetes se shendoshe dhe asaj te semure shoqerore,.duhet ta kuptojne kete dhe te jene te eprgjegjshem.)
Familja duhet te impenjohet,.qe femijes ti mbushen oret e lira,.sporti muzika,..jane disa faktor qe le largojne nga shoqria e rruges,..ku tek cepi turtuarit shitet cigaria e perzier me miell te bardhe ku e para jepet falas te dyten shet canten e gjingset xhupin per ta blere,.etj etj..)
por linde pytja nje prind qe punon me dy turne per te siguruar buken e dy tre kalamajve ka kohen e duhur qe tu kushtohet ketyre femijve,..
Jo nuk ka kohen e duhur,..por ketu duhet kontribuar dhe shteti,..duhet te ekte ligje ndihmuese shoqata qe sponsorizohen paguhen nga shteti ti ndohmojne te rinjet,.
E pra dalim tek domga sociale dhe kushte e veshtira ekonomike..e sociale qe kalon nje vende ku gjdo gje eshte ne kaus,.dhe pasiguri,.nje ndikim i forte ,.
sigurishte ky prind i lodhur dhe qe nuk ka kohen e bollshme per ti qendruar femijes afer,. nuk eshte se i mungon deshira ,.e keshtu femija ndjehet i pambrojtur,..i vetmuar ne te shumten e rasteve,..dhe ky engjell i vogel eshte nje palce e re qe do thithet nga fshesat keqberse,.qe ndodhen jashte ky femij kercnohet qe nga maniaket qe ndodhen jashte e deri tek njerzit me prevers,.ky eshte i gatshem te shoqerohet me gjdo njeri qe i afron nje kafe nje mbremje ne nje disko ku dhe vjen abuzimi dhe fillon ajo jeta sketerr qe pason me pase per kete adoleshent/te,..
Pra duhet pranuar qe jetojme ne njekohe ku ndryshimet jane realitet,..liria eshte e bollshme per rinin por ama shume faktor jane negativ shume instuticione nuk kane perkujdesjen e duhur per tu ardhe ne ndihme brezit te ri,.per tu siguruar dhe ambjente publike ku keta te rinje te kalojne oret e lira te argetohen dhe te kene mundesin e nje jete te shendetshme..e ne munges te kesaj ata marrin rrugen e kafeve,..rrugen e diskove nate per nate ku behen shoqe/ke me rreziqet e nates dhe jetes se rruges..pasi keta jane filiza te rinje te papjekur dhe jane fikx gjahu qe i keqi kerkon per ta zaptuar,..

Dua te theksoj qe kur une kam qene gjimanziste para 12 vjetve,.ne gjimnazet e tiranes behej nami,..perdorej mielli i bardhe shiteshin dhe rrobat per te marre dozen..per mos te fole per diskot oret e mesimit te braktisura,..etj etj..
po tani ne kohen ku jetojme ku gjdo gje eshte me e lire sigurishte,..por gjdo gje eshte me kErcnuese,.me e rrezikshme..ndaj realiteti duhet pranuar,.ajo qe ne munde te bejme eshte tu krijojme kushte adoleshenteve qe ata te jene sa me te mbrojtur e te sigurte.

ATEHERE DUHET NE SI SHOQERI TE REAGOJME..DUHEN INSTUTICIONET PERKATESE TE JENE ME TE PERGJEGJSHME,..MEDIAT TE SJHELLIN INFO KU KETA TE RINJE TE INFORMOHEN,..TE BEHEN SPOTE SENSIBILIZIMI,..EMISIONE TELEVIZIVE ME SHUME NE DISPOZICION DHE JO TELENOVELA KU HUTOHE NJE % E MADHE E FEMRAVE ADOLESHENTE DHE JO VETEM,..E PASTAJ DALIN NE RRUGE EPR TE GJETUR ROMEUN,.APO XHULJETEN,,JO NJEREZ TE DASHUR NE DUHET TE JEMI ME TE PERGJEGJSHEM,..ME TE DURUSHEM,..TU SHPJEGOJME ,..TU SJELLIM INFO,..MOS TI NGURTESOJME MOS TI DENOJME POR TI NDIHMOJME,..DHE MBI TE GJITHA PRINDERIT DUHET TE JENE MBUROJE E FEMIJVE,.SIDOMOS NE KETE MOSHE QE ESHTE ME DELIKATJE NDOSHTA GJATE GJITHE JETES SE NJERIUT.
 
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

Tu rrit ndera Nevertit qe na hape pak debat e te ikim nga chit-chati.

Kam pershtypjen se ne si popull gjate dy dekadave te fundit kemi pesuar nje ndryshim ecencial i cili perveq ndryshimit radikal qe ka sjelle ne jeten tone ka sjellur edhe nje devijim tragjiko-komik ne jeten familjare. Disi me eshte mbushur mendja se e tera kjo ka ndodhur ngase nuk kemi qene te pergaditur shkalle, shkalle, per te ndryshuar gjendjen por kemi kaluar shume shkalle njeheresh dhe kjo ka patur, dhe ka pasojat e veta. Ne kete drejtim nuk ka qene i pergaditur as shteti, qe ka obligim dhe eshte i thirrur per te qene mbuloja e shtetasve te tij, por as familja. Ne kete drejtim, si rezultat i faktoreve te shumte jane krijuar dy lloj shtresash: Te pasurit (pakica) dhe Te varferit (shumica). Nje thyerje kaq e madhe nuk kishte dhe nuk ka se si te kaloje pa pasoja. Ne kete drejtim, shoqerise tone i mungon shtresa e mesme e shoqerise, ajo balanca mes te pasurve dhe te varfere.
Kesaj thyerje kaq te madhe nuk i ka shpetuar as krisja apo qarja e madhe brenda qelizes se shoqerise. Qelize e shoqerise eshte familja dhe une kam pershtypjen se e tere problematika qendron aty. Cdo dite e me shume shofim njerez me pak ne bibloteka, cdo dite e me shume shofim njerez me pak ne teater, cdo dite e me shume shofim njerez me pak me vlera. Te gjitha keto te grumbulluara shkaktojne nje kaos ne te cilin jemi futur dhe po sillemi si rreth vicioz.

Per mua problemi qendron te familja. Ka pesuar nje krisje te madhe dhe cdo dite e me shume qe nuk marrim masa ne sanimin e kesaj krisje e ardhmja e femijeve tane eshte me e rrezikuar.

Kaq sa per fillim.
 
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

Shkrim edhe pse I gjate per mua e lexova me kenaqesi!
 
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

Familja eshte çelsi kryesor ne edukimin dhe botkuptimin e femijeve dhe adoleshenteve.. Duhet teper durim, perkushtim ndaj femijes jo me kot para se te vendosesh te kesh femije duhet te jesh i/e bindur ne veten tende nese jemi gati te kemi nje femije, nese jemi gati ti perkushtohemi (qe do te thote jo vec me lek e duke mos i munguar gje nga kjo ane) por me teper me teper me dashuri, me kuptim..
Dhe prinderit tane kane qene vete femije dhe ata qe ketu ne kete forum jane prinder.. kane kaluar dhe ata vete moshen e adoleshences keshtu qe mendoj se jane shume here me teper te kuptueshem per femijet..
Gjithashtu te jesh sot adoleshent eshte shume here me teper e veshtire sesa kohe me pare.. Rreziqet jane shtuar akoma me shume per jeten e nje adoleshenti.. atehere dhe perkujdesshmeria duhet te jete shume here me e madhe..
Cdo gje eshte ne dashuri, dashurine ndaj femijes.. eshte kjo dashuri prinderore qe arrin te depertoje ne boten shpirterore te femijes se vet dhe qe i ben akoma me shume perkushtues dhe te kuptueshem ndaj tyre..
Kam pare prinder qe kane arritur te degjojne muziken qe femija e tyre degjon.. ne menyre qe te kuptojne boten e tij muzikore.. apo kane lexuar libra qe femijet e tyre adhurojne.. apo kane luajtur me lojera ne komjuter qe te kuptojne deshirat e tyre.. etj etj.. kjo i ka bere keta prinder te kuptojne universin e femijeve te tyre dhe ti pershtaten; ka bere ti kuptojne me mire deshirat e tyre ne menyre qe te dine ti keshillojne.. te dine ti kuptojne dhe qe u jep mundesine mos t'u shkasin nga duart..
Po ashtu nje vend te rendesisesh ze dhe shkolla ashtu si shoqeria..
Shkolla, mesuesit sidomos duhet te jene me te kuptueshem me femijet.. kam pare mesues qe kur shikonin nje femije tek qante as e kane marre mundimin te pyesnin cfare e shqetesonte apo pse qante.. E pra, dhe shkolla ze nje vend kyç ne edukimin dhe kuptimin e botes se nje femije..
Shoqeria gjithashtu, zene miqesi ashtu si ne te rriturrit dihet).. qe ndonjehere del e gabuar e vertet, por qe e ben akoma me te kujdesshem nje adoleshent ne zgjedhjet e tij me vone.. Miqesia ehste teper e rendesishme jashte dyerve te shtepise.. atje ku, ndonjehere prindi nuk mundet te depertoje dot (edhe pse jam e bindur qe do e studioje ate miqesi te femijes se vet sepse do kerkoj te dije ku femija e tij eshte mpleksur dhe sa mire e sa dem i ben per jeten e tij).. eshte miqesia ajo qe duhet te zgjidhet nga adoleshentet sa me e pjekur sa me e paster..
Qe mos te zgjatem me tej.. Bota e brendeshme e nje femije apo adoleshenti.. nuk do vecse perkujdesje te madhe, degjim, durim mirkuptim (sidomos nga prinderit)...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

Familja eshte çelsi kryesor ne edukimin dhe botkuptimin e femijeve dhe adoleshenteve.. Duhet teper durim, perkushtim ndaj femijes jo me kot para se te vendosesh te kesh femije duhet te jesh i/e bindur ne veten tende nese jemi gati te kemi nje femije, nese jemi gati ti perkushtohemi (qe do te thote jo vec me lek e duke mos i munguar gje nga kjo ane) por me teper me teper me dashuri, me kuptim..
Dhe prinderit tane kane qene vete femije dhe ata qe ketu ne kete forum jane prinder.. kane kaluar dhe ata vete moshen e adoleshences keshtu qe mendoj se jane shume here me teper te kuptueshem per femijet..
Gjithashtu te jesh sot adoleshent eshte shume here me teper sesa koha me pare.. Rreziqet jane shtuar akoma me shume per jeten e nje adoleshenti.. atehere dhe perkujdesshmeria duhet te jete shume here me e madhe..
Cdo gje eshte ne dashuri, dashurine ndaj femijes.. eshte kjo dashuri prinderore qe arrin te depertoje ne boten shpirterore te femijes se vet dhe qe i ben akoma me shume perkushtues dhe te kuptueshem ndaj tyre..
Kam pare prinder qe kane arritur te degjojne muziken qe femija e tyre degjon.. ne menyre qe te kuptojne boten e tij muzikore.. apo kane lexuar libra qe femijet e tyre adhurojne.. apo kane luajtur me lojera ne komjuter qe te kuptojne deshirat e tyre.. etj etj.. kjo i ka bere keta prinder te kuptojne universin e femijeve te tyre dhe ti pershtaten; ka bere ti kuptojne me mire deshirat e tyre ne menyre qe te dine ti keshillojne.. te dine ti kuptojne dhe qe u jep mundesine mos t'u shkasin nga duart..
Po ashtu nje vend te rendesisesh ze dhe shkolla ashtu si shoqeria..
Shkolla, mesuesit sidomos duhet te jene me te kuptueshem me femijet.. kam pare mesues qe kur shikonin nje femije tek qante as e kane marre mundimin te pyesnin cfare e shqetesonte apo pse qante.. E pra, dhe shkolla ze nje vend kyç ne edukimin dhe kuptimin e botes se nje femije..
Shoqeria gjithashtu, zene miqesi ashtu si ne te rriturrit dihet).. qe ndonjehere del e gabuar e vertet, por qe e ben akoma me te kujdesshem nje adoleshent ne zgjedhjet e tij me vone.. Miqesia ehste teper e rendesishme jashte dyerve te shtepise.. atje ku, ndonjehere prindi nuk mundet te depertoje dot (edhe pse jam e bindur qe do e studioje ate miqesi te femijes se vet sepse do kerkoj te dije ku femija e tij eshte mpleksur dhe sa mire e sa dem i ben per jeten e tij).. eshte miqesia ajo qe duhet te zgjidhet nga adoleshentet sa me e pjekur sa me e paster..
Qe mos te zgjatem me tej.. Bota e brendeshme e nje femije apo adoleshenti.. nuk do vecse perkujdesje te madhe, degjim, durim mirkuptim (sidomos nga prinderit)...

Sikur te kisha kapele do e hiqja per shkrimin..
Me ben te them: Ah sikur te kishte me shume si ju gocat e FV!! :)
 
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

Nje femije rrespektim edukatimin e sjelljen ke te tjeret e mer nga shpia si fillim por pas nje moshe besoj qe kalon ne shoqeri , fillon e ndryshon njef gjera qe mami babi si ka mesuar , rinia e sotshme besoj se do jete rinia e keqe e tere brezave qe do kalojne ishalla dal kondra fjales time por kete ide kam. besoj se nje adolishenc ploteson karakterin e ti kur arin 18 e del jashte krahu mbrojtjes te prinderve , varret me ke shoqeri do mbleks do dal cfare ajri do i jepet ashtu dhe vashdon me tej . kaq kisha un e THEKSOJ KY ESHTE MENDIMI IM KUJT TI PELQEJ MIR KUJT NUK I PELQEN PLZZ MOS ME CITU PER TE ME BERE TREGIM PERRALLASH THENX
 
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

Patjeter qe duhet kushtuark me shume kohe edhe mirekuptim ...Tani mos tefutemi ne thellesi ,por te themi qe ndikojne shume gjera tek adoleshentet, shoqeria etj...
 
Pe: Duhet ti kuptojme me shume adoleshentet,.te reagojme me shume ,.tu kushtojme koh

kta duan dru
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top