Lauri
Anunnak
Që të mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, me verë, poezi a virtyte, sipas dëshirës
Gjithçka ka një zgjidhje, e cila është fare e thjeshtë: duhet të jeni gjithmonë të dehur, për të mos ndjerë zgjedhën e rendë të kohës e cila ju dërmon shpatullat e ju përul mizorisht për tokë.
Duhet të pini e të deheni pa pushim!
Po me çfarë?
Me verë, poezi a vyrtute, sipas shijes suaj.
S'ka rendësi me ç'farë, vetëm të dehur të jeni !
E në se, nganjëherë, do të zgjoheni plasur në shkallet e një pallati, mbi barin e gjelbër të një varri e pija do t'i u ketë dalë, i kërkoni erës, valës së detit, zogjve, orës së pazarit, gjithçkaje që ecën, që ikën, që këndon, që flet. Pyeteni sa vajti ora. Dhe era, vala, ylli, zogu, ora do ju përgjigjen: është sahati të bëheni përsëri tapë. Që të mos ta ndjeni veten skllevër, martirë të kohës, dehuni, dehuni pa pushim me verë, me poezi, me virtyte, sipas dëshirës ...
SHARL BODLER